AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, kryebashkiaku i Kuçovës ruan mandatin

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi vendosi të martën se kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari nuk ishte në kushtet për të humbur mandatin edhe pse prokuroria zbuloi se ai kishte një dënim në Greqi në vitin 1999 të padeklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
14:46 | 14/11/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

“Nuk ka shkak ligjor që kryebashkiakut të Kuçovës t’i ndërpritet mandati,” tha Celibashi pas seancës së shqyrtimit, ku palët ngritën pretendimet e tyre.

Sipas tij, -“mungojnë shkaqet që e ndalojnë moskandidimin e tij në zgjedhje”, referuar ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, ose siç njihet si “Dekriminalizimi”.

Drejtoria përkatëse pranë Prokurorisë së Përgjithshme, që merret me hetimin e thelluar për kandidatët në zgjedhje lokale dhe qendrore, njoftoi KQZ-në se Hajdari rezultonte të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë.

Dënimi me gjobë dhe më pas dëbimi nga shteti grek ka ndodhur në vitin 1999 për hyrje të paligjshme në territorin grek bashkë me familjen.

Hajdari ishte përgjigjur me “jo” të gjitha pyetjeve në formularin e vetdeklarimit në momentin që ka kandiduar në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në seancën e së martës, Hajdari pretendoi nëpërmjet avokatit Theodhori Sollaku se “nuk ka asnjë shkak për të ndërprerë mandatin”, pasi sipas tij, “masa e marrë ndaj tij nga shteti grek nuk përfshihej në kategorinë e veprave që ndalojnë kandidimin në zgjedhje”.

Por, avokatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” që kishte denoncuar rastin në KQZ, thanë se nuk kishte rëndësi lloji i masës për aq kohë sa ai ishte vendim i formës së prerë nga ana e gjykatës greke.

“Në kushtet e një praktike të konsoliduar të këtij institucioni kërkojmë ndalimin e ushtrimit të funksionit publik për shkak të mosdeklarimit të kësaj mase në formular,” apeloi avokati Altin Kaziaj.

Ndërsa avokati Franci Nuri iu referua rastit të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i cili u dënua nga gjykata për “falsifikim të dokumentit të dekriminalizmit”, pasi nuk kishte deklaruar një  dënim në Greqi.

“Nuk ka rëndësi lloji i masës. Ajo që ka rëndësi sipas ligjit është nëse ky dënim është deklaruar apo jo në formular,” tha ai, duke shtuar se kjo përbën në vetvete vepër penale.

Por për Celibashin, subjekti nuk ka pasur detyrimin që të paraqiste rrethana dhe shkaqe që nuk e ndalojnë atë të kandidojë. Në zgjedhjet vendore të 14 majit,  Hajdari i mori një mandat të dytë në krye të bashkisë përballë kandidatit Lefter Maliqi të Koalicionit “BF”.

Maliqi, i pranishëm gjatë mbledhjes së KQZ-së protestoi ndaj vendimit të Celibashit.

Etiketa: Altin KaziajBashkia KuçovëBFDekriminalizimiFranci NuriGjykataGjykatëGjykatësGreqiIlirian CelibashikandidatëtKomisioneri Shteteror i ZgjedhjeveKQZKreshnik HajdariKuçLefter MaliqiLokaleMASMasaQerim IsmailajTheodhori SollakuVendimzgjedhjezgjedhje lokaleZgjedhjet
I mëparshmi

Apeli rrëzon kërkesën e zyrtarit të Kadastrës së Sarandës për rishqyrtim gjyqësor

Tjetri

E drejta për jetë dhe hetim, Gjykata e Strasburgut kërkon zbardhjen e vrasjes së Aleks Nikës

Tjetri

E drejta për jetë dhe hetim, Gjykata e Strasburgut kërkon zbardhjen e vrasjes së Aleks Nikës

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.