AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Debat në gjyqin e Selimit për ‘aktin e ekspertimit me gabime’

Në gjyqin e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, një eksperte pranoi se kishte llogaritur gabim shpenzimet, ndërsa prokurorja e SPAK deklaroi se akti i ekspertimit nuk kishte lidhje me çështjen dhe nuk ishte marrë për bazë në njoftimin e akuzës.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:46 | 16/11/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, gjatë një seance të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK | LSA

Akti i ekspertimit i kërkuar fillimisht nga Prokuroria e Posaçme për pasurinë e ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, u trajtua në pjesën më të madhe të seancës të enjten më 16 nëntor mes diskutimesh e debatesh, kur i pandehuri i drejtoi disa pyetje ekspertes kontabël, e cila pranoi se kishte gabuar në përllogaritjen e shpenzimeve.

Megjithëse prokurorja e çështjes penale në ngarkim të Selimit, Doloreza Musabelliu vërejti se ky akt ekspertimi nuk kishte lidhje me çështjen, pasi nuk është marrë për bazë në njoftimin e akuzës se ishte kryer një riekspertim, gjykata lejoji vijimin e pyetjeve dhe në fund i dha kohë ekspertes kontabël, Lindita Muça të rilexonte aktin e ekspertimit të hartuar prej saj që të mund të jepte përgjigje të plota. Selimi e cilësoi të rëndësishëm trajtimin e aktit të ekspertimit, me argumentin se bazuar në këtë dokument i ishin sekuestruar pasuritë.

Ish-gjyqtari Selimi është në proces gjyqësor për veprën penale të deklarimit të rremë të pasurisë mbi bazën e një hetimi të nisur tre vjet më parë nga SPAK.

Kur gjykata i dha fjalën ekspertes Muça, ajo u shpreh se donte të sqaronte një gabim që kishte kyer në analizën financiare. Por, gjyqtarja Rudina Palloj kërkoi vijimin e pyetjeve nga i pandehuri dhe mbrojtësit e tij, bashkëshortja e tij, Rilinda Selimi dhe avokati Ylli Manjani.

Disa herë gjyqtarja Palloj u kërkoi palëve të mos diskutonin e debatonin me njëri-tjetrin, por të vijohej me qetësi, duke vërejtur se në gjykatë nuk vihet për të shkarkuar tensionet.

Në përgjigje të pyetjeve të Selimit dhe mbrojtësve të tij, ekspertja Muça deklaroi ndër të tjera se kishte përllogaritur gabim vlerën e shpenzimeve, duke e shënuar 51 milionë lekë nga 30.8 milionë lekë që është sipas saj. Ajo u justifikua duke treguar se kishte pasur një problem familjar që e kishte tronditur dhe për rrjedhojë nuk e kishte rishikuar aktin e ekspertimit në momentin kur i’a kishte dorëzuar prokurorisë.

Nga sa u deklarua nga të pranishmit në seancë, u mësua se i pandehuri kishte denoncuar eksperten për aktin e kryer prej saj. Ish-gjyqtari Selimi pohoi në një moment se ekspertja ishte nën betim dhe se deklarimet e saj i duheshin për një vend tjetër. Gjyqtarja Palloj i tërhoqi vëmendje Selimit, duke kërkuar që të mos kishte kërcënime në sallën e gjyqit.

Pasi u vijua për rreth një orë e gjysmë me pyeje dhe përgjigje të paplota nga ekspertja, kjo e fundit kërkoi kohë që të lexonte aktin e hartuar prej saj. Gjyqtarja Palloj u shpreh se vendosi t’i japë kohë ekspertes për të rifreskuar kujtesën.

Dëshmitari tjetër që ishte këruar për t’u pyetur, avokati Fran Dashi i cili kishte kryer edhe ankimin nuk ishte arritur të njoftohej. Gjykata ripërsëriti njoftimin e tij, duke kërkuar edhe bashkëpunimin e oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në fund të seancës, i pandehuri depozitoi si prova gjithë dokumentacionin e çështjes së të tij dhe të bashkëshortes në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Prokurorja Musabelliu i cilësoi të panevojshme duke vërejtur se janë administruar vendimet, ndërsa Selimi solli në vëmendje gjykata kishte prishur një vendim të prokurorisë duke kërkuar që të administroheshin nga institucionet e vetingut të gjithë aktet e hetimit admninistrativ. Po ashtu, u depozituan kontrata të ngjashme të qirasë dhe vendimin e pushimit të hetimit për subjekte të tjera rivlerësimi, të të njëjtit procedim penal me Selimin, dokumente që u administruan nga gjykata.

Në përfundim, u vendos shtyrja e seancës për më datë 6 dhjetor, në orën 09:00.

Etiketa: AnalizëDoloreza MusabelliuFran DashiGjykataGjykatëGjykatësGjyqHetimi i pasuriseLindita MuçaprocedimProkuroriaProkuroria e PosaçmeRilinda SelimirivlerësimiRudina PallojSHShkëlzen SelimiSPAKVendimVendimetYlli Manjani
I mëparshmi

Projektligji i Bashës: Vetingu i politikanëve të bëhet nga Inspektoriati i Pasurisë

Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar Rovena Zoto– Prokuroria e Tiranës

Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar Rovena Zoto– Prokuroria e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar Rovena Zoto– Prokuroria e Tiranës

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.