AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Dëshmitari në gjyq: Hashim Thaçi nuk u jepte urdhra luftëtarëve

Ish-oficeri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sadik Halitjaha tha në gjyqin e Hashim Thaçit dhe të pandehurve të tjerë me të në Hagë se në kundërshtim me pretendimet e prokurorisë, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së nuk jepte urdhra dhe forca guerile nuk kishte një strukturë të përcaktuar ushtarake.

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
3 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sadik Halitjaha në gjykatë të mërkurën. Foto: Dhomat e Specializuara të Kosovës/Livestream.

Sadik Halitjaha, ish-zëvendës komandant i Zonës Operative të Pashtrikut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i tha Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë këtë javë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së nuk u dha urdhra luftëtarëve të tij, madje edhe rregulloret ushtarake ishin përpiluar në nivelin e zonës operative.

Halitjaha tha gjithashtu në gjyqin e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe tre të pandehurve të tjerë bashkë me të se përpjekjet për t’i dhënë UÇK-së një strukturë të duhur ushtrie mbetën në letër.

“Nuk mbaj mend të kem marrë ndonjë urdhër nga Shtabi i Përgjithshëm”, tha Halitjaha në gjykatë të premten.

Prokuroria po kërkon të vërtetojë se Thaçi dhe tre të pandehurit e tjerë, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët po gjykohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ishin përgjegjës si oficerë të lartë të UÇK-së për krimet e kryera nga vartësit e tyre.

Halitjaha tha të hënën se nuk kishte protokolle të dakorduara mes zonave të ndryshme operative të UÇK-së dhe Shtabit të Përgjithshëm. Por në zonën e Pashtrikut, ku ishte zëvendës komandant, ai dhe të tjerët hartuan rregulloret e tyre.

Ai gjithashtu dëshmoi se në UÇK-ja nuk kishte grada në kuptimin tradicional ushtarak.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit të Thaçit, Gregory Kehoe, Halitjaha i tha gjykatës se “nuk kemi marrë asnjë urdhër nga Hashim Thaçi” sepse dhënia e urdhrave “nuk ishte pjesë e përshkrimit të punës së tij… ai ishte më shumë si një politikan, një komisar, sesa një luftëtar, i cili punonte vetëm teorikisht se si po bëhej lufta”.

Dëshmitari gjithashtu pohoi se ai e kishte takuar Thaçin vetëm dy herë gjatë luftës.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen se kanë përgjegjësi individuale dhe komanduese për krimet që janë kryer kryesisht ndaj të burgosurve të mbajtur në objektet e paraburgimit të UÇK-së në Kosovë dhe Shqipërinë fqinje, përfshirë 102 vrasje.

Krimet dyshohet se janë kryer ndërmjet të paktën marsit 1998 dhe shtatorit 1999, gjatë dhe menjëherë pas luftës me forcat serbe. Të pandehurit janë vetëdeklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat.

Gjatë dëshmisë së tij, Halitjaha i tha gjykatës se kishte raste civilësh që përdornin lidhjet e tyre me një anëtar të UÇK-së për të denoncuar dikë si spiun me qëllim që “të merrnin hak për çështje personale”.

Ai përmendi gjithashtu një rast në të cilin një civil dërgoi një listë me emra nga fshati i tij, duke pretenduar se disa njerëz ishin spiunë vetëm sepse u panë duke u ulur ose duke biseduar me serbët. Halitjaha pretendoi se e grisi listën sepse e dinte se njerëzit që ishin denoncuar nuk ishin spiunë.

Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuan në vitin 2015 për të gjykuar ish-luftëtarët e UÇK-së për krime të kohës së luftës dhe të pasluftës. Gjykata u krijua në Hagë nga parlamenti i Kosovës, nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët besonin se vetë sistemi i drejtësisë së Kosovës nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm për të gjykuar rastet e UÇK-së dhe për të mbrojtur dëshmitarët nga kanosja.

Etiketa: dëshmitarëDhomat e SpecializuaraGjykataGjykatëGjykatësGjyqGregory KehoeHageHashim ThaçiJakup Krasniqikadri veseliKosovëKrimekrime lufteLuftaLuftepaktProkuroriaPunëRexhep SelimiSHshqipUCKvrasje
Tjetri
Prokurorja Merita Selimi jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

KPK u nda në vlerësimin e pasurisë së prokurores Merita Selimi

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.