AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria i lidh duart gjykatës për masën shtrënguese ndaj Ilir Beqajt

Gjyqtari Erjon Bani shpalli vendimin për vijimin e masës detyrim paraqitje dhe ndalim për të ikur jashtë shtetit, ndaj ish-ministrit të Shendëtësisë, Ilir Beqaj duke theksuar se gjykata nuk lejohet nga Kodi Procedurës Penale të caktojë një masë sigurimi më të rëndë nga ajo e kërkuar prej prokurorit – ç’ka sugjeron se bazuar në të njëjtat prova mund të ishte kërkuar arresti.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilir Beqaj dhe avokati duke dalë nga gjykata | Foto nga Edmond Hoxhaj

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të hënën më 20 nëntor që pas thirrjes së ish-ministrit të Shëndetësië, Ilir Beqaj për t’u pyetur lidhur me akuzën “shpërdorim i detyrës” të ngritur nga SPAK për procedurën e sterilizimit, që të lërë në fuqi masat shtrënguese të vendosura ndaj tij, paraqitje në policinë gjyqësore dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.

Gjyqtari i seancës së caktimit të masës së sigurimit personal ndaj Beqajt, Erjon Bani shpalli vendimin e shkurtuar kur sqaroi se Beqaj kishte përfituar nga e drejta për të mos dhënë deklarime në seancën e marrjes në pyetje. Ai u shpreh se në këto kushte, gjykata ka vendosur të vijojë masat e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Beqajt, pasi bazuar në nenin 244 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata nuk mund të caktojë një masë sigurimi më të rëndë nga ajo e kërkuar nga prokurori.

Pas përfundimit të seancës, Beqaj deklaroi për mediet se kishte vendosur të mos e ankimonte vendimmarrjen e gjykatës për masat shtrënguese të vendosura ndaj tij, duke vërejtur se ishte në dispozicion të hetimit. Ndërkohë, ai u shpreh në mbrojtje të procedurës së koncesionit për të cilën është nën hetim, duke pretenduar se kishte sjellë modernizim të kushteve për ndërhyrjet kirurgjkale.

Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterizilimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj.

Hetimet 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij. Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

Hetimet e SPAK për këtë çështje deri në prill të vitit 2022 nuk kishin avancuar përtej fazës paraprake, duke sjellë dhe parashkrimin e veprës penale“shkelja  e  barazisë  së  pjesëmarrësve  në  tendera  apo  ankande publike”, që për rrjedhojë solli shmangien nga përgjegjësia penale të personave përgjegjës.

Në kërkesën për caktim të masës së sigurimit personal që SPAK dërgoi në gjykatë ndaj të hetuarve për këtë çështje, emri i Beqajt mungoi, por gjyqtari Erjon Bani vlerësoi se shkeljet e akteve ligjore ngriheshin në nivelin e përgjegjësisë penale për ish-ministrin. Bani vlerësoi gjithashtu se hetimet ishin të paplota dhe e orientoi Prokurorinë drejt hetimit të çështjes edhe për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Pas vendimit të gjykatës, SPAK deklaroi se hetimet për Beqjen ishin në proces.

Gjatë një komunikimi të drejtëpërdrejtë gjatë kohës kur gjykata ishte tërhequr për vendim, dy prokuororët e çështjes, Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi i thanë BIRN se prej muajit gusht ishin kryer shumë veprime hetimore prej nga ishte bërë e mundur që Beqaj të regjistrohej si person nën hetim për “shpërdorim detyre”, por pa dhënë detaje lidhur me këto veprime.

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.

Prej vitit 2021, Beqaj drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, post nga u dorëhoq të shtunën. Në tetor të këtij viti ai u bë gjithashtu pjesë e grupit negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Etiketa: BIRNdetyrimEdi RamaEdvin KondiliEmriEned NakuçiErjon BaniGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e Shkallës së ParëGjykatëGjykatësGjyqHetimHetimetIlir BeqajIlir RrapajKlodian RrjepajKoncesioni i sterilizimitKontrata koncesionareKorrupsionikryetarMASmbrojtjeProkuroriProkuroriaRamaSHShpërdorim detyreshqipSigurimiSPAKTenderaUmbro Staccini.Vendim
Tjetri
Nënshkruhet pakti kundër dhunës ndaj fëmijëve në internet

Nënshkruhet pakti kundër dhunës ndaj fëmijëve në internet

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.