AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjyqi ndaj ish-kreut të Bashkisë së Bulqizës ndahet në dysh

Gjykimi për ish-kryetarin e Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla dhe dhjetë të pandehur të tjerë për aferë korruptive në një tender vijon me gjykim të shkurtuar, ndërsa për dy të pandehur të tjerë u veçua çështja, pasi procesi do të zhvillohet me procedurë normale.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:08 | 21/11/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla. Foto: LSA.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të martën më 21 nëntor të veçojë gjykimin e çështjes në ngarkim të zyrtarëve të Bashkisë Bulqizë, përfshi dhe ish-kryetarit socialist, Lefter Alla, të cilët akuzohen për aferë kurruptive në një tender me vlerë afro 2.8 milionë euro, që synonte të rinovonte rrjetin e kanalizimeve në lagjen më të vjetër të qytetit.

Përfaqësuesja ligjore e të pandehurit Lefter Alla, i cili nuk ishte i pranishëm në sallë, kërkoi që çështja për të mbrojturin e saj të veçohet nga dy të pandehur të tjerë që kanë kërkuar gjykim të zakonshëm, pasi ai vetë ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Njësoj kërkuan edhe përfaqësuesit ligjorë të dhjetë të pandehurve të tjerë, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Lonard Daçi, Erjon Isaku, Rasim Daci, Aqif Konesha dhe Dali Gazidedja.

Ndërsa avokatet e të pandehurve Ana Nishku dhe Kastriot Ibrahimaj u qëndruan kërkimeve për gjykim të zakonshëm. Kryesuesja e trupit gjykues, gjyqtarja Atalanta Zeqiraj shpalli vendimin e ndërmjetëm për pranimin e kërkimit për veçimin e gjykimit dhe ftoi palët për të paraqitur konkluzionet përfundimtare. Prokurorja e çështjes Dorina Bejko kërkoi kohë dhe gjykata e shtyu seancën për më datë 4 dhjetor, në orën 15:00.

Prokuroria konstaton se procedura e prokurimit është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me ligjn “Për prokurimin publik” dhe aktet nënligjore, pasi nga ana e Allës, zv.kryetares së Bashkisë Bulqizë Enkeleda Lleshi, si dhe anëtarët e Njësisë së Prokurimit e të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, janë ndërmarrë veprime aktive të kundërigjshme që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për paracaktimin e fituesit megjithëse ky subjekt nuk i përmbushte të gjitha kriteret. Sipas SPAK, megjithëse fitues është shpallur Rafim Daci, punimet janë kryer nga Aqif Konesha që nuk është shpallur fitues, pasi nuk plotësonte kriteret ligjore dhe se kjo është bërë me qëllim që të mos krijoheshin dyshime për lidhjet e këtij të fundit me kryetarin e Bashkisë Bulqizë, të pandehurin Lefter Alla. Nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri Aqif Konesha rezulton me lidhje të afërta me kryebashkiakun Lefter Alla.

Po ashtu, prokuroria thotë se është provuar se nga subjekti i shpallur fitues janë kryer pagesa në favor të anëtarit të Komisionit të Prokurimit Publik, të hetuarit Erion Isaku.

Ndërsa administratorët e dy kompanive të përfshira, Rasim Daci dhe Aqif Konesha, si dhe mbikëqyrësja e punimeve, Ana Nishku dhe drejtuesi teknik i punimeve, Dali Gazidedja akuzohen se kanë përpiluar dokumente të falsifikuara gjatë zbatimit të kontratës duke pasqyruar faktin e rremë se punimet janë kryer nga firma fituese e procedurës së prokurimit. Kastriot Ibrahimaj i cili ashtu si Nishku ka kërkuar gjykim të zakonshëm, akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularve”.

 

Etiketa: Ana NishkuAqif KoneshaArsen GjokaAtalanta ZeqirajBashkia BulqizëBulqizëDali GazidedjaDenis XholiDorina BejkoEnkeleda LleshiErion IsakuErjon IsakuEuroGjokaGjykataGjykata e PosaçmegjykimGjyqiKastriot IbrahimajKujtim ZoguLefter AllaLonard DaçiProkuroriaRasim DaciRubin KolaSPAKtender
I mëparshmi

Sondazhi: Korrupsioni dhe keqqeverisja i shtyjnë shqiptarët drejt emigrimit

Tjetri

Prokurori Elio Mazreku përballet me barrë prove për ligjshmërinë e pasurisë

Tjetri
Prokurori Elio Mazreku përballet me barrë prove për ligjshmërinë e pasurisë

Prokurori Elio Mazreku përballet me barrë prove për ligjshmërinë e pasurisë

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.