AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli lë pjesërisht në fuqi dënimet për policët e kufirit në Kukës

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi pjesën më të madhe të dënimeve të dhëna në Shkallën e Parë ndaj dhjetëra efektivëve të policisë së kufirit në Kukës të akuzuar për korrupsion, ndërsa dy të deklaruar të pafajshëm i ka gjetur fajtorë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:46 | 22/11/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pika e përbashkët e kalimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në Morinë. Foto: Bashkim Shala.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe krimin e organizuar la në fuqi në pjesën më të madhe vendimarrjen e Shkallës së Parë për dhjetëra punonjës policie të kufirit të Kukësit që u arrestuan në muajin prill të vitit 2022 me akuzat e korrupsionit, kontrabandës dhe kalimit të paligjshëm të kufirit.

Një hetim i SPAK dhe i Prokurorisë Speciale të Kosovës u përmbyll një vit e gjysmë më pare me arrestimin e mbi 50 oficerëve të policisë në dy krahët e kufirit. SPAK njoftoi atëherë se ishin marrë masa arresti për 32 oficerë të policisë kufitare në Drejtorinë e Policisë në Kukës të cilët akuzohen për “312 episode të veprimeve korruptive”. Një aksion i ngjashëm u zhvillua edhe në krahun tjetër të kufirit, ku Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës njoftuan arrestimin e 20 oficerëve të policisë së pikës kufitare të Vermicës.

Sipas prokurorisë gjatë hetimeve janë verifikuar raste të shumta korruptive të kryera në vijimësi gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e këtyre punonjësve, duke detyruar shtetas shqiptarë dhe të huaj që të paguanin shuma të ndryshme parash për kalimin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas. Po ashtu, të dënuarit u akuzuan se kishin favorizuar futjen e mallrave kontrabandë, trafikun e automjeteve, si dhe kalimin e kufirit nga persona të ndryshëm me probleme ligjore.

Nga 30 të pandehurit e dërguar për gjykim, në shkallën e parë u deklaruan të pafajshëm 7 prej tyre. Nga të akuzuarit e deklaruar fajtorë u dënuan 19 vetë me nga 1 vit e 4 muaj burgim, por këto dënime u pezulluan. Me nga 1 vit e 8 muaj u dënuan dy të tjerë që u lanë në burg për të shlyer pjesën e mbetur nga paraburgimi, ndërsa tre të tjerë u dënuan me nga 8 muaj heqje lirie dhe u shua masa e sigurimit personal, pasi e kishin kryer vuajtjen e dënimit të dhënë.

Apeli vendosi të mërkurën më 22 nëntor të ulë dënimin e një të pandehuri nga 1 vit e 4 muaj burgim në 10 muaj heqje lirie; dy të pandehur të deklaruar të pafajshëm në shkallën e parë u gjetën fajtorë për “Korrupsion pasiv…” dhe u dënuan me nga 1 vit e 4 muaj burgim, por që u pezulluan; ndërsa 19 u vendosën në provë nga Apeli për një periudhë kohe të barabartë me dyfishin e pjesës së mbetur pa vuajtur të dënimit të dhënë nga gjykata. Po ashtu, u lanë në fuqi dënimet plotësuese për ndalimin e ish-oficerëve të policisë për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare, që i’u shtua edhe dy të pandehurve të deklaruar të pafajshëm në Shkallën e Parë, por që u gjetën fajtorë në Apel.

 

Etiketa: ApelApeliBurgGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuargjykimHetimkontrabandëKorrupsionkorrupsion pasivKorrupsioni ne policiKosovëMasaProkuroriaProkuroria SpecialeProkuroria Speciale e KosovesshqipShqipëriaSPAK
I mëparshmi

Sekuestrohen prona të krimit të organizuar në Durrës

Tjetri

Komisionerja Publike ankimon në Kolegj prokuroren Suela Salavaçi

Tjetri
Suela Salavaçi kundërshton bilancet negative për pasuritë e dhuruara nga prindërit

Komisionerja Publike ankimon në Kolegj prokuroren Suela Salavaçi

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.