AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Sekuestrohet pronat e blera me paratë e “shtëpisë së barit”

Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar pasuritë e një të dënuari për kultivim të lëndëve narkotike në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë që prokuroria e Korçës ka dërguar për gjykim dy persona për pastrim parash.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:50 | 24/11/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sera e kanabisit. Foto kortezi:Policia e Shtetit.

Prokuroria e Elbasanit bëri me dije të premten më 24 nëntor sekuestrimin e pronave të shtetasit L.C., i dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për kultivim të lëndëve narkotike në shtëpitë e barit.

Sipas prokurorisë, ky shtetas dhe personat e afërt me të, gjatë dhe pas kohës së kryerjes së veprimtarisë së jashtëligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, kanë investuar pasuri të paluajtshme që dyshohet se kanë si burim të ardhurat nga ai aktivitet.

“Pasuritë e konstatuara janë dukshëm të pajustikuara nga të ardhurat e ligjshme të personave të lidhur të personit nën hetim L.C.”, thekson Prokuroria e Elbasanit, ndërsa shton se ka sekuestruar një apartament dhe dy garazhe.

Ndërkohë, Prokuroria e Korçës njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dy të pandehurve E.D. dhe L.K., të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Sipas organit të akuzës në Korçë, ka rezultuar se E.D. ka kryer veprimtari kriminale në fushën e mbajtjes, tregtimit, trafikimit të lëndëve narkotike, që vërtetohet nga dënimi i tij me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe prej arrestimit nga policia federale gjermane për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në njoftim thuhet se i pandehuri ka krijuar pasuri të konsiderueshme, të cilat i ka fshehur duke i kthyer në pasuri të paluajtshme, një ndërtesë trekatëshe në rrugën “Naum Kristo Voskopoja”, Korçë me vlerë tregu rreth 30 milionë lekë.

I pandehuri akuzohet se këtë pasuri e ka fshehur në emër të shtetases L. K., e cila së bashku me motrën e saj kanë kursime nga të ardhurat e ligjshme në masën 4.9 milioë lekë, shumë që nuk mbulon investimin e kryer.

Etiketa: gjykimHetimKorçëMASNarkotiknarkotikëNaum Kristo VoskopojaPasuri të paluajtshmePiSPoliciaProkuroriaProkuroria e ElbasanitProkuroria e Rrethit ElbasanProkuroria e Rrethit KorçëTrafikimi i narkotikeveTreguVendim
I mëparshmi

KPK konfirmon në detyrë prokuroren Pranvera Gruda

Tjetri

KPA rrëzon ankimin e prokurores së shkarkuar, Belina Zeneli

Tjetri
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

KPA rrëzon ankimin e prokurores së shkarkuar, Belina Zeneli

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.