AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Ish-kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici dërgohet në gjyq për korrupsion

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i akuzuar për korrupsion pasiv përmes favoreve seksuale.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:57 | 25/11/2023
në Korrupsioni, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryebashkiaku i akuzuar i Kukësit, Safet Gjici.

Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të shtunën më 25 nëntor përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të ish-kreut të Bashkisë Kukës, Safet Gjici si dhe Alma Kaçit, të dy të akuzuar për korrupsion pas verifikimit të rrethanave të konstatuara në një videoregjistrim që qarkulloi në internet ku dy të pandehurit shfaqeshin duke kryer marrëdhënie sekusale në zyrën e kryetarit.

“Në përfundim të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës”, citohet në njoftimin e SPAK që e akuzon Gjicin për “korrupsion pasiv…”.

Aktualisht, Gjici gjendet nën masën e sigurimit “arrest në burg” ndërsa e pandehura tjetër në “arrest shtëpie”.

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor, pas publikimit të videos ku ai shfaqej duke kryer marrdhënie seksuale me një grua dhe më pas duke u kërkuar vartësve të kujdeseshin për të kaluar në këshill një projekt të kërkuar prej saj për menaxhimin e qenve të rrugës.

Safet Gjici njoftoi dorëheqjen pas publikimit të kësaj situate, ndërkohë që Këshilli Ministrave vendosi shkarkimin e menjëhershëm të tij nga detyra. Gjici i fitoi zgjedhjet lokale të majit dhe mori mandatin e dytë në Kukës. Mandatin e parë ai e mori në zgjedhjet pa garë të vitit 2019.

Ai është kryebashkiaku i dytë socialist që dorëhiqet pas një ngjarje të ngjashme. Pasi u arrestua në maj të vitit 2016, ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili u dënua me 1 vit e 8 muaj burg, përfshi kohën e paraburgimit, për akuzën e “marrëdhënies seksuale duke shpërdoruar detyrën”. Xhelili u arrestua pas transmetimit të një video regjistrimi ku ai shfaqej duke i ofruar një vend pune një vajze në këmbim të favoreve seksuale.

Etiketa: Alma KaçiArrestarrest shtëpieBashkia KukesBurggjykimGjyqKorrupsionKorrupsion aktivkorrupsion pasivkryetarLokaleMASMbledhjeProcedimiProkuroriaProkuroria e PosaçmeSafet GjiciShukri XheliliSPAKvideoVideoskandaliZgjedhjet
I mëparshmi

Dëm ekonomik dhe favore: Arsyet pse gjykata vlerëson se Beqaj duhej të ishte në qeli

Tjetri

Revolucioni i AI ngre shqetësime për manipulimin e informacionit në Shqipëri

Tjetri
Revolucioni i AI ngre shqetësime për manipulimin e informacionit në Shqipëri

Revolucioni i AI ngre shqetësime për manipulimin e informacionit në Shqipëri

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.