AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

PD kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe votën e emigrantëve

Ndërsa reforma zgjedhore ka mbetur në vendnumëro, bashkëkryetari i komisionit, Enkelejd Alibeaj propozon ndryshimin e sistemit nga proporcional rajonal në atë kombëtar me lista të hapura.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:38 | 01/12/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dy bashkëkryetarët e komisionit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Foto: LSA

Bashkëkryetari demokrat i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, ka depozituar në Kuvend një projektligj për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, duke propozuar ndryshimin e sistemit elektoral nga proporcional rajonal në proporcional kombëtar me lista të hapura si dhe  garantimin e votës së diasporës.

Edhe pse ky komision i ngritur që në shkurt të vitit 2022 nuk ka prodhuar asnjë rezultat dhe nuk ka funksionuar normalisht, Alibeaj, që pas përçarjes së opozitës përfaqëson Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, kërkon ndryshime esenciale në Kod.

Ndryshimi i përllogaritjes së mandateve në listat emërore të deputetëve të bëhet në bazë të votave të përgjithshme dhe jo sipas zonave zgjedhore, sugjeron ai.

“Zonë zgjedhore është tërësia e territorit të Republikës së Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvend dhe bashkia për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore,” thuhet në propozimin e Alibeajt, që nënkupton sistem proporcional kombëtar.

Sipas propozimit, sistemi aktual i fragmetizuar ka defekte dhe sistemi me 1 zonë zgjedhore garanton barazinë e votës së çdo qytetari. Nga një sistem i tillë përfitojnë më shumë partitë e vogla që futen në zgjedhje, votat e të cilave nuk arrinin të nxirrnin një mandat deputeti në përballje me formulën aktuale ku partitë e mëdha favorizohen në formulën e përllogaritjes së votave sipas qarqeve.

Alibeaj po ashtu kërkon ndryshimin e formulës së llogaritjes së votave për kandidatët fitues brenda listave shumëemërore të partive politike duke propozuar lista të hapura; cili kandidat ka marrë më shumë vota shpallet fitues dhe nuk favorizohet rrjeshtimi i tyre sipas listës që sjell kryetari i partisë.

“Shpërndarja e mandateve fillon me rend zbritës, në bazë të numrit të votës parapëlqyese të secilit kandidat të listës shumë emërore”- thuhet në propozim.

Aktualisht me ndryshimet e fundit në Kod listat janë gjysëm të hapura, pasi ka një vijë preference për emrat që përzgjedh kryetari I partisë, por mund të kapërcejnë në listën fituese kandidatë që arrijnë të marrin më shumë vota ata që janë në krye të listës.

Në paketën e deputetit demokrat parashikohen dhe rregulla dhe detyrime të KQZ-së për të siguruar votën e diasporës shqiptare, për të cilën ka dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e cilëson antikushtetuese mohimin e të drejtës së votës shqiptarëve që jetojnë jashtë kufinjve.

Propozimet e Alibeajt, prekin dhe pjesën e sjelljes së mediave në fushatën zgjedhore, duke ashpërsuar gjobat për gazetarët dhe operatorët televizivë në rastet e shkeljes së Kodit Zgjedhor dhe duke ritheksuar rregullat për transmetimet e reklamave politike.

Duke u bazuar tek rregulli i Kodit në fuqi sipas të cilit gazetarët e Radiotelevizionit publik si dhe radiot dhe televizionet private me liçensë kombëtare e  e kanë të ndaluar propagandën, komentet ose qëndrimet politike brenda edicionit të lajmëve, Alibeaj kërkon ashpërsim të gjobave të parashikuara në këto raste.

Ai propozon gjoba ekzekutive nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në masën nga 100,000 lekë për reporterin që ka përgatitur kronikën, me 300,000 lekë redaktorin përgjegjës, me 500,000 lekë drejtorin e informacionit dhe me 800,000 lekë drejtorin e përgjithshëm.

Këto gjoba aktualisht janë 20,000 lekë për reporterin, 30,000 lekë për redaktorin përgjegjës, 35,000 lekë për drejtorin e informacionit dhe 60,000 lekë për drejtorin e përgjithshëm.

Edhe në pasqyrimin e fushatës në televizionet kombëtare dje private rritet masa e gjobës me 500 mijë lekë më shumë në rast se konstatohet shkelje e raporteve kohore në favor të një partie.

Partia Socialiste nuk ka pasur ende një reagim për këto propozime, ndërsa bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri, i tha BIRN se “propozimet do të diskutohen në komision”, duke mos e komentuar përmbajtjen e tyre.

Ndërkohë, grupi i opozitës i drejtuar nga ish-kryeministri Berisha e kundërshton praninë e Alibeajt në komision. Ky grupim i deputetëve të PD-së kërkoi ndryshimin e bashkëkryetarit të komisionit për të zëvendësuar Alibeajn me deputetin Oerd Bylykbashi, por PS e hodhi poshtë këtë kërkesë.

 

Etiketa: BashkiaBIRNDamian GjiknurideputetEnkelejd AlibeajgazetarGjobatGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesekandidatëtKomisionKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZkushtetueseKuvendMASMasaOerd BylykbashiPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePDProjektligjPSReforma zgjedhoreSali Berishashqipshqiptaresistemi zgjedhorTelevizionetVendimVotazgjedhjeZgjedhjet
I mëparshmi

Bilanci negativ financiar solli shkarkimin e prokurorit Kujtim Bashaj

Tjetri

KPA la në fuqi shkarkimin, por rrëzoi ‘cënimin e besimit’ për gjyqtarin Avdiu

Tjetri
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Ramazan Avdiu

KPA la në fuqi shkarkimin, por rrëzoi ‘cënimin e besimit’ për gjyqtarin Avdiu

photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
flamingo

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

11:37 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.