AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjykata e Hagës shtrëngon rregullat për vizitat te Thaçi dhe të tjerët

Gjykata vendos rregulla më të ashpra për vizitat te ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të akuzuarit e tjerë bashkë me të në Hagë, duke përmendur rrezikun e ndërhyrjes te dëshmitarët dhe në procedura gjyqësore.

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
3 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hashim Thaçi në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, 4 prill 2023. Foto: Dhomat e Specializuara të Kosovës/Livestreaming

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vendosur se kushtet aktuale të paraburgimit për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin nuk janë të mjaftueshme për të eliminuar rrezikun e ndërhyrjes te dëshmitarët dhe ndërhyrjeve në procedura, duke ashpërsuar rregulloret e vizitave.

“Të gjitha vizitat personale jo të privilegjuara për tre të akuzuarit do t’i nënshtrohen miratimit paraprak nga Kryesekretarja në mënyrë që të gjitha konsideratat përkatëse – ligjore; praktike; siguria – të mund të përfshihet në vendimin nëse do të autorizohet një vizitë e caktuar”, thuhet në një vendim të datës 1 dhjetor. Ai shton se Shefi i Paraburgimit “do të konsultohet përpara çdo vendimi të tillë”, si dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar nëse është e nevojshme.

Zyra e Prokurorit të Specializuar do të “përcaktojë nëse ka indikacione se një individ i caktuar ka kryer ose mund të angazhohet në sjellje të papajtueshme me kërkesën e tij/saj për një vizitë jo të privilegjuar te një prej të akuzuarit”.

Të pandehurit kanë shtatë ditë kohë për të kundërshtuar refuzimin e një vizite të mundshme.

Gjykata vendosi gjithashtu që i akuzuari mund të takohet vetëm me një person në të njëjtën kohë “me përjashtim të vizitave nga bashkëshortët/partnerët dhe fëmijët që mund të kryenin vizita bashkërisht, por pa praninë e ndonjë vizitori tjetër”, dhe nuk mund të takohet me të njëjtin vizitor së bashku ose në të njëjtën kohë me vizitorët jo të privilegjuar. “Vetëm avokatët dhe ndihmës avokatët e emëruar kanë të drejtë për vizita të privilegjuara”, dhe pjesa tjetër e vizitorëve konsiderohen të paprivilegjuar.

Muzika dhe zhurmat e tjera janë të ndaluara gjatë orarit të vizitës si edhe dokumentet e marra nga të pandehurit për çdo çështje aktuale në gjykatë. Pëshpëritja dhe gjuha e koduar është gjithashtu e ndaluar.

“Nëse shkelet ndonjë nga këto dispozita apo rregulla të tjera të vizitës, Kryesekretarja dhe ata që veprojnë në emër të saj janë të autorizuar ta ndërpresin vizitën menjëherë”, thuhet në vendim.

Raportet do t’i dorëzohen panelit të gjyqtarëve çdo dy muaj.

Në një kërkesë të 17 nëntorit, të publikuar në fund të nëntorit, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte pretenduar se “hetimet e saj kanë zbuluar gjithashtu përpjekje të mëtejshme për të penguar procedurat, duke përfshirë lëshimin e udhëzimeve se si duhet të dëshmojnë dëshmitarët dhe planifikimin e qasjeve ndaj dëshmitarëve”.

Ajo gjithashtu pretendoi se shumë dëshmitarë të mbrojtur në këtë rast “kanë raportuar se u janë afruar persona që përpiqen të pengojnë ose ndikojnë në dëshminë e tyre”.

Thaçi dhe të pandehurit e tjerë bashkë me të akuzohen se kanë përgjegjësi individuale dhe komanduese për krimet që janë kryer kryesisht kundër të burgosurve të mbajtur në objektet e paraburgimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kosovë dhe Shqipërinë fqinje, duke përfshirë 102 vrasje. Ata janë vetëdeklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat.

Mbrojtja e dëshmitarëve ka qenë një çështje kyçe për Dhomat e Specializuara të Kosovës pas incidenteve të kanosjes së dëshmitarëve në gjyqet e mëparshme të lidhura me UÇK-në në gjykatën e OKB-së për krimet e luftës në Hagë.

Dhomat e Specializuara u krijuan për të gjykuar krimet që dyshohet se janë kryer gjatë dhe menjëherë pas luftës së Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000. Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por janë të vendosura në Holandë dhe me personel ndërkombëtar.

Ato u krijuan nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë i Kosovës nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm për të gjykuar rastet në lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, dhe për të mbrojtur dëshmitarët nga ndërhyrja.

E ashtuquajtura “Gjykatë Speciale” nuk shihet me sy shumë të mirë nga shqiptarët e Kosovës, të cilët e shohin atë si një fyerje për luftën e UÇK-së për çlirim nga sundimi serb.

Etiketa: dëshmitarëDhomat e SpecializuaraGjykataGjykata Speciale e KosovësGjykatëGjyqgjyqtarHageHashim ThaçiHetimetkadri veseliKosovaKosovëkrime lufteMbrojtjaOKBRexhep SelimishqipSiguriaVendimVendimivizitavrasje
Tjetri
Prokurorja Françeskina Lekani përballet me probleme për pasurinë dhe profesionalizmin

Prokurorja Françeskina Lekani përballet me probleme për pasurinë dhe profesionalizmin

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.