AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Konventa e Bernës përsërit thirrjen për ndalimin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës

Pas një kërkesë në shtator, e cila ra në vesh të shurdhët, Konventa e Bernës përsëriti thirrjen ndaj qeverisë shqiptare  për të ndërprerë punimet për projektin e debatueshëm të aeroportit të Vlorës dhe zhvillimin e një studimit të ndikimit në mjedis.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga punimet për aeroportin e Vlorës. Foto: PPNEA.

Konventa e Bernës përsëriti të hënën kërkesën për qeverinë shqiptare për të ndërprerë punimet për aeroportin e Vlorës. Kërkesa vjen pasi një e tillë më herët në shtator nuk është marrë parasysh nga qeveria.

Në një njoftim për shtyp organizatat mjedisore EuroNatur, EcoAlbania dhe PPNEA, thonë se thirrja e dytë mban parasysh specifikisht faktin që “ndërtimi i aeroportit në ekosistemin delikat vijoi edhe pse Komiteti Drejtues i Konventës për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitateve Natyrore në Europë kërkoi ndalimin e punës atje tre muaj më parë”.

Njëlloj si në shtator Konventa i kërkon qeverisë shqiptare që të pezullojë punimet dhe që bashkë me organizatat jo qeveritare të mjedisit të ndërmarrë një studim serioz mjedisor të zonës. Konventa sugjeron që të shikohet mundësia për vendndodhje alternative të aeroportit.

“Qeveri shqiptare pretendon që ka prioritet thelbësor procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ndjekja e rekomandimeve të Konventës së Bernës e mbështet këtë objektiv, në të kundërt mos zbatimi i këtyre rekomandimev dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk është ndihmues”, citohet në deklaratën për shtyp  Zydjon Vorpsi, menaxher projekti pranë PPNEA.

Shqipëria e ka firmosur Konventën e Bernës në vitin 1995 dhe është bërë anëtare e plotë e saj në vitin 1999.

Kontestimet nga aktivistët mjedisorë për aeroportin e Vlorës nisën menjëherë sapo planet e qeverisë për ndërtimin e tij morën formë në vitin 2021, duke kundërshtuar procedurën dhe po ashtu Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis. VNM-ja për aeroportin u cilësua një farsë, pasi mjetet e rënda kishin filluar punimet në sheshin e ndërtimit para përfundimit të dëgjesave publike.

Projekti i aeroporti i Vlorës është një premtim i hershëm elektoral i kryeministrit Edi Rama, i cili u shty përpara pavarësisht se vetë studimet e qeverisë e vlerësuan atë të paleverdisshëm nga ana ekonomike, me risqe të larta dhe normë të ulët të kthimit të investimit. Për të nxitur investimin qeveria mori përsipër që të kompensojë të ardhurat e munguara të investitorëve privatë, duke vënë në dispozicion të projektit rreth 138 milionë euro të taksapaguesve përgjatë 10 viteve të para të operimit.

Në mars të vitit 2021, fitues u shpall konsorciumi i kompanive Mabco Construction në pronësinë e biznesmenit dhe politikanit kosovar, Behgjet Pacolli në partneritet me kompaninë turke, Yda Group, e cila ka në eksperiencën e saj ndërtime dhe operime në të paktën tre aeroporte në Turqi, Kazakistan dhe Ukrainë. Konsorciumi fitues ka marrë përsipër që të investojë 104 milionë euro për ndërtimin e aeroportit, por rreth një vit e gjysmë pas fitimit të tenderit, kompania turke, YDA Group u largua nga projekti dhe i shiti Pacollit paketën e vet prej 40% të aksioneve për një vlerë minimale prej 4450 eurosh.

Etiketa: Aeroporti i VlorësaktivistAktivistëBehgjet PacolliEcoAlbaniaEdi RamaEuroEuroNaturKonventa e BernësMabco ConstructionMjedisMjedisitNartaOrganizatat mjedisorepaktParaPPNEAPunëQeveriaRamashqipShqipëriashqiptareshtatorTurqiVjosaVlorëYda GroupZydjon Vorpsi
Tjetri

KLGJ shtyn vendimmarrjen për dy kandiatët për në Gjykatën e Lartë

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.