AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonia e Veriut tronditet nga vrasje e dyfishtë e një adoleshenteje dhe një pensionisti

Vrasja e dyfishtë e një adoleshenteje dhe një berberi 74-vjeçar në pension – me sa duket nga i njëjti grup - ka ngritur shumë pyetje pa përgjigje, si dhe ka ndezur një shkëmbim akuzash politike.

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
3 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeprokurorin e Shkupit, Gavril Bubevski. Foto: Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Një rast i çuditshëm i një rrëmbimi dhe vrasjeje të dyfishtë, përfshirë atë të një vajze 14-vjeçare, ka tronditur Maqedoninë e Veriut, pasi policia arrestoi tre të dyshuar dhe gjeti trupat e viktimave të qëlluara me armë zjarri.

Tre nga pesë të dyshuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorcevska nga Shkupi, e cila u zhduk shtatë ditë më parë, si dhe për vrasjen e një personi tjetër, berberit në pension nga Velesi, Pance Zezovski, janë ndaluar dhe kanë pranuar përfshirjen, tha të hënën kreu i Prokurorisë së Shkupit, Gavril Bubevski.

Të dielën në mbrëmje, autoritetet konfirmuan se kishin gjetur trupat e të dy viktimave, të cilët besohet se janë vrarë nga i njëjti grup. Ata u zbuluan në lokacione të ndryshme, pasi të dyshuarit zbuluan varret e tyre të cekëta.

Megjithatë, Bubevski tha se i dyshuari kryesor për vrasjet është ende i lirë.

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, i cili mori pjesë në të njëjtën konferencë për shtyp, tha se ata besojnë se i dyshuari kryesor, për të cilin ai konfirmoi indirekt ishte një biznesmen vendas dhe një aktivist i krahut të djathtë, Ljupco Palevski, u largua nga vendi disa ditë më parë, duke ikur fillimisht për në Serbinë fqinje dhe pastaj në Bullgari.

“Pas kësaj, po hetojmë ende gjurmët e tij”, tha Spasovski.

Më shumë pyetje sesa përgjigje

Konferenca e përbashkët për shtyp e së hënës kishte për qëllim qetësimin e situatës, por përfundoi duke ngritur edhe më shumë pyetje.

Ndërsa prokurori dhe ministri dyshojnë se motivi i rrëmbimit të vajzës së re ishte zhvatja e parave nga nëna e saj, ata thanë se ende nuk kanë asnjë shpjegim se pse hetimet fillestare treguan se adoleshentja ishte vrarë vetëm disa orë pas rrëmbimit, i cili ndodhi më 27 nëntor brenda korridorit të pallatit të saj.

“Kjo është një çështje që po zhvillohet nga ora në orë. Nuk mund t’ju jap përgjigje për gjithçka në këtë moment pasi hetimi duhet të vazhdojë”, tha Bubevski.

Dhe ndërsa autoritetet thanë se dëshmitë e të dyshuarve sugjerojnë se babai i vajzës kishte zbuluar informacione për lëvizjen e saj tek vrasësi/t i/e dyshuar, Spasovski nuk ishte në gjendje të përgjigjej nëse prindërit e vajzës ishin ndarë.

Bubevski tha se këto pretendime janë vetëm rrethanore dhe nuk ishte e qartë nëse babai është gjithashtu një nga të dyshuarit.

Mister është edhe lidhja e vajzës me pensionistin nga Velesi. Autoritetet thonë se e vetmja lidhje është makina e berberit, e cila u përdor në rrëmbimin e vajzës dhe më pas u dogj në afërsi të Shkupit, për t’u gjetur më vonë nga policia.

“Burri mund të ketë qenë një viktimë rrethanore, vetëm që automjeti i tij të mund të përdorej. Nga dëshmitë e të dyshuarve të ndaluar, ai dyshohet se i kishte borxh rreth 500 euro të dyshuarit të parë, kështu që ndoshta kjo ishte arsyeja pse ai ishte zgjedhur”, tha Bubevski.

Zezovski, 74 vjeç, u raportua i zhdukur më 24 nëntor dhe autoritetet tani për tani thanë se nuk kanë arsye të besojnë se dy viktimat ose familjet e tyre e njihnin njëri-tjetrin.

Shkëmbime akuzash politike

Partia kryesore opozitare VMRO-DPMNE ka kërkuar të hënën “dorëheqjen e menjëhershme” të ministrit të Brendshëm, Spasovski, duke e akuzuar atë për paaftësi.

Ajo gjithashtu pretendoi se i dyshuari kryesor që është në arrati ishte i afërt me socialdemokratët në pushtet, të cilët ata i akuzojnë për korrupsion të gjerë.

Ai “është një ish-zyrtar i lartë i socialdemokratëve në pushtet, ndër të tjera, pjesë e një bande kriminale shantazhi … e cila është qartazi pranë qeverisë,” shkroi opozita.

Nga të dhënat e disponueshme, në vitet 1990, Palevski ishte një anëtar i shquar i degës së Shkupit të socialdemokratëve tani në pushtet, i cili ka qenë gjithashtu i përfshirë në sektorin e ndërtimit.

Por gjatë dekadës së kaluar pikëpamjet e tij politike ishin zhvendosur në të djathtën ekstreme, aq sa ai është një nga themeluesit e partisë margjinale të krahut të djathtë “Desna” (E djathta), postimet e së cilës në mediat sociale, përkrahin këndvështrimet antiperëndimore, të vëllazërisë pan-sllave dhe ato pro-ruse.

I njohur vetëm për një pjesë të vogël të popullsisë, Palevski kohët e fundit ka drejtuar një podcast politik dhe dhe shpesh ka postuar pikëpamjet e tij politike në internet.

Etiketa: aktivistBiznesmenBullgarie djathtaEuroGjurmëtHetimetKorrupsionMakinaMaqedoni e VeriutMaqedoniaMaqedonia e VeriutMediat socialeOpozitaPance ZezovskiPartiaPoliciaProkuroriVanja Gjorcevskavrasje
Tjetri
Komiteti i Konventës së Bernës i kërkon qeverisë shqiptare ndalimin e punimeve për aeroportin e Vlorës

Konventa e Bernës përsërit thirrjen për ndalimin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.