AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Dëshmitarja në gjyqin e Thaçit lidh krimet e hakmarrjes me “njerëz me stemën e UÇK-së”

Sandra Mitchell i tha gjykatës së Hagës se, pas luftës së Kosovës, Thaçi ia atribuoi shumë krime hakmarrjeje “individëve që nuk kishin lidhje me UÇK-në”, por që përdorën uniformën e saj.

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
2 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sandra Mitchell në gjykatë të martën, 5 dhjetor 2023. Foto: Dhomat e Specializuara të Kosovës/Livestream

Sandra Mitchell, ish-zyrtare e OSBE-së në vitet 1998-1999 në Kosovë dhe dëshmitarja e 38-të në gjyqin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të Hashim Thaçit dhe tre të akuzuarve të tjerë bashkë me të në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, i tha gjykatës se pas luftës, shumë incidente, kryesisht kundër serbëve etnikë dhe pronave të tyre, u bënë nga persona të veshur me shenja të UÇK-së.

UÇK-ja ishte e vetëdijshme se ekzistonin “elementë të këqij” të pakontrollueshëm, tha Mitchell në gjykatë, duke shpjeguar se Thaçi ishte informuar në disa raste kur edhe ajo kishte qenë e pranishme në takime. Megjithatë ai kishte pohuar se uniforma e UÇK-së po përdorej nga individë të tjerë.

Të enjten, duke iu përgjigjur avokatit të Thaçit, Gregory Kehoe, Mitchell konfirmoi deklaratat nga një raport i Misionit Verifikues në Kosovë se individë që nuk kanë lidhje me UÇK-në do ta përdornin uniformën e saj për hakmarrje personale dhe/ose rrëmbim.

Për më tepër, Ushtria Jugosllave kishte vazhduar të shënjestronte personat e lidhur me UÇK-në ose zonat që kontrolloheshin nga UÇK-ja, duke u përpjekur të fshihte vrasjet ose duke u përpjekur t’ia kalonte fajin UÇK-së.

Mitchell konfirmoi gjithashtu kur u pyet nga Kehoe se kur “operacionet kryheshin nga serbët dhe i atribuoheshin palës tjetër, dhe popullsia civile ishte e armatosur, ata i paguanin këta bashkëpunëtorë për informacione”.

Të mërkurën, Kehoe iu referua edhe masakrës “Panda Cafe”, ku gjashtë serbë etnikë u vranë në një kafene në Pejë, të cilën një raport i OSBE-së e raportoi si një akt hakmarrjeje nga shqiptarët etnikë për vrasjen e dhjetëra anëtarëve të UÇK-së.

Kehoe citoi një artikull të BIRN nga dhjetori 2018, në të cilin ish-prokurori i Serbisë për krimet e luftës, Vladimir Vukceviç, tha se nuk kishte “pothuajse asnjë shqiptar” në rajonin e Pejës në kohën e sulmit. “Ne arritëm në përfundimin se shqiptarët nuk janë autorët”, i kishte thënë Vukceviç BIRN-it. Megjithatë, ai shtoi se prokuroria e krimeve të luftës nuk e hetoi rastin, pasi ishte jashtë juridiksionit të saj.

Mitchell, e cila kishte punuar në shkrimin e raportit, i konfirmoi Kehoe se nëse informacioni në artikull është i vërtetë, atëherë përfundimi i raportit nuk ishte i saktë.

Të martën, gjatë marrjes në pyetje nga prokurorja Deborah Mayer, Mitchell kishte thënë se “përfshirja e UÇK-së në qershor ishte e qartë. Çdo raport i keqtrajtimit nga 19 qershori deri më 1 korrik pretendonte se autorët ishin nga UÇK-ja”.

Të mërkurën, ajo i tha gjykatës se ndërsa ishte në Kosovë “para ndërhyrjes së NATO-s dhe pas saj”, shqiptarët e Kosovës që ishin miq apo fqinjë që ishin pjesë e komuniteteve të pakicave etnike “konsideroheshin si bashkëpunëtorë dhe ishin në shënjestër të UÇK-së dhe mbështetësve të tyre në atë kohë”.

Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen se kanë përgjegjësi individuale dhe komanduese për krimet e kryera ndaj të burgosurve të mbajtur në burgjet e UÇK-së në Kosovë dhe Shqipërinë fqinje, përfshirë 102 vrasje.

Krimet dyshohet se u kryen midis të paktën marsit 1998 dhe shtatorit 1999, gjatë dhe menjëherë pas luftës me forcat serbe. Të pandehurit janë vetëdeklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat.

Etiketa: BIRNDhomat e SpecializuaraGjykata Speciale e KosovësGjykatëGjykatësGregory KehoeHageHashim ThaçiJakup Krasniqikadri veseliKosovëKrimekrime lufteLufteNATOOSBEpaktParaPejëProkuroriProkuroriaPunëPunëtorraportRexhep SelimiSHshqipUCKUshtriaUshtria jugosllavevrasje
Tjetri
Sulmi në Kosovë vë në dyshim të ardhmen e ndërmjetësimit të BE-së

Interpoli urdhër arresti për Radoiçiqin për sulmin në Banjskë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.