AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Interpoli urdhër arresti për Radoiçiqin për sulmin në Banjskë

Interpoli ka lëshuar një “njoftim të kuq” për biznesmenin dhe politikanin kontrovers serb të Kosovës, Milan Radoiçiq, dhe 18 të tjerë për sulmin e armatosur në veri të Kosovës më 24 shtator.

Përparim IsufiAdelina AhmetingaPërparim IsufidheAdelina Ahmeti
3 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pamje nga droni tregojnë pjesëtarë të armatosur serbë në Banjskë gjatë sulmit të armatosur më 24 shtator 2023. Foto: Ministria e Brendshme e Kosovës.

Interpoli ka nxjerrë një urdhër arresti për biznesmenin dhe politikanin serb të Kosovës Milan Radoiçiq dhe 18 të tjerë për përfshirjen e tyre të mundshme në sulmin në Banjska ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë një polic, konfirmuan për BIRN burimet e Policisë së Kosovës.

BIRN ka mësuar nga këto burime se lista e urdhërarrestit bazohet në listën e personave në kërkim të Gjykatës Themelore të Prishtinës për këtë rast.

Një oficer i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë nga një bandë serbe e armatosur rëndë.

Ngjarja ringjalli tensionet me Serbinë. Autoritetet e Kosovës kanë akuzuar Serbinë për përfshirje të drejtpërdrejtë në këtë operacion. Në operacionin policor në Banjskë humbën jetën edhe tre persona të armatosur serbë.

Më 29 shtator, Radoiçiqi mori përsipër përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë me shkrim të lexuar për mediat nga përfaqësuesi i tij ligjor Goran Petonijevic.

Në këtë deklaratë, ai pretendoi se e kishte planifikuar operacionin pa mbështetjen e Beogradit. Ai dha dorëheqjen gjithashtu si nënkryetar i partisë kryesore politike serbe të Kosovës, Lista Serbe.

Radoiçiqi fillimisht u identifikua se ishte i pranishëm në Banjskë me disa burra të armatosur në një video të publikuar nga Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla, tre ditë pas sulmit.

Gjashtë ditë pas sulmit, Svecla publikoi një video tjetër, duke treguar vilën e shtrenjtë të Radoiçiqit pranë liqenit të Ujmanit në Kosovë.

Prokuroria ka konfirmuar se dy makina dhe pasuri të tjera u konfiskuan nga pronat e Radoiçiqit. Gjithashtu thuhet se në gjykatë do të paraqitet një kërkesë për konfiskimin e vilës buzë liqenit, një apartamenti dhe një dyqani.

Autoritetet e Kosovës i kanë bërë thirrje Serbisë që të ekstradojë Radoiçiqin në mënyrë që ai të përballet me akuzat për përfshirjen e tij në sulm. Deri më tani, Radoiçiqi është marrë në pyetje nga prokurorët serbë dhe është urdhëruar nga gjykata që të mos largohet nga vendbanimi i tij. Atij iu konfiskua gjithashtu edhe pasaporta.

Serbia konteston pavarësinë e Kosovës dhe kështu ka kundërshtuar kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol. Ajo tha se marrëdhënia e ish-krahinës së Serbisë me Interpolin duhet të vazhdojë të ruhet përmes misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK. Një aplikim për t’iu bashkuar kësaj organizate dështoi në vitin 2018 kur Kosova nuk mori votat e mjaftueshme nga shtetet anëtare të organizatës. Në vitin 2017 dhe 2019 Kosova e tërhoqi aplikimin.

Etiketa: BanjskëBIRNGjykataGjykatëGjykatësInterpolKosovaKosovëMakinaMilan RadoiçiqOKBoperacionpasaportaprokurorProkuroriaRadoiçiqSerbiashtatorSulmUNMIKvideo
Tjetri
Në Gazë po bie rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla

Hamasi dhe Irani luftë duan

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.