AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

Kolegji mbylli hetimet në çështjen ndaj gjyqtarit Pëllumb Zaimi

Gjatë seancës së leximit të konkluzioneve përfundimtare në KPA, Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e gjyqtarit duke referuar kryesisht dyshimet mbi konfliktin e interesit, ndërsa gjyqtari Pëllumb Zaimi këmbënguli në lënien në fuqi të vendimit të konfirmimit të KPK, ndërsa i cilësoi të pabazuara pretendimet e Komisionerit.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 years më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Pëllumb Zaimi (djathtas)pas seancës dëgjimore në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të enjten qëndrimet përfundimtare të palëve në çështjen ndaj gjyqtarit të Beratit Pëllumb Zaimi. Pasi pranoi më herët disa prova të reja të sjella nga gjyqtari KPA ia dha fjalën Komisionerit Publik Florian Ballhysa, i cili tha se i qëndronte ankimit.

Ballhysa bëri një prezantim të shkurtër të gjetjeve dhe vuri theksin në dyshimet për konflikt interesi, së pari mbi çështjet e gjykuara nga Zaimi me palë të tretë Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, ASHK, e cila drejtohej nga e bija dhe së dyti për çështjet me palë shoqërinë Albtelekom ku bashkëshortja e gjyqtarit ka aksione minimale si ish-punonjëse.

Ballhysa arsyetoi se në këto raste kishte konflikt interesi dhe se gjyqtari kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia. Ballhysa po ashtu vuri në dukje se megjithëse të vogla problemet financiare të gjetura në blerjen e një apartamenti dhe marrëdhënia e gjyqtarit me një apartament tjetër nëse merreshin në tërësi sëbashku me raportimet e DSIK duhej të çonin në shkarkimin e Zaimit.

Gjyqtari i kundërshtoi në detaje pretendimet e Komisionerit. Zaimi tha në mbrojtjen e lexuar prej tij se nuk kishte pasur konflikt në çështjet me palë të tretë ASHK. Ai tha se ASHK ishte palë e tretë pa interesa në çështje dhe se vendimet e gjykatës ishin në këtë rast detyrim ligjor. Sipas gjyqtarit palët në këto procese nuk ishin ankuar asnjëherë për konflikt interesi.

Gjyqtari kundërshtoi gjetjet për Albtelekom duke i konsideruar aksionet në kompani të papërfillshme, për të cilat ai tha se kishte marrë dijeni vetëm kur ishte kryer hetimi nga KPK. Gjyqtari dha shpjegime edhe për formën e vendimeve.

Ai po ashtu kundërshtoi denoncimet ndaj tij që i cilësoi dashakeqe dhe dha shpjegime mbi çështjet e përmendura. Ndërkohë ai u bë emocional gjatë shpjegimeve për pasurinë duke vënë në dukje se kishte vetëm një pasuri, ndërsa ia la leximin e mëtejshëm të mbrojtjes avokatit të tij. Ky i fundit sqaroi se diferencat negative ishin minimale dhe nuk duheshin mbajtur parasysh. Ai po ashtu sqaroi se apartamenti ku gjyqtari kishte jetuar për një kohë të gjatë me qira ishte shitur nga kompania që e zotëronte një personi të tretë dhe se kjo provonte që gjyqtari nuk kishte lidhje.

Pas përfundimit të leximit trupa e kryesuar nga Natasha Mulaj, me anëtare Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo caktoi datë vendimi15 dhjetorin në orën 9.15 minuta.

Etiketa: Albana ShtyllaAlbtelekomASHKdetyrimDrejtësiaDSIKFlorianFlorian BallhysaGjykata e Rrethit BeratGjykatëGjykatësHetimetKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneri Publikkonfliktkonflikt interesiKPAKPKMimoza TasiMimoza Tasi Rezarta SchuetzNatasha MulajPëllumb ZaimiSokol ÇomoVendimet
Tjetri
Mungesa e vlerësimit për drejtuesit dhe promovimet pa garë shkaktojnë debat në KLP

KLP renditi kandidaturat për tre vendet vakante në SPAK

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.