AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokurorët e rinj në SPAK, SHBA dhe BE apelojnë për ‘integritet e profesionalizëm’

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë komentuan të enjten zgjedhjen e prokurorëve të rinj në përbërjen e Prokurorisë së Posaçme, SPAK duke kërkuar që të përzgjidhen prokurorë me integritet dhe të kualifikuar.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
13:37 | 07/12/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë mbledhjes së 24 prillit 2023.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nisi të enjten procedurat e përzgjedhjes së kandidaturave për tre vendet vakante në Prokurorinë e Posaçme, institucionit të ngritur me reformën në drejtësi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ambasada e SHBA bëri të ditur në një status në rrjetin social X se po ndjek nga afër intervistat dhe vlerësimet e KLP-së për kandidatët.

“Shtetet e Bashkuara presin që ky proces vendimtar të rezultojë në përzgjedhjen e atyre prokurorëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të guximit, profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë”- shkruan kjo ambasadë.

Ndërsa BE kërkon që përzgjedhja e emrave të rinj, “duhet të kontribuojë në forcimin e punës së SPAK-ut, integritetit dhe pavarësisë së tij”. “Ky institucion kyç duhet të mbështetet në profesionistët më të mirë në dispozicion për të përmbushur misionin e tij thelbësor,” apeloi delegacioni i BE-së.

Të enjten, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi intervista me tetë kandidatët për prokurorë të SPAK. Në garë për tre vendet vakante janë Albert Kuliçaj, Anita Jella, Bledar Maksuti, Kreshnik Ajazi, Ndini Tavani, Olsi Dado, Pali Deçolli dhe Sonila Muhametaj.

Zgjedhjet për kreun e SPAK-ut një vit më parë shkaktuan një kaos deklaratash politike në Tiranë, ku u përfshi ish-ambasadorja amerikane, Yuri Kim dhe qeveria – një garë që u fitua më pas nga Altin Dumani.

Etiketa: Albert KuliçiAltin DumaniAmbasada e SHBAAnita JellaBEBledar MaksutiDelegacioni i BEkandidatëtKLPKreshnik AjaziNdini TavaniOlsi DadoPali DeçolliprokurorPunëQeveriaSHBAShtetet e BashkuaraSonila MuhametajSPAKYuri KimZgjedhjet
I mëparshmi

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Ritvan Suka

Tjetri

Prokurori Edmond Koloshi konfirmohet në detyrë

Tjetri
Prokurori Edmond Koloshi konfirmohet në detyrë

Prokurori Edmond Koloshi konfirmohet në detyrë

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.