AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) njoftoi të enjten se ka përfunduar hetimet për procedimin penal për ish-kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako dhe 10 persona të tjerë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Dako, i cili gjendet në masën arrest me burg që prej muajit qershor, akuzohet për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

Në përfundim të hetimeve paraprake ka rezultuar se Dako ka kryer veprime në kundërshtim me kompetencat e kryetarit të bashkisë në miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë “Fakle sh.p.k, pasi Dako dhe zyrtarët e kësaj bashkie i përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë.

Hetimi i SPAK konkludon se, “është bërë legalizimi i një objekti shumëkatësh, të ndërtuar pa leje, ndërkohë që dhe vetë ndërtimi nuk është bërë sipas projektit të paraqitur nga ndërtuesi dhe të miratuar nga Bashkia Durrës”.

Vepra e dytë penale për të cilën do të gjykohet Dako ka të bëjë me një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.

Sipas SPAK, komisioni i ngritur me urdhër të Dakos, ka kryer gabim llogaritjet e fondit limit, me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Dako ka nxjerrë urdhrin e prokurimit me vlerën e llogaritur nga Komisioni dhe ka bërë një vesh të shurdhër dhe ka vijuar pagesat ndaj shoqërisë fituese edhe pse Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar gabimin dhe ka kërkuar rikuperimin e dëmit ekonomik. Dëmi ekonomik ndaj shtetit në këtë rast llogaritet në masën 18.3 milion lekë.

SPAK bën të ditur se ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin në gjyq të  Vangjush Dakos me akuzën “Shpërdorim të detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

Vangjush Dako është kryebashkiaku më jetëgjatë i Partisë Socialiste në Durrës, i shpallur i padëshirueshëm nga Departamenti Amerikan i Shtetit me motivacionin e “korrupsionit madhor” në korrik 2019. Ai është akuzuar nga opozita dhe ka rezultuar në përgjime me elementë të krimit të organizuar, të cilët veç narkotrafikut dyshohet se ndikuan në tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve në Durrës në vitin 2017.

Bashkë me Dakon janë dërguar për gjykim  një sërë zyurtarësh të bashkisë Durrës dhe administratori i firmës ndërtuese të pallatit shumëkatësh.

Adhurim Qehajaj, me detyrë ish Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të vulave, stampave e formularëve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer dy herë dhe në bashkëpunim.

Për veprën penale të “Falsifikimit të vulave, stampave e formularëve”, janë akuzuar Fiqiri Farruku, administrator i subjektit “Fakle”, Ermal Lama, me detyrë specialist në Drejtorinë e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit, Fatmir Ejupi, me detyrë specialist në këtë drejtori  dhe  Adrian Bulku, me detyrë Inxhinier topograf i licencuar.

Ndërkohë për “shpërdorim detyre” do të gjykohen  Ferzilet Hajdëri, me detyrë Inxhinier Ndërtimi i Licencuar , në rolin e kolaudatorës së objektit të ndërtuar,  Adnand Toçila, Diana Dedja dhe Bashkim Salillari, të gjithë specialistë në Zyrën e Projekteve në Bashkinë Durrës, si dhe Hanza Reka, me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Financës në Bashkinë Durrës.

Ndërkohë, prokuroria e Posaçme njofton pushimin e procedimit penal për Meri Priftuli, “pasi nga provat e administruara së fundi nga hetimi, u vërtetua se kjo shtetase nuk ka marrë pjesë në kryerjen e ndonjë vepre penale”.

Etiketa: Adhurim QehajajAdnand ToçilaAdrian BulkuArrestArrest me burgASHKBanorëBashkiaBashkia DurrësBashkim SalillariBashkisë DurrësbregdetBurgCurrilaDakoDepartamenti Amerikan i ShtetitDiana DedjaDurrësErmal LamaFakle sh.p.kFatmir EjupiFiqiri FarrukuGjykatëgjykimGjyqHanza RekaKëshillit të MinistravekonsulenceKontrolliMASMITOpozitaPartisë SocialisteprocedimProkuroriaProkuroria e PosaçmeSalillariSHShpërdorim detyreSPAKVangjush Dako
Tjetri
Mazhoranca miraton pa debat buxhetin dhe paketën fiskale 2024

Mazhoranca miraton pa debat buxhetin dhe paketën fiskale 2024

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.