AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Grupi i trafikut të kokainës nga Kolumbia dërgohet në gjyq

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të ish-kryetarit të Komunës Frakull në Fier, Viktor Çervanaku si dhe ndaj 10 personave të tjerë të akuzuar se organizuan dhe trafikuan rreth 485.5 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:12 | 08/12/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 8 dhjetor përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështje në ngarkim të ish-kryetarit socialist të ish-komunës Frakull në Fier, Viktor Çervanaku dhe 10 personave të tjerë, të akuzuar për trafikimin nga Kolumbia të 485.5 kg kokainë.

Sipas SPAK, lënda narkotike është transportuar dhe është fshehur gjatë transportit nëpërmjet një ngarkese me pleh organik artificial, e paketuar dhe ngarkuar në një kontenier, që është transportuar nga Kolumbia nëpërmjet Portit të Pireut, në Greqi, në drejtim të Portit të Barit, në Malin e Zi. Nëpërmjet transportit në rrugë tokësore ngarkesa është futur në Shqipëri më 19 shtator 2022 dhe pasi është zhdoganuar në Doganën e Tiranës, është transportuar në fshatin Frakull e Madhe në Fier, ku dhe është kryer sekuestrimi.

Kokaina ka qënë e përzier me “plehun organik” artificial dhe pas mbërritjes së saj në destinacion, organizatorët e trafikut do të gjenin dhe siguronin personat e specializuar që do të mundësonin ekstraktimin e kokainës së pastër, e cila më pas do të tregtohej. Sipas ekspertimit kimik të kryer nga Instituti i Policisë Shkencore ka rezultuar se nga procesi ekstraktimit do të përfitohej një sasi prej 485.5 kokainë.

Në njoftim sqarohet se hetimet paraprake janë kryer në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë së Malit të Zi dhe në koordinim me disa agjensi të tjera të huaja të zbatimit të ligjit.

“Nga hetimet e kryera është provuar fakti se personat e akuzuar në këtë procedim penal, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë planifikuar, organizuar dhe importuar nga Kolumbia për në Shqipëri një sasi lënde narkotike të lloji kokainë”, thuhet në njoftim.

Të pandehurit Viktor Çervanaku, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra) dhe Denilson Çervanaku, akuzohen nga prokuroria se janë personat që kanë krijuar, organizuar dhe kanë drejtuar grupin kriminal. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Të pandehurit Zenel Çervanku, Enxhi Ferhati, Redion Meshi, Julian Malaj, Bledar Matoshi, Marildo Rona dhe shetasi kolumbian, Samir Rosales Rodriguez akuzohen si pjesëmarrës në këtë grup kriminal.

Ndërkohë, Viktor Çervanaku, Denilson Çervanaku, Redion Meshi dhe Klajdi Vrioni akuzohen edhe për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Për shtetasin Kid Koshena, i hetuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, nuk është arritur të vërtetohet përgjegjësia penale dhe për rrjedhojë prokuroria ka paraqitur në gjykatë kërkesë për pushimin e hetimeve ndaj tij.

Etiketa: ArmëBledar MatoshiDenilson ÇervanakuEnxhi FerhatiFiergjykimGjyqGreqiHetimetJulian MalajKlajdi VrioniKolumbiMarildo RonaNarkotiknarkotikëNikolin GjolenaOrganizata kriminaleprocedimProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarRedion MeshiSamir Rosales RodriguezshqipShqipërishtatorSPAKTiranëTrafiku i kokainesViktor ÇervenakuZenel Çervanku
I mëparshmi

Mizogjinia dhe dezinformimi ushqejnë dhunën ndaj grave aktiviste në hapësirën digjitale

Tjetri

Nikolla paralajmëron mbajtjen pa afat në sirtar të ‘mandatit të Xhaçkës’

Tjetri
Mazhoranca rrëzon kalendarin e PD për vetingun e politikës

Nikolla paralajmëron mbajtjen pa afat në sirtar të ‘mandatit të Xhaçkës’

protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
screenshot nga video të publikuara nga aktivistë që tregojnë policinë private duke hequr zvarrë një protestues

Komiteti Shqiptar i Helsinkit thirrje për hetim të plotë të protestës së Zvërnecit

15:20 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.