AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova padit 53 pjesëtarë të forcave serbe për masakrën në Mejë të vitit 1999

Në aktakuzën më të madhe për krime lufte të ngritur nga prokuroria e Kosovës deri më tani, 53 ish-anëtarë të forcave ushtarake dhe policore të Serbisë janë akuzuar për një masakër në vitin 1999 në fshatin Mejë të më shumë se 370 civilëve shqiptarë.

Donjeta RexhbogajngaDonjeta Rexhbogaj
3 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Varrezat e masakrës së Mejës. Foto: BIRN

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të premten se ka ngritur një aktakuzë kundër 53 të dyshuarve për urdhërimin dhe pjesëmarrjen në masakrën e fshatit Mejë në prill të vitit 1999, e cila la të vdekur 377 civilë shqiptarë.

Në njoftim, Prokuroria nuk bëri të ditur identitetin e të dyshuarve të dosjes, e cila është më e madhja që nga përfundimi i luftës në Kosovë në qershor të vitit 1999.

“53 janë të akuzuar për këtë krim, duke përfshirë 16 që mbanin poste të rëndësishme ushtarake dhe policore në Serbi”, thuhet në njoftimin për shtyp.

“Përveç vrasjeve, operacioni përfshinte edhe dëbimin e mijëra civilëve nga ai rajon, djegien e shtëpive të tyre dhe dërgimin e tyre me forcë në Shqipëri. Këto dëbime u bënë përmes keqtrajtimit dhe konfiskimit të dokumenteve personale të atyre që u dëbuan”, shtoi ai.

Forcat serbe sulmuan Mejën dhe fshatin e afërt Korenicë në komunën jugperëndimore të Gjakovës në Kosovë një muaj pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë, që kishte për qëllim t’i jepte fund fushatës ushtarake të presidentit Sllobodan Millosheviç në Kosovë.

Me intensifikimin e sulmeve ajrore të NATO-s, u intensifikuan edhe operacionet e ushtrisë dhe policisë serbe, si dhe vrasjet dhe dëbimet e shqiptarëve të Kosovës.

Sipas vendimeve të dhëna nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, GJPNJ, në rastet kundër zyrtarëve ushtarakë dhe policorë serbë, sulmet ndaj dy fshatrave ishin pjesë e një operacioni ushtarak të quajtur “Reka”, në të cilin Ushtria Jugosllave, policia serbe dhe njësitë paraushtarake vranë të paktën 377 civilë, nga të cilët 36 ishin nën 18 vjeç. Mijëra u dëbuan në Shqipërinë fqinje dhe 13 persona janë ende të listuar si të zhdukur.

Eshtrat e shumë viktimave të masakrës u gjetën 15 vjet më vonë në varre masive në një qendër trajnimi policor në periferi të Beogradit, Batajnicë.

Më herët të premten, prokurorja Drita Hajdari tha për media se aktakuza është e ndarë në tri pjesë.

“Pjesa e parë e aktakuzës përmban emrat e pesë personave që dyshohet se kanë planifikuar masakrën. Pjesa e dytë përmban emrat e 11 personave që zbatuan planin në bashkëpunim me grupin e parë. Grupi i tretë përmban 37 persona të dyshuar si ekzekutues dhe në një farë mënyre kontribuues të masakrës”, tha Hajdari.

Ajo shtoi se të gjithë personat e përfshirë në aktakuzë janë në liri dhe se ndaj tyre është ngritur “urdhër arrest ndërkombëtar” nga gjykata e Prishtinës.

Në vitin 2021, në mungesë të bashkëpunimit ligjor me Serbinë, Kosova ndryshoi legjislacionin e saj për ta bërë më të lehtë gjykimin e të dyshuarve për krime lufte në mungesë të tyre.

Etiketa: aktakuzëArrestGJPNJGjykataKosovaKosovëKrimKrimekrime lufteLuftemasakra e MejësMediaNATOoperacionipadipaktPoliciaProkuroriaProkuroria SpecialerajonSerbishqipShqipëritë zhdukurUshtriaUshtria jugosllavevarre masive
Tjetri

Skandali 100 milionë euro, SPAK lëshon 15 masa sigurie për incineratorin e Tiranës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.