AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Prokurorja Ollga Visi u dorëhoq pasi u njoh me rezultatet e vetingut

Komisioni vendosi të ndërpresë vetingun ndaj prokurores së Korçës, Ollga Visi si dhe t’i ndalojë asaj rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, për shkak të dorëheqjes së saj pasi u njoh me rezultatet e procesit të rivlerësimit kalimtar.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:58 | 08/12/2023
në KPK, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Trupa gjyqësore gjatë shpalljes së një vendimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 30 nëntor të ndërpresë procesin e rivlerësimit për prokuroren e Korçës, Ollga Visi për shkak të dorëheqjes së saj nga statusi i magjistratit. Po ashtu, është vendosur ndalimi i rikthimit të këtij subjekti rivlerësimi në funksione në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Në vendimin e arsyetuar të Komisionit sqarohet se prokurorja Visi u shortua për t’ju nënshtruar procesit të rivlerësimit në dhjetor të vitit 2020. Në shtator të 2023-it, KPK i ka njoftuar subjektit rezultatet e hetimit administrativ dhe i dha dy javë kohë për t’u njohur me aktet. Në mbarim të këtij afati, Visi ka paraqitur në Komision një kërkesë drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP për pension të parakohsshëm dhe ndërprerje të statusit të magjistratit.

Në vijim prokurorja Visi ka riinformuar Komisionin se i është drejtuar me kërkesë KLP-së të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, por duke hequr dorë nga kërkesa për të dalë në pension të parakohshëm. Pasi Komisioni është njohur me vendimin e KLP për mbarimin e statusit të magjistratit të prokurores Visi për shkak të dorëheqjes së saj, si dhe pasi subjekti ka informuar se nuk e ka ankuar vendimin e nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë dëgjimore, ka vendosur të ndërpresë procesin e vetingut bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës.

Po ashtu, është vendosur ndalimi i emërimit të saj për një periudhë 15-vjeçare si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm.

Etiketa: GjyqgjyqtarInspektorKëshillit të Lartë GjyqësorKLPKomisionKomisioni i Pavarur i KualifikimitKorçëKPKOllga VisiprokurorProkuror i PërgjithshëmProkuroreProkuroria e Rrethit KorçërivlerësimishtatorStatusi i magjistratit
I mëparshmi

Nikolla paralajmëron mbajtjen pa afat në sirtar të ‘mandatit të Xhaçkës’

Tjetri

Kosova padit 53 pjesëtarë të forcave serbe për masakrën në Mejë të vitit 1999

Tjetri
Kosova padit 53 pjesëtarë të forcave serbe për masakrën në Mejë të vitit 1999

Kosova padit 53 pjesëtarë të forcave serbe për masakrën në Mejë të vitit 1999

v1

Litiumi para demokracisë: Aleksandër Vuçiç dhe Jörg Heeskens, hija e tij gjermane

23:34 | 25/06/2026
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

ILD kërkon procedimin disiplinor të anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj

22:59 | 25/06/2026
Rama targeton sërish gjyqësorin për pagesat kalimtare të shkarkuarve nga vetingu

Ministri i Brendshëm shpall “non grata” protestuesen nga Kosova

22:01 | 25/06/2026
logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.