AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli lë në fuqi dënimin e ish-gjyqtares Mimoza Margjeka

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka gjetur të drejtë vendimarrjen e shkallës së parë për deklarimin fajtore për korrupsion të ish-gjyqtares së Durrësit, Mimoza Margjeka, bashkëshortit të saj dhe tre personave të tjerë që u akuzuan për përfshirje në veprime korruptive me qëllim lehtësimin e masës së sigurisë të një personi të ndaluar.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:47 | 12/12/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të martën më 12 dhjetor lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë për dënimin e ish-gjyqtares së Durrësit, Mimoza Margjeka, bashkëshortit të saj, Arben Cara dhe tre të pandehurit e tjerë të akuzuar për përfshirje në një skemë korrupsioni.

Mimoza Margjeka, e cila në kohën kur u ndalua, në shtator të vitit 2020, ishte e komanduar në gjykatën e Apelit Korçë, u akuzua se mori 6 mijë euro përmes bashkëshortit Arben Cara për të lehtësuar masën e sigurisë së një personi të ndaluar në Pogradec. Tre të pandehurit e tjerë në këtë proces, Nejton Bali, Klaudio Zhilla dhe avokati Skënder Demiraj, u arrestuan pasi u dyshuan se i dhanë bashkëshortit të gjyqtares shumën prej 6 mijë eurosh.

Pesë të pandehurit u deklaruan fajtorë për korrupsion në dhjetor të vitit 2022.  Mimoza Margjeka u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim, por u urdhërua pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur, si dhe u caktua në provë për 3 vjet. Po ashtu, i’u hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5-vjeçar. Bashkëshorti i saj, Arben Cara u dënua me 4 vjet burgim; i pandehuri Klaudio Zhilla me 3 vjet heqje lirie; avokati Skënder Demiraj u dënua me 3 vjet, por u pezullua dënimi dhe u vendos në shërbim prove për tre vjet; i pandehuri Nejton Bali u dënua me 1 vit e 2 muaj burgim, por edhe ai u vendos në shërbim prove për 2 vjet e 4 muaj.

Gjatë procesit në Apel të pandehurit pretenduan se ishin dënuar pa prova dhe se ishin të pafajshëm. Margjeka kërkoi administrimin e disa provave dhe kërkoi ripërsëritje të pjesshme të gjykimit, por kjo kërkesë u vlerësua e panevojshme nga trupi gjykues i kyesuar nga Igerta Hysi dhe anëtarë gjyqtarët Engert Pëllumbi dhe Florjan Kalaja. Në përfundim të shqyrtimit në Apel, ky trup gjykues e vlerësoi të drejtë vendimarrjen e Shkallës së Parë, duke e lënë në fuqi.

 

 

Etiketa: ApelApeliArben CaraBashkëshortiEuroFlorian KalajaFlorjan KalajaGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuarGjykatëgjyqtarIgerta HysiKlaudio ZhillaKorrupsionKorrupsioniMASMimoza MargjekaNejton BaliPogradecSHshtatorSkënder Demiraj
I mëparshmi

SPAK kërkon autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Berishës

Tjetri

Studimi: Ndikimi i lartë i politikës tek media deformon politikat editoriale

Tjetri
Studimi: Ndikimi i lartë i politikës tek media deformon politikat editoriale

Studimi: Ndikimi i lartë i politikës tek media deformon politikat editoriale

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.