AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata Kushtetuese pezullon marrëveshjen Rama-Meloni

Në prag të seancës plenare, Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë ratifikimin e marrëveshjes mes Ramës dhe Melonit për kampin e emigrantëve nga Parlamenti i Shqipërisë, ndërsa pranoi të kalojë për shqyrtim padinë e 30 deputetëve të opozitës.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
17:50 | 13/12/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Foto kortezi: Gjykata Kushtetuese.

Ratifikimi në Kuvend i marrëveshjes mes qeverisë së Shqipërisë dhe Italisë për një qendër procesimi emigrantësh në Gjadër duhet të pezullohet automatikisht deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, pas pranimit prej Gjykatës të padisë nga deputetët e opozitës.

Gjykata Kushtetuese njoftoi të mërkurën në një konferencë shtypi urgjente se Mbledhja e Gjyqtarëve pranoi të kalojë për gjykim padinë e 30 deputetëve të opozitës për kontrollin e kushtetutshmërisë së “Protokollit të nënshkruar midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”.

Në një konferencë për mediat, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj bëri me dije se ky vendim sjell automatikisht pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes, e cila kaloi me përshpejtim komisionet parlamentare vetëm tre ditë më parë dhe do të votohej në parlament të enjten, më 14 dhjetor.

“Bazuar në nenin 52, pika 3, të ligjit nr. 8577/2000, shqyrtimi në seancë i çështjes pezullon automatikisht procedurat e ratifikimit në Kuvend të Protokollit të bashkëpunimit, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese,” thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

E pyetur nga gazetarët nëse vendimi do të zbatohej, Zaçaj tha se nuk do interpretonte situata hipotetike. Ajo tha se Gjykata kishte marrë masat që veç njoftimit publik, Kuvendit t’i jepej në shkrim dorazi vendimi i Mbledhjes së Gjyqtarëve në orën 8 të mëngjesit të enjten.

Marrëveshja mes Ramës dhe Melonit, që lejon ngritjen e një kampi refugjatësh në Gjadër është kritikuar nga organizatat për të drejtat e njeriut. Marrëveshja që u nënshkrua pa transpsrencë po ashtu pretendohet të jetë marrë në shkelje të ligjit.

 

Etiketa: deputetEdi RamagazetarGiorgia MeloniGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesegjykimgjyqtarHolta ZaçajKëshillit të MinistraveKomisionet parlamentarekushtetueseKuvendKuvendi i ShqiperiseMarrëveshjaMarreveshja per emigrantetMeloniparlamentQeveria italianeQeveria shqiptareRamaSHshqipVendimVendimi
I mëparshmi

Drejtoria e Tatimeve përfshihet në debat publik me deputetin Erjon Braçe

Tjetri

Prokurori Hektor Mushi përballet me probleme në të tre kriteret e vetingut

Tjetri
Prokurori Hektor Mushi përballet me probleme në të tre kriteret e vetingut

Prokurori Hektor Mushi përballet me probleme në të tre kriteret e vetingut

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.