AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zgjedhja e anëtarëve të rinj në KLGJ dhe KLP tejkalon afatet ligjore

I nisur prej korrikut, procesi i përzgjedhjes së anëtarëve jo-magjistratë në KLGJ dhe KLP nuk ka përfunduar ende, ndërsa Avokatja e Popullit thotë se procesi i verifikimit kishte qenë kompleks.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:27 | 13/12/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami dhe ai i KLP-së, Alfred Balla gjatë një aktiviteti. Foto: LSA.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për 6 vende vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP, nuk do të përmbyllet sipas afatit ligjor nga Avokati i Popullit dhe zgjedhja e tyre nga Kuvendi pritet të shtyhet në sesionin e ardhshëm parlamentar.

Komisioni i ngritur nga Avokati i Popullit ka përmbyllur fazën e parë të përzgjedhjes së kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore, duke kualifikuar 4 kandidatë për 2 vende vakante nga radhët e shoqërisë civile dhe 13 kandidatë për 4 vende vakante nga radhët e avokatisë.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca i tha BIRN të martën se procesi i plotë pritet të përfundojë brenda këtij viti. Sipas Ballancës, vonesa e përmbylljes lidhej me procesin e hetimit dhe verifikimit që ky institucion bën për integritetin e figurës së kandidatëve që kanë aplikuar.

“Ka qenë një punë voluminoze hetimi i plotë nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet e tjera,” tha Ballanca ndërsa shtoi se procesi do të marrë kohën e nevojshme për t’u bërë sipas kritereve ligjore.

E pyetur se çfarë ndodhte në rast të tejkalimit të afatit ligjor, ajo tha se do zgjatet mandati i anëtarëve që janë deri në zgjedhjen e të rinjve.

“Procesi është kompleks,” shtoi Ballanca dhe sipas saj “nuk mund të mbyllej brenda 45 ditëve”.

Aplikimi për vendet vakante u shpall nga Kuvendi në 20 korrik dhe puna për përzgjedhjen e tyre nisi në gusht.  Sipas Ballancës, faza aktuale është ajo e intervistimit të kandidatëve që kanë kaluar fazën e parë dhe renditja e tyre sipas pikëzimit në listën përfundimtare që i dorëzohet Kuvendit.

Kandidatët që kaluan fazën e parë të përzgjedhjes nga shoqëria civile janë Altin Hazizaj, Erjon Fejzulla, Juelda Lamçe dhe Violanda Theodhori.

Nga radhët e avokatësisë të përzgjedhurit janë;  Alban Alimema, Albana Tushe, Albens Tabaku, Artan Reçi, Bledar Bajri (Boshnjaku), Entela Shehaj (Memishaj), Erind Gërmenji, Erind Merkuri, Eris Hysi, Fatos Lazimi, Klodian Gjermeni, Përparim Kalo dhe Saimir Visha.

Në praktikën e ndjekur për procesin, Avokati i Popullit ka publikuar letërkëmbime me institucione si Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ Shtetëror, Autoriteti i Dosjeve të Ish-Sigurimit, etj., ku kërkon verifikimin e kandidatëve sipas ligjit për dekriminalizimin, lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit apo për probleme të tjera me figurën.

Sipas përcaktimeve ligjore, Kuvendi do të zgjedhë nga listat e filtruara të Avokatit të Popullit,  2 anëtarë midis kandidatëve nga avokatia dhe 1 anëtar nga shoqëria civile për secilin këshill. Në qoftë se Kuvendi nuk e arrin shumicën prej 2/3, kandidatët e renditur më lart në vlerësimin e organeve që bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve konsiderohen të emëruar.

KLGJ dhe KLP përbëhen nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve vijnë nga radhët e magjistratëve, dy nga avokatia, dy nga akademia dhe një nga radhët e shoqërisë civile.

Etiketa: Alban AlimemaAlbana TusheAlbens TabakuAltin HazizajArtan ReçiAutoriteti i DosjeveAvokati i PopullitavokatiaAvokatja e PopullitBajriBIRNEntela Shehaj (Memishaj)Erind GërmenjiErind MerkuriErinda BallancaErion FejzullaEris HysiFatos LazimiGjyqJuelda LamçekandidatëtKëshilli i Lartë GjyqësorKeshilli i Larte i ProkuroriseKLGJKLPKuvendiMagjistratPërparim KaloProkuroriaProkuroria e PërgjithshmePunaSaimir VishaSHViolanda TheodhoriZgjedhja e anëtarëve
I mëparshmi

Kolegji shkarkon prokurorin e Tiranës Naim Tota

Tjetri

‘Ishuj të izoluar’, socialistët kërkojnë investime në zonat e mbrojtura

Tjetri
Projektet në zonat e mbrojtura kërcënojnë pasuritë natyrore të Shqipërisë

‘Ishuj të izoluar’, socialistët kërkojnë investime në zonat e mbrojtura

protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.