AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ish-ministri Bumçi dëshmon në gjyqin e Mediut, mungon Shkëlzen Berisha

Ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi pranoi se ka pritur në zyrë Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, por mohoi të kishin diskutuar për diçka tjetër veçse për fushatën zgjedhore që po zhvillohej. Ai këmbënguli se shënimi “për Z. Shkëlzen Berisha” mbi një shkresë drejtuar Mediut nuk ishte i tij dhe shtoi se kishte kryer kallëzim penal për këtë fakt.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:53 | 14/12/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu pas një seance gjyqësore në Gjykatën e Posaçme. Foto: LSA.

Ish-ministri i Drejtësisë në vitet 2005-2007, Aldo Bumçi u paraqit të enjten para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë në cilësinë e dëshmitarit në çështjen gjyqësore kundër ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, iu përgjigj dhjetëra pyetjeve të prokurorit të çështjes Klodian Braho, të pandehurit Fatmir Mediu, si dhe pyetjeve të përfaqësuesve ligjorë të këtij të fundit. Po ashtu, dëshmuan bazuar në pyetjet e ngritura nga palët edhe sekretarja e tij në atë periudhë, Alma Zili dhe ish-këshilltari ligjor i Mediut, Plarent Ruka.

Ndërkohë, Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk u paraqit të enjten në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar. Në fund të seancës, gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka sqaroi se nuk kishte mbërritur konfirmim nëse Berisha dhe tre dëshmitarë të tjerë ishin njoftuar. I pyetur për qëndrim, prokurori Klodian Braho u shpreh se njoftimi ishte dërguar sipas adresave që dispononin më parë dhe kërkoi që të shtyhet seanca e të dërgohen njoftimet për katër dëshmitarët në gjithë adresat e mundshme për njoftimin e tyre.

Bumçi dhe Zili u pyetën ndër të tjera mbi rrethanat e një shkrese të dërguar me faks në vitin 2007 nga Ministria e Drejtësisë në atë të Mbrojtjes, ku ka qenë një shënim për “Z. Shkëlzen Berisha”. Ish-ministri Bumçi mohoi të kishte bërë ndonjëherë shënim të tillë dhe vërejti se kur e kishte parë në medie një gjë të tillë kohë pas ngjarjes, kishte kryer kallëzim penal për këtë situatë. Bumçi pretendoi se kuptohej lehtësisht se shkrimi në shënim nuk është i ngjashëm me shkrimin e tij.

Megjithatë, ai pranoi se mund të ishte takuar rreth dy herë me Shkëlzen Berishën në zyrë gjatë periudhës së zgjedhjeve dhe se kishin diskutuar vetëm për fushatën dhe asnjëherë për çështje armësh apo diçka tjetër. Ai theksoi se marrëdhëniet me Shkëlzen Berishën i ka vetëm politike.

Bumçi pohoi se shkresat përgatiteshin nga drejtoritë përkatëse. Ai solli në vëmendje se nuk ishte jurist dhe nuk të bënte debat të shtuar mbi konkluzionet e ekspertëve të drejtorive përkatëse.

Ish-sekretarja e Bumçit, Alma Zili deklaroi se në periudhën kur rezulton të jetë dërguar faksi me shënim për Berishën, nuk ka qenë në detyrë. E pyetur për procedurën që ndiqnin shkresat, Zili shpjegoi se pasi ato cikloheshin nga ministri, kalonin në paradhomën e arkiv-protokollit ku regjistroheshin. Për axhendën e takimeve ajo sqaroi se mbante një bllok shënimesh, për që nuk ishte i miratuar.

Ish-këshilltari i Mediut, Plarent Ruka iu përgjigj pyetjeve, ndërkohë që theksoi se u qëndronte deklarimeve të dhëna pas ngjarjes, pasi sipas tij kishte kaluar kohë e gjatë dhe nuk mund të kujtonte gjithçka.

Ish-Ministri i Mbrojtes, Fatmir Mediu paraqiti më 30 nëntor në gjykatë dëshminë lidhur me procesin penal në ngarkim të tij për përgjegjësinë në ngjarjen e Gërdecit. Ai pranoi përgjegjësinë morale, por mohoi atë penale dhe këmbënguli se vepra penale për të cilën akuzohet është parashkruar dhe nuk mund të penalizohet.

 Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

Etiketa: Aldo BumçiAlma ZiliArmëdëshmitarëFatmir MediuGjokaGjykatëGjykatësGjyqIrena GjokaKlodian BrahokonfirmimParaPlarent RekaProkuroriSali BerishaSeancasekretarjaSHShkelzen BerishaShpërdorim detyreSPAKTragjedia e Gerdecit
I mëparshmi

‘Nuk jam llogaritar’: Rama shmang përgjegjësinë për milionat e zhdukura në Sharrë

Tjetri

Vonesat në ndërtimin e linjës së re mbajnë një hap larg modernizimit hekurudhën

Tjetri
Aksidenti i rëndë në punë i shoferit të Hekurudhës nuk u raportua

Vonesat në ndërtimin e linjës së re mbajnë një hap larg modernizimit hekurudhën

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.