AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Vonesat në ndërtimin e linjës së re mbajnë një hap larg modernizimit hekurudhën

Ndërsa punohet për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë, trenat udhëtojnë vetëm drejt Elbasanit dhe nga marsi deri në qershor transportojnë pelegrinët në kishën e Shna Ndout në Laç.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
3 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Trenat e mbetur në stacionin hekurudhor të Durrësit.

Linja e rehabilituar hekurudhore pranë stacionit të Durrësit tashmë ka marrrë formë thujajse përfundimtare.

Në të dy anët, paralelisht me të, në rrugët që të nxjerrin jashtë qytetit lëvizin një numër i madh automjetesh, që i drejtohen superstradës Durrës – Tiranë.

Ndërtimi i linjës së re hekurudhore pritet të lehtësojë trafikun e ngarkuar me kamjonë dhe autovetura drejt kryeqytetit.

Agroni, një nga hekurudhorët e vjetër, siç u pëlqen ta quajnë veten, tregon se që prej një jave në stacion janë shtruar shinat, dhe vagonët vetshkarkues SN 5 transportojnë materialin mbushës për trasenë.

“Shtrimi do të vazhdojë më tej edhe drejt Tiranës. Megjithatë, përfundimi i  parashikuar për marsin e vitit të ardhshëm duket larg – shton Agroni.

Në fakt, kontrata me kompaninë ndërtuese INC spa Torino është shtyrë deri në fund të vitit 2024, ndërsa nga ritmet e ulta duket se punimet duket se do të vazhdojnë edhe më tej.

Shifra e përgjithshme për realizimin e projektit arrin në 69.7 milionë euro. Gjysma e saj është një grant i Bashkimit Europian, ndërsa pjesa tjetër i përket një kredie dhënë shtetit shqiptar.

Në përgjigje të kërkesës për informim nga BIRN, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) shkruan se “punimet nndërtimore po ecin sipas planit të miratuar të punimeve”, duke shtuar se “deri më tani kanë përfunduar 54 % të punimeve ndërtimore”.

Linja hekurudhore në lagjet e Plazhit dhe Shkozetit ndjek të njejtën vijë të mëparshme. Betoni i shtruar i ka ndarë më mes oborret e banesave.

“Jam i shqetësuar – tha Gazmor Gripshi, se traseja kalon shumë pranë shtëpisë dhe fëmijët e vegjël që luajnë në oborr mund të rrezikohen përdiitë. Në kanë thënë, se pranë trasesë do të instalohen gardhe me tel gabian – tha Gazmori, duke shtuar se kështu u kanë thënë edhe për Kodin hekurudhor, që parashikon 25 metra hapësirë boshe gjithsej me shinat e trenit në mes. Të shohim – tund kokën banori i lagjes së Shkozetit.

Një pjesë e familjarëve ende nuk e kanë përfituar kompensimin nga shpronësimi, njëlloj si ata në zonën e Rinasit.

MIE në përgjigje të kërkesës nga BIRN shkruan se “një nga arsyet e vonesës së këtij projekti janë pikërisht shpronësimet që do të kryhen në zonën ku do të kalojë linja e re hekurudhore që do të ndërtohet për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA).

Në kuadër të këtij procesi në Fletoren Zyrtare nr.76 datë 17.05.2023 është publikuar kërkesa për shpronësim dhe pritet miratimi i VKM-së, për të vijuar me shpronësimin”.

Një nga specialistët hekurudhorë me përvojë, që kërkon të mos identifikohet tha për BIRN se “prej disa kohësh janë dorëzuar edhe projektet e tjera për ndërtimin e shtatë  stacioneve hekurudhore, aktualisht të amortizuara, por vonesat në lëvrimin e fondeve të parashikuara prej 12 milionë euro, mund të krijojnë probleme në dorëzimin e objekteve në kohë”.

Sipas të njejtit burim, “linja Durrës – Tiranë mund të funksionojë vetëm kur pranë stacionit të Durrësit të ngrihet një sallë moderne për komandimin e lëvizjes së trenave në të gjithë linjën, përfshirë edhe segmentin prej 5 km drejt Rinasit”

Nga linja e ardhshme, pranë qendrës MegaTek do të shkëputen dy dalje, njëra nga Durrësi dhe tjetra nga Tirana, të cilat do ti dërgojnë udhëtarët dhe mallrat drejt aeroportit të Rinasit, por situate e punimeve duket ende e vonuar.

Bashkë me segmentin e Rinasit gjatësia e përgjithshme e hekurudhës së rehabilituar  që parashikohet në project arrin në 39 km.

Qarkullimi i mallrave do të jetë i plotë, kur të  përfundojë linja hekurudhore që lidh HSH me portin tregtar  në Porto Romano, edhe ky një projekt ende i pafilluar.

Automatricat, trena që udhëtojnë në të dy destinacionet fundore pa nevojën e shinave ndihmëse për tu kthyer, do të jenë mjetet e para hekurudhore në funksion.

Më pas gjithçka do ti besohet linjës së elektrifikuar, një tjetër projekt ende i pafinancuar, që pritet të zbatohet më vonë.

“Sidoqoftë, tashmë kanë filluar të instalohen shtyllat metalike, që do të shërbejnë si mbajtëse të linjës ajrore elektrike – tha eksperti i hekurudhave .

Në stacionin hekurudhor, sot nuk nuk punon njeri. Në krahun tjetër, shumë pranë stacionit të hekurudhës betonierat po mbushin kolonat prej hekuri, të një objekti disakatësh.

Bashkia po realizon projektin e një parkingu me pesë kate, i cili do ti shërbejë kryesisht Terminalit të autobuzëve, por edhe turistëve që pritet të shfrytëzojnë portin e ardhshëm të jahteve.

Agroni i veshur me xhup dhe me kapuç në kokë, bën me dorë nga tabela e orareve të trenave.

“Tani gjatë ditës, trenat shkojnë nga Durrësi vetëm drejt Elbasanit – tregon ai. Askund tjetër,  – shton Agroni, pastaj kujtohet:

Harrova, se nga marsi deri në qershor, për tu ardhur në ndihmë besimtarëve të krishterë të kishës së Shna Ndout, çdo të martë trenat bëjnë linjën Shkodër-Laç e kthim. Ja, kaq deri tani! – përfundon hekurudhori.

Etiketa: AeroportBashkiaBashkimit EuropianbesimtarëBIRNDurrësEuroIMTKEKishëkrishterëLaçMinistria e Infrastrukturës dhe EnergjisëParaPiSPorto RomanoSHShkodërShkozetShna NdoushpronësimTIATiranaTiranëturistURAVKM
Tjetri
Emigrantët në Rusi në gatishmëri ndërsa Finlanda rihap pjesërisht kufirin

Emigrantët në Rusi në gatishmëri ndërsa Finlanda rihap pjesërisht kufirin

pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
edi rama

Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

15:24 | 21/06/2026
rezidenca 2

Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale

07:08 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.