AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Vendimi i KPA: Arsyet e shkarkimit të gjyqtarit Erarbër Madhi

Ndryshe nga shumica e KPK që u bind nga shpjegimet e gjyqtarit të Gjykatës Administrative Tiranë, Erarbër Madhi, Kolegji çmon se pasuritë e trashëguara nga nëna mund të jenë pasuri të fshehura të subjektit dhe e shkarkoi atë për deklarim të pamjaftueshëm.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:36 | 16/12/2023
në Analiza, KPA
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Erarbër Madhi dhe avokati i tij, Julian Mërtiri pas seancës në KPA. Foto: Vladimir Karaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi më 27 korrik të ndryshojë vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative Tiranë, Erarbër Madhi dhe e shkarkoi atë nga detyra për fshehje në emër të nënës të një apartamenti dhe investimi në bono thesari, duke çmuar se është gjendur në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm.

Madhi punoi prej 19 vjetësh në sistemin gjyqësor në Fier, Vlorë dhe në Gjykatën Administrative të Tiranës që nga viti 2013. Ai u konfirmua më 13 shkurt nga Komisioni me shumicë votash, ndërkohë që një prej anëtareve në pakicë çmoi se ai duhej shkarkuar, pasi pasuritë me vlerë totale prej 20.7 milionë lekësh të trashëguara nga prindërit, dyshohej të ishin pasuri e fshehur e tij.

Në pretendimet përfundimtare në KPA, Madhi i qëndroi mbrojtjes që bëri në KPK duke këmbëngulur se babai i ndjerë kishte vënë mënjanë paratë përmes punës së tij si ekspert i armëve kimike në shërbim të organizmave ndërkombëtare, si NATO, ndërsa ai gjendej në pamundësinë objektive për vërtetimin e ligjshmërisë së këtyre të ardhurave për shkak se NATO nuk kishte kthyer përgjigje.

Duke iu referuar një rekomandimi të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi konfirmimin e Madhit dhe u qëndroi shkaqeve të ngritura se ky subjekt rivlerësimi nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë e për rrjedhojë duhet shkarkuar.

Në vendimin e arsyetuar të Kolegjit analizohet fillimisht statusi ligjor i nënës së ndjerë të gjyqtarit Madhi në raport me procesin e rivlerësimit kalimtar, nëse ajo konsiderohet person i lidhur apo person tjetër i lidhur, si dhe se deri në çfarë kufijsh ekzistonte detyrimi për të provuar ligjshmërinë e pasurisë së saj.

Madhi, si në Komision, ashtu dhe parashtrimet e paraqitura në KPA, ka pretenduar se nëna e tij nuk mund të konsiderohet person i lidhur me të apo person tjetër i lidhur me të, pasi ajo nuk ka rezultuar në cilësinë e dhurueses, huadhënëses apo huamarrëses. Bazuar në këto rethana, ai ka pretenduar se nuk ka pasur detyrim ligjor për të justifikuar ligjshmërinë e apartamentit dhe të bonove të thesarit të përfituara nga dëshmia e trashëgimisë së nënës.

Kolegji vëren se nga aktet në fashikujt e Komisionit, konstatohet se nëna e subjektit ka qenë në të njëjtën certifikatë familjare vetëm për periudhën 2005 – 2012, para fillimit të procesit të rivlerësimit kalimtar dhe sipas legjislacionit për vetingun e magjistratëve, ajo nuk mund të konsiderohet si person i lidhur me subjektin.

Lidhur me konsiderimin ose jo të nënës si person tjetër i lidhur, trupi gjykues sjell në vëmendje se që dikush të konsiderohet i tillë, duhet të provohet një lidhje interesi mes tyre, që vjen si pasojë e një interesi pasuror ose e çdo marrëdhënieje tjetër biznesi.

Në rastin konkret, midis Madhit dhe nënës së tij nuk ka pasur asnjë marrëdhënie interesi të natyrës së huasë apo të dhurimit, ndërkohë që interesi pasuror lidhur me dy pasuritë që ai ka përfituar pas vdekjes së nënës në vitin 2019, nuk kanë qenë pjesë e deklaratës “veting” pasi janë poseduar më vonë dhe janë konstatuar nga KPK në kuadër të procesit të vetingut.

“…Subjekti i rivlerësimit, prima facie, nuk ka pasur detyrimin për të provuar gjatë procesit të rivlerësimit ligjshmërinë e dy pasurive të nënës, të cilat i kanë kaluar me trashëgimi, pasi nëna e tij nuk ka pasur statusin e personit të lidhur apo të personit tjetër të lidhur, dhe se, në kushtet e mungesës së një marrëdhënieje interesi, dy pasuritë e saj nuk mund t’i nënshtroheshin hetimit vetëm për faktin se subjekti i ka trashëguar ato. Por, trupi gjykues thekson se ky qëndrim do të ishte ezaurues vetëm në rastin kur nuk do të kishte pasur dyshime mbi mungesën e burimeve të ligjshme të nënës së subjektit për krijimin e këtyre dy pasurive, ashtu siç dhe ka konstatuar Komisioni gjatë procesit të hetimit, duke ngritur dyshime për pasuri të fshehura të subjektit”, vëren KPA.

Trupi gjykues vlerëson se kontrolli i ligjshmërisë së të ardhurave për krijimin e këtyre dy pasurive, objekt ankimi, është në përputhje me jurisprudencën e Kolegjit lidhur me detyrimin që kanë organet e rivlerësimit për të kryer hetime për çdo pasuri për të cilën ka të dhëna apo dyshime të arsyeshme se është një pasuri e fshehur e subjektit të rivlerësimit, pavarësisht se ajo mbahet në emër të personave të lidhur, të tjerë të lidhur apo shtetasve të tjerë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me subjektin.

KPA i gjen të pabazuara në situatën faktike argumentet e Madhit se, “nëse nëna e tij nuk do të kishte ndërruar jetë përpara përfundimit të procesit të rivlerësimit, këto pasuri nuk do të hetoheshin nga Komisioni”. Trupi gjykues sjell në vëmendje se institucionet e rivlerësimit vlerësojnë dhe vendosin në zbatim të parimeve të proporcionalitetit dhe objektivitetit, bazuar në rrethanat specifike dhe objektive të çështjes në shqyrtim dhe jo në bazë të situatave apo sjelljeve hipotetike të subjekteve të rivlerësimit.

Sipas Kolegjit, i njëjti hetim apo kontroll mund të ushtrohej prej Komisionit edhe në rast se nëna e Madhit do të ishte ende në jetë, nëse do të ngriheshin dyshime për pasuri të fshehura për rrethana që ekzistojnë dhe që nuk lidhen me ndërrimin e jetës, por me shkaqet e tjera të ngritura në ankim.

Shumica e KPK, duke marrë në konsideratë shpjegimet e subjektit pas kalimit të barrës së provës, provat indirekte në lidhje me të ardhurat e mundshme të prindërve të tij, si dhe faktin që burimi primar i dy pasurive është trashëgimia, ka konkluduar se apartamenti dhe likujditetet në bono thesari në shmën 4 milionë lekë janë pasuri të krijuara nga nëna në një mënyrë të ligjshme, pasuri që Madhi i ka përfituar përmes trashëgimisë. Po ashtu, KPK ka vlerësuar se subjekti nuk mund të penalizohet për paqartësitë e mbetura lidhur me kursimet e prindërve të tij.

Por, Kolegji konstaton se të ardhurat e provuara nga prindërit e subjektit në masën totale rreth 4.5 milionë lekë janë dukshëm shumë më të ulëta se vlera prej 20.7 milionë lekësh që kanë qenë investimet e nënës për bono thesari dhe blerje apartamenti, në vitet 2008 dhe 2012.

Po ashtu, KPA vëren se Madhi nuk ka bërë asnjë shënim në deklaratat periodike vjetore për kursime cash të të atit ashtu si ka pretenduar gjatë procesit të “vetingut”. Sipas KPA, pavarësisht se ky mosdeklarim nuk e ngarkon me përgjegjësi subjektin në kuadrin e procesit të rivlerësimit, ai ka vlerë në drejtim të provueshmërisë së deklarimeve të tij po në kuadër të vetingut.

Në vijim, Kolegji analizon qëndrimet e subjekit lidhur me marrdhëniet me nënën. Trupi gjykues konstaton se Madhi, gjatë gjithë procesit të rivlerësimit në të dy shkallët e vetingut, ka deklaruar vazhdimisht se ka pasur një marrëdhënie të ftohtë për një periudhë të gjatë kohore me nënën, e cila ka jetuar më vete. Ai ka pretenduar se nuk ka pasur dijeni mbi të ardhurat dhe kursimet e prindërve të tij apo mbi përfitimet e nënës nga trashëgimia nga familja e saj.

“…Trupi gjykues vëren se është në kundërshtim me rrethanat faktike të evidentuara nga hetimi në Komision, si dhe nga aktet, nga të cilat rezulton se disa nga veprimet e kryera nga subjekti i rivlerësimit kanë qenë të lidhura me ato të kryera nga nëna e tij, siç është rasti i ndarjes nga certifikata familjare disa ditë pas blerjes së apartamentit nga nëna apo deklarimi prej saj në bankë i së njëjtës adresë banimi me të birin”, shprehet trupi gjykues dhe shton se këto deklarime kontradiktore dhe të paprovuara të Madhit janë bërë me qëllimin e vetëm për të krijuar një distancë fiktive dhe një justifikim për mosprovimin prej tij të së kundërtës së disa prej gjetjeve të dala gjatë hetimit.

Po ashtu, konstatohet se është i pabazuar pretendimi se ndarja nga certifikata familjare është bërë me kërkesë të nënës së tij, pasi nga dokumentet e administruara ka rezultuar se kërkesa është bërë nga vetë gjyqtari Madhi.

Megjithtë, KPA çmon se nëse deklarimet kontradiktore të subjektit lidhur me vendbanimin e tij dhe të nënës, do të ishin e vetmja paqartësi në deklarime, nuk do të përbënin indicie të mjaftueshme për t’i lidhur me dyshimet për një fshehje të pasurisë prej tij.

Por, pamundësia për të provuar se prindërit kanë pasur të ardhura e kursime për të mbuluar dy pasuritë që ai ka trashëguar; kujdesi për të evidentuar qartë faktin që pagesa e shtëpisë është bërë nga nëna e tij në prezencë të noterit; mospërdorimi asnjëherë i apartamentit nga nëna e subjektit; veprimet e subjektit për ndarjen nga certifikata familjare menjëherë pas blerjes së apartamentit; deklarimet konsistente për një marrëdhënie të ftohtë dhe të distancuar me nënën në kundërshtim me faktet e evidentuara gjatë procesit të rivlerësimit – kanë krijuar tek Kolegji dyshime të arsyeshme se të gjitha këto veprime janë bërë në funksion të fshehjes së pasurisë.

Më përfundim, KPA ka vendosur shkarkimin e gjyqtarit Erarbër Madhi për deklarim të pamjaftueshëm dhe fshehje të pasurisë,

Etiketa: AdministrativeAnkimAnkimiArmëblerjeBono thesaricertifikatadetyrimErarbër MadhiFierGjykata Administrative TiranëGjykatëGjykatësGjyqGjyqtareHetimhetimeIrena NinoKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisionKontrolliKPAKPKMagjistratMASMosdeklarimNATOONMParaPiSPunëraportrivlerësimiSHTiranëVendimiVeting
I mëparshmi

SPAK kërkon gjykimin e 21 të pandehurve për trafik droge me Italinë

Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar – Andi Pogaçe – Prokuroria e Fierit

Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Andi Pogaçe – Prokuroria e Fierit

Skeda e pasurisë së deklaruar – Andi Pogaçe - Prokuroria e Fierit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.