AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komuniteti kundërshton projektin për devijimin e lumit të Shushicës

Banorët e luginës së Shushicës kanë dalë në protestë për të katërtën herë rradhazi duke kundërshtuar projektin e planifikuar për ndërtimin e ujësjellësit të Himarës, i cili sipas tyre do t’u shkaktonte dëme të pakthyeshmë në bujqësi dhe blegtori.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banorët e komunitetit të luginës së Shushicës në protestë kundra projektit që parashikon devijimin e lumit. Foto kortezi_EcoAlbania

Dhjetra aktivistë dhe banorë të komunitetit pranë luginës së Shushicës protestuan këtë fundjavër për të katërtën herë rradhazi kundër projektit për devijimin e ujit nga burimi i Lëpushës, projekt i cili parashikon ndërtimin e ujësjellësit të Himarës.

Banorët e fshatrave të prekur nga ky projekt shprehen të shqetësuar për dëmet në zonë, dhe pasojat afatgjata të këtij ndërtimi.

“Me devijimin e ujit, do të paralizohet ekonomia e 30 fshatrave, e cila mbështetet në bujqësi dhe blegtori. E vetmja rrugë është braktisja e zonës nga njerëzit”, u shpreh ish-kryeplaku i fshatit Kuç, Asllan Lala.

Projekti i planifikuar në luginën e Shushicës, pjesë e Parkut Kombëtar të Lumit Vjosë, prek 35 fshatra të cilët nuk janë përfshirë në konsultime deri më sot.

“Uji që mendohet të shfrytëzohet, vë në pikëpyetje jetën dhe ekzistencën e rreth 12,500 banorëve, pesë mijë bagëtive, katër mijë bletëve e shumë lloje të tjera kafshësh e bimësh të egra”, tha drejtori ekzekutiv i Eco Albania, Olsi Nika.

“Duke qenë se lumi i Shushicës rrjedh kryesisht në një formacion gjeologjik karstik, ku është tipike fundosja e ujit nën tokë, çdo devijim i ujit do të ketë një ndikim të rëndësishëm në lidhjen gjatësore të ekosistemit lumor”, shtoi Nika, mbi pasojat e kësaj ndërhyrje.

Banorët kanë organizuar protesta të vazhdueshme, si edhe kanë mbledhur firma për peticione të cilat i janë dorëzuar institucioneve vendore, por aktualisht akoma pa një rezultat.

“Ne si banorë e kemi mirëpritur shpalljen e parkut kombëtar dhe presim që kjo të na sjellë zhvillimin e turizmit në zonë, por të marrësh ujin e lumit që në burim është hipokrizi që ne nuk e pranojmë”, u shpreh një prëj banorëvë të fshatit Brataj, Sotir Zahoaliaj.

Sipas ekspertit dhe aktivistit mjedisor Olsi Nika, projekti për ndërtimin e ujësjellësit në Bashkinë Himarë është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë dhe e pakthyeshme në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, i cili u shpall si zonë e mbrojtur në muajin Mars 2023.

Etiketa: aktivistAsllan LalaBanorëBashkia HimarëblegtoriBratajEco AlbaniaEkonomiahimarëKuçLumindikimOlsi NikaPRProtestaSHShushicaSotir ZahoaliajUjësjellësVjosa
Tjetri
Këshilli i Mandateve miraton kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës

Këshilli i Mandateve miraton kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.