AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Këshilli i Mandateve miraton kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës

Pesë deputetë socialistë dhe Enkelejd Alibeaj nga opozita miratuan unanimisht kërkesën e SPAK për të lejuar arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. SPAK pretendoi se kërkesa për arrestim lidhej me moszbatimin e vendimeve të gjykatës, ndërsa mbrojtja e Berishës e cilësoi kërkesën politike dhe kërkoi pezullimin e procesit deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
17:53 | 18/12/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë protestës para Kuvendit të Shqipërisë. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.

Këshilli i Mandateve i Kuvendit të Shqipërisë miratoi të hënën një kërkesë të SPAK për të lejuar caktimin e një mase arresti ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i akuzuar për korrupsion pasiv në atë që njihet si afera me pronat e Klubit Partizani.

Kërkesa e SPAK për të autorizuar arrestin do të votohet në Kuvend në seancën e së enjtes.

Mbledhja e Këshillit të Mandatave filloi me masa të ashpra sigurie për shkak të protestës së organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha para hyrjes së Kuvendit. Për shkak të protestës godina ishte e rrethuar me punonjës të policisë, ndërsa brenda korridoreve kishte prani të shtuar të gardës dhe policisë.

Megjithatë, seanca vijoi normalisht dhe mbrojtësit e Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, parashtruan një kërkesë për pezullimin e shqyrtimit deri në shpalljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Gjokutaj tha se 30 deputetë të opozitës kishin bërë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të interpretuar nenin 73 pika 2.

Mbrojtja e Berishës pretendon se masat e marra nga Gjykata e Posaçme për “detyrim paraqitjeje” dhe ndalimi për t’u larguar nga Shqipëria janë “heqje lirie” dhe këmbëngul që për to duhej të ishte bërë kërkesë në Kuvend. Por kjo kërkesë u rrëzua nga Këshilli i Mandateve që vuri në dukje se ajo ishte e pabazuar në ligj.

Në krahun tjetër, prokurorët e SPAK Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja parashtruan kërkesën, duke këmbëngulur se masat e marra deri në atë moment nuk kërkonin autorizim të Kuvendit. Në përgjigje të pyetjeve të deputëteve dhe avokatëve të Berishës, Kraja theksoi disa herë se kërkesa për arrestim bazohej vetëm në faktin që Berisha kishte refuzuar të zbatonte vendimet e gjykatës deri në atë moment.

“Ne themi që Berisha nuk zbaton vendimet e dy Gjykatave të Posaçme, është shtetas i Shqipërisë, dhe si i tillë duhet të jetë i barabartë para ligjit,” tha Kraja.

Kraja këmbënguli që kërkesa e SPAK nuk kishte prapavijë politike, dhe në përgjigje të pyetjes së deputetit të opozitës, Enkelejd Alibeaj, tha se SPAK ishte përballur me akuza për njëanshmëri politike edhe në rastin e arrestimeve të përfaqësuesve të shumicës, por se qëndrimet nuk ishin politike.

Mbrojtja e Berishës u përfshi disa herë në polemika me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, ndërsa Gjokutaj e akuzoi Këshillin e Mandateve për paragjykim. Gjokutaj pretendoi se SPAK nuk kishte kryer hetime të plota dhe kishte fshehur prova që vinin në dukje rolin e kryeministrit Edi Rama si ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës në procesin e tjetërsimit të destinacionit të truallit të klubit Partizani. Avokatët po ashtu pretenduan se nuk kishte arsye pse të ndryshohej masa ndaj Berishës. Avokati Sokol Mëngjesi vuri në dukje në fjalën e tij se Berisha nuk ishte njoftuar rregullisht për masat shtrënguese, nuk kishte tentuar të largohej nga vendi dhe se masa e marrë ndaj tij deri në këtë moment ishte e paligjshme.

Përfaqësuesit e PS duke votuar pro kërkesës së SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Berishës. Foto: LSA.

Të 6 deputetët e pranishëm në sallë, Lindita Nikolla, Emonela Felaj, Klotilda Bushka, Arben Pëllumbi, Bledi Çuçi të Partisë Socialiste dhe Enkelejd Alibeaj nga segmenti i Partisë Demokratike të drejtuar nga Basha arsyetuan unanimisht se kërkesa duhej të miratohej, sa kohë që nuk kishte të dhëna se ajo ishte politike.

Alibeaj tha në fjalën e tij se ky ishte qëndrimi i vjetër dhe konseguent i Partisë Demokratike, ndërsa parashtroi se në vitin 2012, PD kishte kërkuar heqjen totale të imunitetit. Gjatë seancës së pyetjeve, Alibeaj u tha avokatëve të Berishës nëse ky i fundit kishte marrë nën shqyrtim qëndrimin moral të heqjes dorë nga mandati deri në përfundim të procesit penal ndaj tij.

“Ta konsiderojmë si shërbim ndaj shqiptarëve sot e në të ardhmen, zero imunitet për askënd, mbështetje totale për SPAK. Krijimi i një kushti pozitiv, që mos lejojë perceptimin se po krijohen dopio standarde,” tha Alibeaj.

Të njëjtin qëndrim mbajtën edhe deputetët e shumicës, që u fokusuan kryesisht në barazinë para ligjit ndërsa vunë në dukje se Berisha kishte refuzuar të zbatonte vendimin e Gjykatës së Posaçme. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, gjatë fjalës së tij në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, vuri në dukje qëndrimin e Komisionit të Venecias, sipas të cilit mbrojtja për deputetët jepej vetëm në raste shumë të rralla. Ai po ashtu tha se çdo kërkesë e SPAK do të miratohej. “Çdo kërkesë e SPAK, pavarësisht nëse deputeti është i majtë, i djathtë apo i asnjë krahu politik, do të gjejë mbështetjen tonë,” tha Çuçi.

Gjatë kohës që zhvillohej seanca, Berisha udhëhoqi një protestë para dyerve të Kuvendit të Shqipërisë në të cilën akuzoi SPAK se i shërbente Edi Ramës. “Sot në parlament, dy larot mercenarë të Edi Ramës janë dëshmia më flagrante e shtetit monist,” tha Berisha duke iu referuar prokurorëve që kanë ngritur akuza ndaj tij.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Berishën se ndërmori ndryshime ligjore dhe vendime të Këshillit të Ministrave për të favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi në marrjen e pronës që i hapi rrugën ndërtimit të një kompleksi prej 17 pallatesh në zonën ku më parë ndodhej klubi sportiv “Partizani”. Berisha i ka mohuar akuzat dhe e ka cilësuar hetimin kundër tij si të orkestruar politikisht nga kryeministri Edi Rama.

 

Etiketa: AkuzaArben KrajaArben PëllumbiArrestimBashaBledi ÇuçideputetdetyrimEdi RamaEnkeleda MillonaiEnkelejd AlibeajErmonela FelajGenc GjokutajGjykataGjykata e PosaçmeGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesehetimeJamarbër MallteziKëshilli i Mandateve dhe RregulloresKlotilda BushkaKorrupsionKryeministri Edi RamakryetarkushtetueseLigjLindita NikollamandatetMASMasaMbrojtjandryshime ligjoreParaparlamentPartisë SocialistePartizaniPDprokurorProkuroriaProkuroria e PosaçmePSRamaSali BerishaSeancaSHshqipShqipëriaSPAKTiranë
I mëparshmi

Komuniteti kundërshton projektin për devijimin e lumit të Shushicës

Tjetri

Udhëzuesi i marrdhënieve të gjykatave me publikun dhe median hyn në fuqi

Tjetri
Autoritetet mbyllin sytë ndaj kërcënimit të gazetarëve nga krimi i organizuar

Udhëzuesi i marrdhënieve të gjykatave me publikun dhe median hyn në fuqi

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.