AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Prokurori Andi Pogaçe përballet pa telashe me vetingun

Komisioni nuk evidentoi probleme të prokurorit të Fierit, Andi Pogaçe në asnjë prej kritereve të rivlerësimit, ndërkohë që ai dha shpjegime të përmbledhura për dy çështje të hetuara prej tij për të cilat ishin ngritur pretendime në media.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:04 | 18/12/2023
në KPK, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Andi Pogaçe pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Prokurori i Prokurorisë së Fierit, Andi Pogaçe u përball pa probleme me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK gjatë seancës dëgjimore të hënën më 18 dhjetor, kur ai dha shpjegime vetëm për pretendimet e ngritura në medie për dy çështje të hetuara prej tij. Procesi i vetingut për prokurorin Pogaçe po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtar Olsi Komicin. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.

Andi Pogaçe përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe punon prej asaj kohe si prokuror në Prokurorinë e Jurdiksionit të Përgjithshëm, Fier. Në muajin shkurt ai u komandua si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Relatori Hamitaj tha se Komisioni nuk ka gjetur probleme për një autoveturë të blerë nga subjekti para fillimit të detyrës, si dhe për disa depozita në emër të tij dhe të familjarëve.

Ndërkohë, KPK ka verifikuar një apartament në Durrrës që Pogaçe e ka përdorur kundrejt qirasë, pasi janë marrë indicie nga një shkrim i publikuar nga një media online ku ngriheshin pretendime se subjekti kishte marrëdhënie me këtë pasuri, por pa cituar të dhëna për profesionalizmin.

Relatori Hamitaj sqaroi se Pogaçe ka deklaruar se nuk kishte marrëdhënie tjetër kundrejt kësaj pasurie veç asaj të qiramarrjes. Edhe nga hetimi i KPK ka rezultuar se subjekti nuk ka hetuar ndonjë çështje ndaj qiradhënësit. Po ashtu, në Prokurorinë e Fierit nuk rezulton të ketë qenë ndonjë procedim ku qiradhënësi të ketë qenë palë.

KPK ka verifikuar edhe nëse vlera e qirasë mujore prej 15 mijë lekësh përkonte me atë të tregut, prej nga nuk është gjetur ndonjë trajtim preferencial.

Po ashtu, ka rezultuar se qiradhënësi e ka porositur këtë pasuri në vitin 2007. Në përfundim, Hamitaj tha se nuk rezulton që të jenë gjetur indicie lidhur me pretendimet e ngritura.

Prindërit e prokurorit Pogaçe kanë porositur në vitin 2014 një apartament në Radhimë të Vlorës, pasuri për të cilën kanë deklaruar se kanë blerë me kursimet e tyre në vlerën 15 mijë euro dhe nje kredi 4 milionë lekë. Sipas Hamitajt, nga hetimi ka rezultuar se prindërit kanë pasur burime të ligjshme për kryerjen e këtij investimi.

KPK ka hetuar dhe një tjetër apartament në Tiranë, të blerë nga prindërit e subjektit rreth 10 vjet para se ai të fillonte detyrën si prokuror. Kjo pasuri i është dhuruar prokurorit Pogaçe nga prindërit. Relatori Hamitaj vërejti se për blerjen e këtij apartamenti, prindërit kanë marrë edhe një kredi. Sipas tij, nisur nga fakti se burimet për krijimin e kësaj pasurie duken të mjaftueshme, si dhe se është blerë një dekadë para se prokurori Pogaçe të fillonte detyrën, nuk është përfshirë në analizën financiare.

Pa probleme ka rezultuar dhe një tjetër apartament në Fier në pronësi të nënës së subjektit, pasuri që është përfituar nëpërmjet privatizimit në vitin 1993.

Relatori Hamitaj tha se nga analiza financiare e përgjithshme ka rezultuar bilanc pozitiv në çdo vit.

Prokurori Pogaçe u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, si dhe nuk u evidentuan probleme në kriterin profesional. Hamitaj relatori ndër të tjera pretendimet e ngritura në dy media. Në një rast ngriheshin pretendime nga denoncuesit se megjithëse kishin qenë të dëmtuar në një ngjarje ku ndaj tyre ishte ushtruar dhunë fizike, prokurori Pogaçe nuk kishte konsideruar raportin mjeko-ligjor por i kishte dërguar për gjykim.

Në shkrimin tjetër ngriheshin pretendime se subjekti kishte urdhëruar arrestimin e një bashkëpunëtori të policisë, i cili kishte ndihmuar në zbulimin e minave me telekomandë. Hamitaj sqaroi se kjo çështje është ende në hetim nga një tjetër prokuror, pas komandimit të subjektit në KLP.

Prokurori Andi Pogaçe u shpreh se kishte dhënë shpjegime për çdo pretendim të ngritur dhe se kishte rezultuar se ai kishte vepruar gjithmonë në zbatim të ligjit. Pasi kryesuesja Etleda Çiftja i sygjeroi që të jepte sqarime për denoncimet publike të kryera në medie, ai parshtroi qëndrimin e tij.

Lidhur me pretendimin për ndalimin e bashkëpunëtorit të policisë, subjekti theksoi se nuk kishte rezultuar ndonjë e dhënë e tillë gjatë hetimit. Sipas Pogaçes, kapja e personit në fjalë ishte kryer në flagrancë dhe nuk rezultonte që ai të gëzonte statusin e informatorit apo të bashkëpunëtorit të policisë. Subjekti verejti se një gjë e tillë nuk rezultonte as në materialet e referuara nga policia. Në vijim ai deklaroi se shkrimi ishte publikuar një ditë para se gjykata të jepte vendimin dhe se duket sa ka pasur qëllim të ushtrojë ndikim.

Për çështjen tjetër, ku denoncuesit pretendonin se ishin dërguar në gjyq megjithëse ishin viktima, subjekti sqaroi se ishte konkluduar se këta dy persona kishin shkuar në banesën e një të afërmi të tyre duke ushtruar dhunë, ndërsa ky i fundit kishte reaguar në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Sipas subjektit, personi tjetër gjendej në shtëpinë e tij dhe me fëmijë të mitur, ndërsa dy personat që pretenonin se ishin dhunuar ishin në fakt dhunuesit.

Lidhur me kualifikimin e veprës penale si dhunë në familje, ai shpjegoi se tre personat e përfshirë në konflikt kishin lidhje gjaku dhe se për të përcaktuar veprën penale i ishte referuar orientimeve të Gjykatës Kushtetuese që kërkon trajtimin e gjithë legjislacionit, praktikë që sipas tij është shumë efektive.

Në përfundim, prokurori Pogaçe kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 19 dhjetor, në orën 09:50.

 

Etiketa: Analiza financiareAnalizëAndi PogaçeEtleda ÇiftjaEuroFamiljeFierGjykataGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesegjykimGjyqHetimKëshilltar ligjorKLPKomisioni i Pavarur i KualifikimitkonfliktKPKkredikushtetueselulzim hamitajMarie TumaMediamedia onlinendikimOlsi KomiciOlsi KomicinParaPoliciaprocedimProcesi i vetingutprokurorProkuroreProkuroriProkuroria e Rrethit FierPunëSHtë miturVendimiviktimaVlorë
I mëparshmi

Korrupsion sh.a: Një histori e shkurtër e vitit 2023

Tjetri

Komuniteti kundërshton projektin për devijimin e lumit të Shushicës

Tjetri
Komuniteti kundërshton projektin për devijimin e lumit të Shushicës

Komuniteti kundërshton projektin për devijimin e lumit të Shushicës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.