AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata Kushtetuese: PD nuk legjitimohet në kërkesën për protokollin mes Ramës dhe Melonit

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi me shumicë votash se Partia Demokratike nuk legjitimohej të ankohej sa i përket protokollit mes Italisë dhe Shqipërisë, duke ndryshuar nga një vendim i vitit 2009 për atë që njihet si “Marrëveshja e Detit” kur u legjitimua Partia Socialiste. Gjykata arsyeton se situata për dy vendimet është e ndryshme.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 1 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Foto kortezi: Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese njoftoi të premten në një konferencë shtypi me gazetarë se kishte vendosur të mos kalonte për shqyrtim në themel një kërkesë të Partisë Demokratike të firmosur nga Lulzim Basha për rrëzimin e Protokollit mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

Gjykata, e cila më herët ka pranuar një kërkesë të deputetëve të opozitës me thuajse të njëjtin objekt dhe pezulloi ratifikimin e marrëveshjes, arsyeton se partitë politike nuk legjitimoheshin t’i drejtoheshin asaj për çështje që nuk preknin direkt interesat e tyre. “Partia Demokratike e Shqipërisë nuk legjitimohet ratione personae t’i drejtohet Gjykatës, pasi nuk provohet interesi i saj i drejtpërdrejtë në çështjen kushtetuese të ngritur”, thuhet në njoftim.

Në arsyetim gjykata lë të kuptohet se vendimi i vitit 2009 kur u pranua një kërkesë e Partisë Socialiste për të shqyrtuar “Marrëveshjen e Detit” mes Shqipërisë dhe Greqisë ishte një rast përjashtimor. Sipas njoftimit ky vendim u mor në një kohe kur Kuvendi nuk ishte funksional dhe marrëveshja cënonte interesin publik.

Gjykata shpjegon se në rastin konkret sa kohë Kuvendi mund ta vejë atë në lëvizje përjashtimi i bërë në 2009 nuk mund të përsëritej.

Marrëveshja mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni, që lejon ngritjen e një kampi refugjatësh në Gjadër është pezulluar po me vendim të Gjykatës Kushtetuese që pritet të shqyrtojë në janar përputhjen e saj me Kushtetutën e Shqipërisë. Marrëveshja është kritikuar nga organizatat për të drejtat e njeriut. Marrëveshja që u nënshkrua pa transparencë po ashtu pretendohet të jetë marrë në shkelje të ligjit.

Etiketa: BashadeputetEdi RamagazetarGiorgia MeloniGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesekushtetueseKuvendiLulzim BashaMarrëveshjaMeloniPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePartisë DemokratikePartisë SocialistePDRamaSHshqipVendimVendimi
Tjetri

Debate mes kallzuesit dhe ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.