AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Marrëveshja e defiskalizimit shton radhët e pensionistëve Italianë në Shqipëri

Mijëra shtetas italianë kanë vendosur ta kalojnë pleqërinë e tyre në Shqipëri pas marrëveshjes së qeverive të të dy vendeve që mundëson anulimin e taksimit për pensionet italiane.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
3 years më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Pixabay

Juljeta dhe Giuseppe kanë ftuar 11 mysafirë për darkën e Krishtlindjes. Të zotët e shtëpisë janë njohur në Napoli vite më parë dhe njësoj si 4,000 bashkatdhetarë nga Italia jetojnë në Durrës.

“Disa janë miq pensionistë italianë që banojnë pranë nesh, ndërsa të tjerët shokë e familjarë durrsakë”, tha Juljeta.

“Çdo të shtunë, në katedralen ‘Shën Luçia’, famullitari e zhvillon meshën në gjuhën italiane dhe kisha është plot.  Por herën e fundit frekuentimi ishte i ulët, pasi një pjesë e mirë kanë shkuar në Itali për festat e fundvitit me familjet e tyre”,  tha për BIRN Juljeta Palumbo.

Numri i shtetasve nga Italia që jetojnë në vendin tonë u shtua vitet e fundit, pas marrëveshjes së qeverive të të dy vendeve, që mundëson anulimin e taksimit për pensionet italiane.

“Marrëveshja dypalëshe këtu na mundëson defiskalizimin.  Pra, pensionistët italianë që banojnë në Shqipëri nuk paguajnë taksa për pensionin italian”, tha për BIRN Giuseppe Palumbo, i cili mban detyrën e sekretarit nacional të Shoqatës së Italisë në Botë, AIM, duke shtuar se “për shkak të legjislacionit italian, pritet një ndryshim i marrëveshjes së mëparshme”.

Përvoja të tilla lehtësuese ishin krijuar më parë në Portugali, Bullgari, Tunizi, etj., por aktualisht këto vende kanë vendosur t’i mbyllin marrëveshjet për defiskalizimin dhe pensionistët po u drejtohen qyteteve shqiptare.

Sipas Palumbos, sot në vendin tonë llogaritet një komunitet prej 19 mijë pensionistësh italianë, pjesa më e madhe e të cilëve jetojnë kryesisht në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër.

Të moshuarve u shtohet edhe një grup i madh sipërmarrësish dhe të punësuarish nga Italia, të cilët punojnë në qytete të ndryshme shqiptare.

Ata kanë krijuar jo pak miqësi me vendasit dhe në Durrës një gjë e tillë nuk është e vështirë për shkak të italishtes, që njihet masivisht nga të gjitha moshat.

Por pensionistët italianë në Shqipëri nuk e kanë të lehtë të organizohen për veprimtari të përbashkëta dhe aq më shumë për të krijuar grupime apo shoqata.

Gaetano Castellon bashkatdhetarët e tij e quajnë “dekani” i italianëve në Durrës.

Sipërmarrës për impiantet e gazit që nga viti 1992 në Vlorë, Tiranë dhe Durrës, 81-vjeçari është një nga frekuentuesit e shfaqjeve të të gjitha llojeve edhe në Durrës dhe kryeqytet, madje në oborrin e banesës së tij historike që prej tre vitesh organizon festën e 2 qershorit, Ditën e Republikës së Italisë.

Shtepia e Castellos në Rrashbull

“Mulliri i Bullgarit”, 6 km larg qytetit, është ndërtuar në fundin e shekullit të 19-të nga një grup mjeshtrash nga Sardenja, Itali.

Sipas Gaetanos, ata sapo kishin përfunduar ngritjen e katedrales “Shën Luçia” në qendër të Durrësit, kishën katolike ku kanë kontribuar figura të rëndësishme të historisë sonë si Dom Nikoll Kaçorri apo Dom Vinçens Prendushi.

Gaetano është një nga italianët e shumtë të Durrësit që nuk flasin gjuhën shqipe, ndonëse prej shumë vitesh jetojnë në Shqipëri.

“E vërtetë, por kur unë përpiqem të them diçka në shqip, menjëherë miqtë shqiptarë përgjigjen në gjuhën time”, justifikohet Gaetano.

Miqtë e tij shqiptarë dhe të huaj festuan edhe kur presidenti i Republikës së Shqipërisë e nderoi atë me titullin “Për merita të veçanta civile”.

Sipas marrëveshjes mes dy vendeve, pensionistëve italianë nuk u lejohet të punojnë në shtetin ku janë vendosur.

Por disa prej tyre kanë gjetur mundësi për të qenë të vlefshëm.

Angela, një zonjë 69-vjeçare, shkon çdo ditë në një nga qendrat e kujdesit shëndetësor dhe u vjen në ndihmë të moshuarve apo pacientëve që kanë nevojë. “Ndihem mirë kur më falënderojnë dhe, mbi të gjithë, bëhem e dobishme”, shton Angela.

Por jeta bën të vetën dhe tashmë në varrezat e Durrësit pushojnë përjetësisht edhe pensionistët e parë italianë.

“Francesca Savoca, 65 vjeçe, ndërroi jetë para një muaji pas një ataku kardiak. Bashkë me të shoqin, që të dy nga Mesina, ata kishin punuar për vite me radhë në Lugano Zvicër”, tha znj Angela për BIRN.

“E varrosëm pranë të shoqit në varrezën e re të Durrësit, ashtu siç e kishte lënë amanet”, shtoi ajo.

Edhe Giuseppe Palumbo nuk ka hequr dorë asnjë ditë nga pasioni i tij artistik.

Në kuadër të një shoqate kulturore, ai dhe bashkëshortja kanë organizuar koncerte në Durrës, Sarandë dhe Gjirokastër.

“Në amfiteatrin e Durrësit u krijua një atmosferë mjaft e bukur dhe, veç Juljetës, ishin ftuar edhe artistë nga Napoli”, tha Giuseppe.

“Ne po punojmë për një binjakëzim kulturor mes Durrësit dhe Napolit”, përfundoi napoletani i dashuruar me Durrësin.

Etiketa: BIRNBullgariDom Nikoll KaçorriDom Vinçens Prendushi.DurrësGaetano CastelloItaliItaliaJuljeta PalumboKishëkomunitetLuganoMarrëveshjamarrëveshjeMjaftNapoliParapensionetpensionistëPiSPunëSarandëSardenjaSHShën LuçiaShkodërshqipShqipërishqiptaretaksaTiranëVlorëZvicër
Tjetri
2023: Viti në foto

2023: Viti në foto

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.