AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Fotogaleri

2023: Viti në foto

Viti në fotografi është një mënyrë për të përkujtuar ngjarjet e mëdha të lajmeve nga janari në dhjetor, të përcjella nëpërmjet lentes së fotografes Nensi Bogdani.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
3 years më parë
në Artikull kryesor, Fotogaleri
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lideri i opozitës, ish kryeministri Sali Berisha, duke valëvitur flamurin kombëtar gjatë një proteste të opozitës në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Shkurt, 2023. Foto_Nensi Bogdani

Viti 2023 ka qenë plot ngjarje, vizita dhe samite. Në korrik ish-Presidenti i SHBA-së Bill Klinton vizitoi Shqipërinë, në tetor në Tiranë u mbajt samitin Procesit të Berlinit dhe presidenti francez Emanuelle Macron ndaloi gjithashtu në Tiranë.

Gjatë këtij viti nuk munguan as protestat të udhëhequra nga opozita, marshimi i krenarisë i komunitetit LGBT dhe as karnevalet dhe traditat e tjera – qofshin këto pagane apo fetare.

Besimtarë të krishterë kapin kryqin në Ditën e Ujit të Bekuar në Portin e Durrësit. Janar, 2023. Foto_Nensi Bogdani

Paraditen e 6 janarit, Kisha Ortodokse ”Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës u mbush prej besimtarëve ortodoksë, të cilët ndoqën shërbesën e Bekimit të Madh të Ujit. 6 Janari simbolizon kremtimin e Ditës së Epifanisë/Theofanisë, ose siç njihet ndryshe edhe si Dita e Shfaqjes së Perëndisë dhe Bekimit të Ujit, e lidhur me pagëzimin e Jezusit në ujërat e lumit Jordan. Ndaj dhe tipari kryesor i festës së Epifanisë është Bekimi i Madh i Ujit. “Epifani do të thotë shfaqje e sipërme. Fillimisht ishte vetëm një festë e “shfaqjes së Perëndisë” në botë, në formë njerëzore. Festa quhet shpesh, sikurse edhe në librat e shërbesave ortodokse, Theofani, ose shfaqje e Jisuit”, citohet në deklaratën e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Kjo festë kremtohet në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Berat, Tiranë, Fier, Korçë dhe Pogradec me hedhjen e kryqit në një hapësirë ujore si det, liqen apo lumë, ndjekur nga një grup të rinjsh të cilët notojnë për ta kapur atë.

Forca policore ndërhyjnë për të neutralizuar aksionin e protestusve gjatë një proteste opozitare pranë Parlamentit. Shkurt, 2023. Foto_Nensi Bogdani.
Instalacioni ‘Këpucët e Kuqe’ më 8 Mars në sheshin Nënë Tereza, në shenjë proteste ndaj grave të vrara ndër vite. Mars, 2023. Foto_Nensi Bogdani.

Dhjetëra këpucë të kuqe u vendosën në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë, si protestë dhe kujtim i të gjitha grave që kanë humbur jetën prej dhunës.

Fjalët ‘Liri-Demokraci’ të pikturuara në pantallonat e një protestuesi gjatë një tubimi opozitar. Mars, 2023. Foto_Nensi Bogdani.
Flamuri i LGBTI valëvitet në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ gjatë paradës PRIDE 2023. Maj, 2023. Foto_Nensi Bogdani
Karnavalet e Nartes festohen tre ditë rradhazi çdo Prill, në të Dielën e Pashkëve Ortodokse, ku qindra vendas nga fshati Nartë kthehen nga emigrimi për të kremtuar këtë traditë të lashtë. Prill, 2023. Foto_N Bogdani

Në përfundim të Pashkëve Ortodokse, përgjatë rrugicave të fshatit të Nartës dëgjohen tingujt e klarinetës dhe zërat e gëzueshëm të dhjetëra të rinjve, të cilët gjallërojnë sheshin kryesor pranë kishës Shën e Diela, përgjatë tre ditëve të karnavaleve. Karnavalet e Nartës janë një festë që e karakterizon këtë fshat ortodoks dhe nuk ngjasojnë me asnjë kremtim tjetër në vend.

Ish presidenti i SHBA-së, Bill Klinton, gjatë ceremonisë së mirëseardhjes, në vizitën e tij në Tiranë. Korrik, 2023. Foto_Nensi Bogdani

“E shihja Shqipërinë dhe paraqitej në çdo orë mësimi si mister i pamatë dhe i mbyllur përtej botës. Mos hyni! Pyesja veten si do të jetë aty. Kurrë nuk ma merrte mendja që do të vija si president,” –  tha ish presidenti amerikan Klinton në fjalimin e tij sa emocional aq dhe diplomatik përpara personaliteteve të njohura shqiptare të cilët ishin mbledhur pasditen e sotme (3 korrik 2023) në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për ta nderuar në vizitën e tij.

Një votuese shkon drejt kutive të votimit në zgjedhjet lokale të Majit, ku vetëm 37% e votuesve morën pjesë në rang kombëtar. Maj 2023. Foto_Nensi Bogdani

Me pjesëmarrjen më të ulët historike, Partia Socialiste realizoi fitore të mëdha në të gjithë vendin në zgjedhjet për qeverisjen vendore më 14 maj 2023, e ndihmuar nga Partia Socialdemokrate e Tom Doshit . Minimalisht 300 mijë qytetarë nuk morën pjesë në votime, duke sjellë një humbje të thellë për opozitën.

Peshkatarë duke pergatitur ushqimin per shpendet e ligatinave ujore ne parkun Divjake-Karavasta. Janar, 2023. Foto_Nensi Bogdani.
Qindra studentë të UMT protestojnë kundra projektligjit për punën e detyruar në vend pas studimeve. Shtator, 2023. Foto_Nensi Bogdani

Protestat e studentëve të mjekësisë nisën në muajin qershort kur flitej për mundësinë e një projektligji që do i detyronte ata të punonin në Shqipëri të paktën pesë vite pas diplomimit. Projektligji më pas u miratua në Parlament më 21 Korrik 2023, pavarësisht kundërshtimit të studentëve.  Në nëntor 2023, Gjykata Kushtetuese e pezulloi përkohësisht ligjin deri në shqyrtimin e çështjes në themel.

Një valltar performon përballë liderëve Europianë përgjatë Procesit të Samitit të Berlinit të zhvilluar në Tiranë më 16 Tetor 2023. Tetor, 2023. Foto_Nensi Bogdani

Samiti i 10-të i procesit të Berlinit u mbajt në tetor në Tiranë, ku liderët e Bashkimit Europian premtuan një plan për rritjen ekonomike për zhvillimin e tregut rajonal në Ballkanin Perëndimor, por të kushtëzuar nga reformat.

Presidenti francez Emanuel Makron me homologun shqiptar Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij të parë historike në Tiranë. Tetor, 2023. Foto_Nensi Bogdani
Qytetarë ulen pranë monumentit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në pritje të nisjes së një proteste. Dhjetor 2023. Foto_Nensi Bogdani
Ligji i Gardës ndryshon si ‘kostum me porosi’ për drejtuesin e radhës
Garda e Shqipërisë e veshur me uniformat kombëtare, gjatë ceremonisë së mirëseardhjes së presidentit francez në godinën e Presidencës. Tetor, 2023. Foto_Nensi Bogdani.
Dy të moshuar duke matur lartësinë e digës pranë Liqenit Artificial të Tiranës. Dhjetor, 2023. Foto_Nensi Bogdani.

 

Etiketa: Apostull PavliBajramBajram BegajBallkaniBashkimit EuropianBekimi i Madh i UjitBeratbesimtarëBill KlintondemokraciDëshmorët e KombitDhunëdiplomatDita e Shfaqjes së PerëndisëDivjakeDurrësEmigrimiFierfitoreGardaGjykataGjykata KushtetueseJordanKarnavaletKisha OrtodokseKishëKorçëkushtetueseLGBTLokaleMacronMjekmjekënartëNensi BogdaniOpozitaortodokspaktparlamentPartiaPartia SocialdemokratePartia SocialistePogradecpresidentProjektligjProjektligjiProtestatprotesteprotestuesPunëReformareporter.alSamitiSHSHBAShën AstishërbesëshqipShqipërishqiptareshtatorstudentTiranëTom DoshivizitaZgjedhjet
Tjetri
Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit

Oficeri i policisë akuzohet se u përfshi në planifikimin e një vrasjeje

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.