AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLGJ pezullon procedimin për gjyqtarin Ken Dhima deri në vendimin e Kolegjit të Posaçëm

Pasi dëgjoi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkim të gjyqtarit Ken Dhima, për cënim të prestigjit të gjyqtarit dhe cënim të besimit të publikut te drejtësia, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi pezullimin e procedimit sa kohë Dhima, i shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po pret vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në çështjen ndaj tij.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Foto kortezi: KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësorë vendosi të martën të pezullojë vijimin e një procedimi disiplinor të nisur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative Ken Dhima. Vendimi për pezullimin u mor pasi Dhima është ende në procesin e vetingut ndaj tij.

Gjyqtari është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në korrik 2021, pasi u gjet me një bilanc negativ të ardhurash të ligjshme prej 60.5 milion lekësh. Megjithatë vendimi ndaj Dhimës nuk ka marrë ende formë të prerë, pasi ai e ka ankimuar vendimin e KPK në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Duke qenë se dy proceset janë paralele KLGJ vendosi të pezullojë procedimin disiplinor në pritje të vendimit të KPA. Nëse vendimi i shkarkimit mbetet në fuqi procedimi i ILD ndaj Dhimës nuk mund të vazhdojë.

Gjatë seancës përfaqësuesja e ILD bëri me dije se Dhima ishte gjetur nga Inspektori në shkelje të rënda kryesisht sa i përket zbardhjes së vendimeve tej afateve të parashikuara nga ligji, duke sjellë si pasojë mundësinë e një drejtësie të mohua. ILD pretendon se shkeljet e Dhimës janë shumë të rënda dhe cënojnë prestigjin e gjyqtarit dhe besimin e publikut te drejtësia.

Në të njëjtën mbledhje KLGJ miratoi ndryshimet në buxhet, pas vendimit të qeverisë për të alokuar fonde shtesë për Këshillin në mënyrë që ky i fundit të shlyej detyrimet ndaj gjyqtarëve që janë paguar më pak se sa parashikohet në ligj dhe kanë fituar të drejtën për pagë më të lartë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

KLGJ po ashtu caktoi në komisionet e brendshme anëtarët e rinj nga radhët e gjyqtarëve, Emona Muçi, Markelian Koça dhe Gentiana Muçaj, të cilët sapo kanë marrë detyrën.

Etiketa: AdministrativeDrejtësiaEmona MuçiFondeGentiana MuçaGentiana MuçajGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarILDKen DhimaKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJKolegji i Posaccëm i ApelimitKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAKPKkushtetueseLigjMarkelianMarkelian KoçaMbledhjeProcedimiSHVendimi
Tjetri
Gjykata shtyn vendimin për masën e arrestit shtëpiak ndaj Berishës

Gjykata shtyn vendimin për masën e arrestit shtëpiak ndaj Berishës

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.