AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata shtyn vendimin për masën e arrestit shtëpiak ndaj Berishës

Gjykata e Posaçme shtyu seancën për t’u dhënë kohë avokatëve të ish-kryeministrit Sali Berisha për tu’njohur me aktet dhe provat e SPAK, ndërsa Gjokutaj e cilësoi të pambështetur në ligj masën e “arrestit shtëpiak” me mbikëqyrje policore.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:25 | 26/12/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi në Gjykatën e Posaçme. Foto: LSA.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtyu për të mërkurën shqyrtimin e kërkesës së SPAK për masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi avokatët kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me provat shoqëruese.

Kërkesa e SPAK mbërriti në gjykatë të shtunën, pas marrjes në Kuvend të autorizimit për heqjen e imunitetit të Berishës më 18 dhjetor.

Berisha, 79 vjeç, është zyrtari më i lartë në tre dekada që përballet me një situatë të tillë ligjore. Hera e fundit që një ish-kryeministër është përballur me heqje imuniteti dhe arrestim ka qenë korriku i vitit 1993, kur mazhoranca e asaj kohe e Partisë Demokratike autorizoi arrestimin dhe përndjekjen e ish-kryeministrit socialist, Fatos Nato.

Kërkesa për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Berishës erdhi pasi ky i fundit kundërshtoi si antikushtetuese masat e mëparshme të detyrimit për paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit, duke mos i zbatuar ato. Kodi i Procedurës Penale parashikon zëvendësimin e masës në raste të tilla.

Sipas koordinatores për të drejtën e informimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Dinora Aleksi, seanca u shty për të mërkurën në orën 11:00, pasi avokatët depozituan kërkesë për t’u njohur me aktet e provat.

Të njëjtën gjë deklaroi pas seancës edhe përfaqësuesi ligjor i Berishës, avokati Genc Gjokutaj. Ai pohoi se kërkesa e prokurorëve ishte e shoqëruar me prova për të cilat kërkuan që të njiheshin dhe për rrjedhojë gjykata vendosi shtyrjen e seancës. Gjokutaj e cilësoi të pambështetur në ligj kërkesën e prokurorëve për caktimin e masës “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore.

Ai shtoi se kishin kërkuar edhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me argumentin se ish-kryeministri Berisha ka qenë kryetar i ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 1996, kur sipas tij është marrë vendim për shkarkimin e gjyqtares Gjoka.

Berisha ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar në vazhdimësi se procesi kundër tij është porositur nga kundërshtari politik, kryeministri Edi Rama.

Në tetor të këtij viti, SPAK arrestoi Jamarbër Malltezin, dhëndër i ish-kryeministrit Sali Berisha, si person i dyshuar se ka përfituar miliona euro në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë, në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha.

Etiketa: Arrestarrest shtëpieArrestimDinora AleksiEdi RamaEuroFatos NanoGenc GjokutajGjokaGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjykatësImunitetiIrena GjokaKodi i Procedurës PenaleKryeministri Edi RamakryetarKuvendLigjMASNATOndalimPartisë DemokratikeprokurorRamaSali BerishaSeancaSPAKVendim
I mëparshmi

KLGJ pezullon procedimin për gjyqtarin Ken Dhima deri në vendimin e Kolegjit të Posaçëm

Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar – Dorian Tafilaj – Prokuroria e Fierit

Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Dorian Tafilaj – Prokuroria e Fierit

Skeda e pasurisë së deklaruar – Dorian Tafilaj - Prokuroria e Fierit

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.