AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ndryshimet e fundit të kabinetit të Shqipërisë janë një fasadë, thotë analisti

Riorganizimi i fundit i kabinetit të kryeministrit Rama, krijimi i një ministrie të re “të integruar” plus një ministri të re kundër korrupsionit, nuk do të sjellë ndryshim të vërtetë, thotë për BIRN drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke folur në një konferencë për shtyp në Tiranë, më 13 qershor 2023. Foto: LSA

Vetëm pak muaj pas ndryshimeve të mëdha qeveritare, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po shpall ndryshime të reja, pasi disa prej ministrave të tij përballen me akuza nga Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK – edhe pse disa ekspertë dyshojnë se kjo po bëhet kryesisht për të larguar vëmendjen e publikut nga çështje të tjera.

Afrim Krasniqi, i cili drejton Institutin e Studimeve Politike me bazë në Tiranë, një institut kërkimor, tha se ndryshimet janë “një përpjekje tjetër për të hequr vëmendjen dhe për të krijuar idenë se po bëhen ndryshime, në vend të vendimmarrjes që mund të funksionojë”.

“Në lidhje me korrupsionin, qeveria nuk mund ta luftojë korrupsionin sepse në thelb korrupsioni i adresohet qeverisë dhe zyrtarëve të lartë, kështu që një ministër apo strukturë ekzekutive nuk mund të jetë garantues i luftës kundër korrupsionit”, tha Krasniqi për BIRN.

Më 8 janar, Rama njoftoi ndryshimet e reja të kabinetit me formimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe emërimin si ministër të Blendi Gonxhes, aktualisht Drejtor i Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Në X (Twitter) Rama tha se po adoptonte një “qasje të integruar të qeverisë” ndaj Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit “të cilat për fazën e re të zhvillimit ku sapo kemi hyrë, duhet të dalin nga kufijtë e ngushtë tradicionalë të qeverisjes së vendit dhe të ndërveprojnë ngushtësisht me njëra-tjetrën

Është hera e parë që Kultura bashkohet me Ekonominë; historikisht këto ministri kanë qenë të ndara.

Ditë më vonë, sërish në X, Rama njoftoi krijimin e një Ministrie të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Shqipëria ka tashmë një Ministri të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, e drejtuar nga Elisa Spiropali që nga viti 2019.

“Deri më tani, Ministria e Drejtësisë ishte njësia e antikorrupsionit dhe ka dështuar si strategji dhe si eksperiment, ndërsa ekspertët ndërkombëtarë kanë sugjeruar që të ekzistojë një mekanizëm i pavarur që mund ta ushtrojë këtë funksion”, komentoi Krasniqi.

“Rama bën ndryshime, kryesisht përmes rrjeteve sociale, pa analiza, pa një dokument shoqërues, pa argumentim, pa informuar opinionin publik – dhe pa treguar se sa kjo përputhet me programin e qeverisë, prioritetet e vendit dhe nevojat e Shqipërisë në procesin e integrimit”, shtoi ai.

Në shtator të vitit të kaluar, Rama njoftoi ndryshimet qeveritare duke riorganizuar përbërjen e tij ministrore pas disa skandaleve korrupsioni, por ekspertët politikë përsëri thanë se besonin se riorganizimi ishte bërë kryesisht për qëllime imazhi dhe nuk paralajmëronte ndryshime të vërteta.

Kohët e fundit, disa ish-ministra ose janë vënë nën hetim ose janë akuzuar nga SPAK. Sipas raportit të fundit të progresit nga BE-ja, korrupsioni në Shqipëri “mbetet një problem serioz”.

“Pavarësisht disa përparimeve dhe përpjekjeve të vazhdueshme në luftën kundër korrupsionit, ai mbetet një zonë me shqetësim serioz. Organet e SPAK-ut kanë kryer hetime për një sërë çështjesh të nivelit të lartë, duke urdhëruar disa arrestime dhe dënime për një sërë çështjesh të nivelit të lartë”, theksoi raporti.

“Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe masat parandaluese vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar, veçanërisht në sektorët vulnerabël. Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare në një nivel të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e mosndëshkimit”, shtoi ai.

Etiketa: Afrim KrasniqiAkuzaarrestimeBEBIRNBlendi GonxheEdi RamaElisa SpiropaliFushaHetimhetimeInstitutkabinet qeveritarKorrupsioniKulturandikimProkuroriaProkuroria SpecialeQeveriaRamaRaportiSHshqipShqipëriShqipëriashtatorSPAKTwitter
Tjetri
KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Rezarta Balliu

KPA i gjen të drejta konkluzionet e KPK për shkarkimin e gjyqtares Rezarta Balliu

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.