AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ndërkombëtarët kërkojnë gjithpërfshije politike për reformën zgjedhore

Bashkimi Europian, ambasada Amerikane dhe Britanike, kërkuan dialog konstruktiv dhe gjithpërfshirje në reformën zgjedhore, por hodhën poshtë aludimet për përfshirjen e tyre në një proces negocimi mes partive politike.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lista zgjedhore

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, kërkoi të martën një dialog konstruktiv dhe gjithpërfshirës për realizimin e reformës zgjedhore.

Reagimi vjen në një moment kur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha njoftoi se reforma do të bëhej me Partinë Socialiste në pushtet, ndërkohë që një pjesë e madhe e opozitës që nuk përfaqësohet nga partia e Bashës e ka kontestuar përbërjen e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore.

““Për reformën zgjedhore kemi nevojë për një dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës,” ”- tha Gonzato duke folur për mediat gjatë një aktiviteti në Gjirokastër.

Ai shtoi se “ju duhet ta bëni atë përmes një dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv”.

Sipas ambasadorit, për BE-në është tepër e rëndësishme që Shqipëria të ndjekë rekomandimet e misionit të OSBE- ODIHR në realizimin e reformës zgjedhore.

Ai i quajti “thashetheme” një deklaratë të mëparshme të Bashës që fliste për ndërmjetësim të partnerëve ndërkombëtarë, BE, ambasada Amerikane dhe ajo Britanike, për nisjen e punës së komisionit parlamentar për reformën.

Basha deklaroi të hënën fillimin nga puna të këtij komisioni dhe pranoi se reforma do të bëhej në bashkëpunim me partinë socialiste në pushtet. Por, edhe pse drejton partinë më të madhe në opozitë Basha nuk e kontrollon grupin e tij parlamentar.

Ambasada Amerikane në një reagim për mediat tha se realizonte takime me aktorë të ndryshëm përfshirë dhe anëtarë të komisionit për reformën zgjedhore, por mohoi të ishte përfshirë në ndërmjetësimin e partive politike për këtë çështje.

“Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi”- thuhet në reagimin e ambasadës, ku theksohej se “interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim”.

Edhe Ambasada britanike në Tiranë e përgënjeshtroi përfshirjen në ndërmjetësimin e ndonjë marrëveshje politike, ndërsa apeloi që për “bashkëpunim konstruktiv” në parlament.

“Ndërsa nuk kemi ndërmjetësuar ndonjë marrëveshje politike, ne vazhdojmë të nxisim dialogun reciprokisht respektues dhe kontruktiv në mirëbesim mes atyre që dëshirojnë ta përfaqësojnë popullin shqiptar”- thuhet në reagimin e kësaj ambasade.

Komisioni për reformën zgjedhore prej 2 vitesh nuk ka prodhura asnjë rezultat konkret dhe vetëm ka kërkuar shtyrjen e afatit çdo 6 muaj në Kuvend.

Së fundmi përbërja e tij është kontestuar nga grupimi më i madh i opozitës që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, duke kërkuar zëvendësimin e bashkëkryetarit Enkeljed Alibeaj, një përkrahës i Bashës,  me deputetin Oerd Bylykbashi.

Kjo kërkesë u rrëzua nga Partia Socialiste, duke sjellë si pasojë kontestimin e punës së komisionit nga opozita që nuk ndihet e përfaqësuar.

Ditët e fundit Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-se, Lulzim Basha, kanë shfaqur vullnetin për avancimin e reformës, pavarësisht kontestimeve për mungesë gjithpërfshirje.

Për herë të fundit Kodi Zgjedhor u ndryshua në vitin 2020 pas një marrëveshje të gjërë të partive politike dhe ndërmjetësimit të delegacionit të BE-së e ambasadave amerikane dhe britanike.

Etiketa: AMABashaBashkimit EuropianBEbesimdialogEdi RamaKodi ZgjedhorKryeministri Edi RamaKuvendLulzim BashamarrëveshjeODIHROerd BylykbashiOpozitaOSBEparlamentPartiaPartia SocialistePartisë DemokratikePDPunaPunëRamaReformaSali BerishashqipShqipëriaSilvio Gonzato
Tjetri
‘Marrëdhënie indiferente’: Prokurorja pyetet për lidhjet me Mërtirin e incineratorëve

‘Marrëdhënie indiferente’: Prokurorja pyetet për lidhjet me Mërtirin e incineratorëve

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.