Mëngjesin e të mërkurës, Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e një shtetasi shqiptar nga Tirana, i cili ka përndjekur një 23-vjeçare në rrjetet sociale dhe ka hapur profile të rreme në emër të saj.
“Përndoqi për një kohë shumë të gjatë një shtetase, duke i hapur asaj profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, dhe duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve”, citon njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës .
Pasi e reja ka denoncuar rastin në polici, qytetari 45-vjeçar është vënë në pranga.
Hetimet janë kryer nga Sektori i i Krimeve Kibernetike nën drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit policer të koduar “Threat 2”.
Policia njofton se materialet procedurale i kanë kaluar tashmë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.