AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA çel shqyrtimin për profesionalizmin e prokurorit Julian Çafka

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi çelje të hetimeve ndaj prokurorit të Gjirokastrës, Julian Çafka dhe pranoi të administronte disa dosje penale nga Prokuroria e Gjirokastrës. KPA njoftoi marrjen e 4 denoncimeve të reja dhe i ftoi palët të shprehen për to.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
17:00 | 18/01/2024
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Julian Çafka pas seancës në KPA. Foto: Vladimir Karaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të enjten çelje të hetimeve ndaj prokurorit të Gjirokastrës, Julian Çafka dhe njoftoi se do të administronte dosjet penale për të cilat ai është denoncuar.

Po ashtu, trupa e Kolegjit e kryesuar nga Ina Rama, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtare Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Sokol Çomo, njoftoi marrjen e 4 denoncimeve të reja dhe i ftoi palët të shprehen për to në seancën e radhës.

Para këtyre vendimeve të ndërmjetme, KPA dëgjoi parashtrimet e Komisionerit Publik Florian Ballhysa dhe të prokurorit Julian Çafka.

Prokurori Julian Çafka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 14 shtator pasi disa çështje të denoncuara nga publiku, ku janë konstatuar mangësi në hetimet e kryera nga drejtuesi i komanduar i Prokurorisë së Gjirokastrës, si dhe dyshimet e ngritura nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK për veprime korruptive, nuk u konsideruan penalizuese.

Ndërkohë, KPK vendosi të transferojë pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dy çështje të hetuara prej prokurorit Çafka në vitet 2018 dhe 2019 , për “inspektim të shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore”.

Në fjalën e tij, Ballhysa vuri në dukje se i qëndronte ankimit dhe kërkoi ndër të tjera që KPA të hetonte çështjet për të cilat Çafka ishte denoncuar dhe të rivlerësonte atë sa i përket kriterit të profesionalizmit. Sipas tij, edhe vetë gjetjet e KPK mbi çështjet për të cilat ishte denoncuar Çafka duhej të kishin sjellë rezultat të ndryshëm në vlerësimin e tij përfundimtar.

“Komisioneri Publik vlerëson se gjetjet e vetë Komisionit mbi çështjet e mësipërme, në varësi edhe të rezultateve të hetimit të kërkuar nëpërmjet këtij ankimi, do të ndikonin në vlerësimin përfundimtar të subjektit të rivlerësimit,” tha Ballhysa në parashtrime.

Ai i kërkoi KPA që të marrë në konsideratë çështjet për të cilat ishte bërë ankimi dhe të hapë hetimin. “Kërkojmë që shkaqet e parashtruara në këtë ankim të merren në konsideratë nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke disponuar çeljen e hetimit dhe marrjen e provave përkatëse, sipas kërkimeve të ankimit dhe kësaj parashtrese”, tha Ballhysa.

Nga ana e tij, Çafka i kërkoi KPA të mos e merrte parasysh ankimin dhe denoncimet. Ai pretendoi se ato ishin jashtë objektit të institucioneve të rivlerësimit dhe tejkalonin shkaqet e ankimit.

Çafka i kundërshtoi pretendimet e Komisionerit, duke iu referuar kryesisht legjislacionit mbi rivlerësimin dhe pretendoi se ankimi nuk qëndronte.

Në fjalën e tij, ai iu referua vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, rekomandimeve për vetingun nga Komisioni i Venecias dhe po ashtu edhe vendimeve të mëparshme të marra nga Kolegji në lidhje me denoncimet e kësaj natyre.

Pasi dëgjoi palët, KPA i vuri ata në dijeni për denoncimet e reja, duke u kërkuar që të shpreheshin për to në seancën e radhës me 26 janar 2024.

 

Etiketa: Albana ShtyllaAnkimAnkimiDrejtoria e Sigurimit të informacionit të KlasifikuarDSIKFlorianFlorian BallhysaGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseHetimetIna RamaJulian ÇafkaKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKomisioni i VeneciasKPAKPKkushtetueseNatasha MulajnatyreParaProkuroreProkuroriProkuroria e Rrethit GjirokastërRamaRezarta  SchuetzshtatorSokol Çomo
I mëparshmi

Presidenti e quan ‘regres’, por e dekreton ligjin e ri për komisionet hetimore

Tjetri

Prokurori Ilir Hoxha jep shpjegime për të tre kriteret e rivlerësimit

Tjetri
Prokurori Ilir Hoxha jep shpjegime për të tre kriteret e rivlerësimit

Prokurori Ilir Hoxha jep shpjegime për të tre kriteret e rivlerësimit

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.