AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Durrësi e mirëpret planin për zgjerimin e shëtitores bregdetare

Qytetarë dhë ekspertë e vlerësojnë pozitivisht zgjerimin e shëtitores Taulantia.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shëtitore Taulantia Durrës – Foto: Gëzim Kabashi

Fotinia, një zonjë pensioniste që banon në një nga pallatet buzë detit ka mësuar këto ditë se bashkia e Durrësit ka vendosur ta zgjasë shëtitoren në drejtim të murit perëndimor të portit.

“Tani e kuptoj sepse e gjithë kjo hapësirë është mbushur me gurë – tha Fotinia, duke shtuar se “Shëtitorja bregdetare ka përfunduar para dy vjetësh; përse duhet ta arnojnë përsëri. 

Mjaftonte një projekt i plotë me të gjithë elementet kryesore, që nga gjelbërimi, kanalizimet, lodrat e fëmijëve, shkallaret në drejtim të detit, ndriçimi, e kështu me radhë”.

Zonja e moshuar kujton se kur bie shi me rrebesh, sheshet mbushen me ujë, ndërsa kanalet që përfundojnë në det bëhen shkak për erën e rëndë në shëtitore. 

Bashkia e Durrësit në buxhetin e këtij viti ka parashikuar financime për disa ndërhyrje ndërtimore në shtitoren bregdetare, dhe po ashtu në institucionet kulturore të qytetit, si teatri “Aleksandër Moisiu” dhe galeria e arteve pamore “Nikolet Vasia”.

Një nismë  e mirë për të rritur vlerat e infrastrukturës turistike dhe artistike në dobi të komunitetit në hapësirat në qendrore të Durrësit.

Por në disa nga ndërhyrjet e parashikuara, projektet janë realizuar vetëm 2-3 vjet më parë. 

Ende pa kaluar 30 muaj nga dorëzimi i punimeve, bashkia e ka parë të nevojshme të ndërhyjë pjesërisht në fillimin e shëtitores bregdetare, duke e ndërtuar pjesën e mbetur deri në murin perëndimor të portit, si dhe të gjithë zonën prej disa qindra metra nga pista – urë deri në ngrehinën e njohur me emrin “Sfinksi”.

“Besoj se e gjithë zona deri te Sfinksi do ti përngjajë në të ardhmen pjesës së parë të shëtitores, edhe për nga shtrimi me pllaka, edhe për sheshin fundor të saj – për BIRN dr. Artan Kacani.

Ai tha se ky shesh pranë Sfinksit është dëmtuar rëndë nga përplasjet e dallgëve, por mbi të gjitha nga dizajni i gabuar me gurë, të cilat nuk mundën të tregojnë për shumë kohë nga lart shkrimin “I love Durres”.

Dr Kacani vlerëson se numri i madh i lokaleve shumë pranë detit, është një problematikë tjetër për tu zgjidhur  në shëtitoren e Durrësit me gjatësi disa km.

“Presioni imobiliar e rrit çdo ditë interesin për shitblerjen e apartamenteve dhe lokaleve në të gjithë zonën – shprehet dr. Artan Kacani.

Pranë konstruksioneve metalike në fund të shëtitores, 2-3 mjeshtra po sistemojnë listelat prej dërrase, që dallgët i shkulin sa herë që fillon dimri.

Faiku nuk e ngre fare  kokën nga dyshemeja me listela dhe përpiqet që asgjë të mos i shkojë kot.

Ai ndjehet i gëzuar që në të ardhmen nuk do të  merret përsëri me dërrasat e dëmtuara.

“E morra vesh që pllakat do ti zëvëndësojnë dërrasat me pllaka guri. 

Nuk ka si bëhet më mirë” – duke u përpjekur të mos e tregojë motivin e tij profesional. 

Edhe Fotinia me shoqet e saj e ka mbarur shëtitjen.

Duket se kanë folur për tabelat e munguara me të dhënat e projekteve të ardhshme të bashkisë në shëtitore.

“Edhe një gjë tjetër nuk e kam marrë vesh ende? – pyet ajo.

A do të përfundojë shëtitorja brenda portit të peshkimit, apo thjesht do të përplaset  në mur?

Do të më pëlqente që ta blija peshkun në merkaton e peshkut, siç na kanë premtuar – tha Fotinia. 

Nuk ka kuptim të jesh në Durrës e ta blesh peshkun në karrocat e rrugës – përfundon ajo.

Etiketa: Aleksandër MoisiuArtan KacaniBashkiaBashkia e DurrësitBIRNDurrësGaleriGaleria e Arteve PamoreimobiliarkomunitetNikolet VasiapallateParaPeshkimiportiSH
Tjetri
Prokurori Ilir Hoxha shkarkohet nga detyra

Prokurori Ilir Hoxha shkarkohet nga detyra

press 2333329 1920 e1769165301943

Raport: Institucionet vazhdojnë të pengojnë të drejtën e informimit

18:45 | 30/06/2026
drejtoria e poliocise

Policia përplaset me protestuesit përpara Parlamentit

18:34 | 30/06/2026
‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

“Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

17:45 | 30/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Shtetasi kolumbian i kokainës dënohet me 14 vjet burg

16:03 | 30/06/2026
photo 2026 06 29 21 15 25

PS u përpoq të ndikojë votën e europarlamentarëve për projektin e Zvërnecit

14:32 | 30/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

08:34 | 30/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.