AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

AP shpall renditjen e kandidatëve të rinj për KLGJ e KLP

Avokati i Popullit ka shpallur raportin me renditjen e kandidatëve nga avokatia dhe shoqëria civile për 6 vende vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), por vetëm lista e përzgjedhur nga avokatia është publikuar në faqen e Kuvendit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hyrja në godinën e KLP dhe KLGJ. Foto: Nensi Bogdani

Në garë janë 13 kandidatë për 2 vende vakante në KLGJ dhe 9 kandidatë për 2 vende vakante në KLP nga radhët e avokatisë.

Renditja e pikëzimit sipas Komisionit të Pavarur të Vlerësimit për kandidatët nga radhët e avokatëve për KLGJ-në ka vlerësuar në vendin e parë avokaten Eris Hysi, ndjekur nga Përparim Kalo, Erind Merkuri, Alban Alimema, Erind Gërmenji, Fatos Lazimi, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir Vishaj, Albana Tushe, Albens Tabaku, Klodian Gjermeni, Artan Reçi dhe Bledar Bajri (Boshnjaku).

Ndërsa në listën e kandidatëve për anëtarë të KLP-së renditja nis nga Përparim Kalo, Erind Merkuri, Alban Alimema, Erind Gërmenji, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir Vishaj, Albens Tabaku, Artan Reçi dhe Bledar Bajri (Boshnjaku).

Renditja e kandidatëve të ardhur nga shoqëria civile është vlerësuar nga një komision Ad-Hoc për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve i përbërë nga drejtues të organizatave, pas zhvillimit të seancave dëgjimore me 3 kandidatë për 1 vend vakant në KLGj dhe 4 kandidatë për 1 vend në KLP.

Renditja e kandidatëve nga radhët e shoqërise civile për anëtarë të KLGJ-së rendit në vendin e parë Erion Fejzulla, ekspert vendor i Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPJ) i ndjekur nga aktivisti për të drejtat e njeriut, Altin Hazizaj dhe juristja Juelda Lamçe.

E njëjta renditje është dhe për kandidatët për KLP-në, por listës i shtohet dhe një kandidaturë e katërt, ajo e juristes Violanda Theodhori.

Por, lista e kandidatëve të përzgjedhur nga shoqëria civile nuk është dorëzuar akoma në Kuvend, pasi vijojnë proceset gjyqësore kandidatët e skualifikuar.

“Jemi në proces gjyqësor me 4 kandidatë të listës paraprake dhe vetëm kur të merren vendimet e gjykatave të formës së prerë, ne mund të procedojmë me dërgimin e tyre në Kuvend”- i tha BIRN-it sekretari i komisionit përzgjedhës, Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i organizatës “Qendresa Qytetare”.

Procesi i zgjedhjes së anëtarëve të rinj në dy këshillat e lartë të drejtësisë i ka kaluar afatet ligjore të cilat duhej të përfundonin në dhjetor, pasi AP mori më shumë kohë për verifikimin e plotë të kandidatëve.

Sipas përcaktimeve ligjore, Kuvendi do të zgjedhë nga listat e filtruara të Avokatit të Popullit, 2 anëtarë midis kandidatëve nga avokatia dhe 1 anëtar nga shoqëria civile për secilin këshill.

Në qoftë se Kuvendi nuk e arrin shumicën prej 2/3 gjatë votimit, kandidatët e renditur më lart në vlerësimin e organeve që kanë bërë përzgjedhjen e kandidatëve konsiderohen të emëruar.

KLGJ dhe KLP përbëhen nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve vijnë nga radhët e magjistratëve, dy nga avokatia, dy nga akademia dhe një nga radhët e shoqërisë civile.

Në praktikën e ndjekur për procesin, Avokati i Popullit ka publikuar letërkëmbime me institucione si Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ Shtetëror, Autoriteti i Dosjeve të Ish-Sigurimit, etj., ku kërkon verifikimin e kandidatëve sipas ligjit për dekriminalizimin, lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit apo për probleme të tjera me figurën.

*Ky artikull u përditësua për të saktësuar se raporti i komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve nga radhët e shoqërisë civile nuk është dorëzuar akoma në Kuvend për shkak të çështjeve gjyqësore të hapura nga kandidatët e skualifikuar.

Etiketa: Alban AlimemaAlbana TusheAlbens TabakuAltin HazizajArtan ReçiAutoriteti i DosjeveavokateAvokati i PopullitavokatiaBajriBIRNDekriminalizimiEntela Shehaj (Memishaj)Erind GërmenjiErind MerkuriErinda BallancaErion FejzullaEris HysiFatos LazimiGjyqJuelda LamçekandidatëtKASKLGJKLPKomisionKuvendKuvendiMagjistratPërparim KaloProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeRaportiRigels XhemollariSaimir VishaSaimir VishajSHVendimetViolanda Theodhori
Tjetri
Trafik qeniesh njerëzore për shtresën e mesme

Trafik qeniesh njerëzore për shtresën e mesme

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.