AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Posaçme kërkon konkluzionet përfundimtare për Fredi Belerin

Gjykata ka mbyllur hetimin gjyqësor duke i dhënë dy javë kohë palëve të përgatiten për konkulzionet përfundimtare në çështjen kundër kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, e cila ka acaruar marrëdhënien e Shqipërisë me Greqinë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kandidati i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Foto kortezi: OMONIA.

Në seancën e të enjtes më 1 shkurt, të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë lidhur me çështjen penale në ngarkim të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, paraqiti dëshminë e saj specialistja e Drejtorisë së Burgjeve e cila administron të dhënat e regjistrit të gjendjes gjyqësore, Anila Paçi.

Ajo u kërkua të thirret si dëshmitare nga mbrojtësi i Belerit në seancën parardhëse më 26 janar, pasi gjykata pranoi një kërkesë të Prokurorisë së Posaçme…, SPAK për administrimin e akteve të një çështjeje lidhur me kallëzimin penal të kryer ndaj punonjësit të IT-së së Prokurorisë së Vlorës, Ledion Jonuzaj. Ky i fundit u kallëzua nga Beleri se i kishte falsifikuar dëshminë e penalitetit në të cilën shënohej se ishte i dënuar, me qëllim që të përdorej nga Prokuroria e Vlorës në seancën e vlerësimit të masës së sigurimit personal, për të caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. SPAK ka vendosur mosfillimin e hetimeve ndaj Jonuzajt.

I thirrur si dëshmitar në proces, Jonuzaj deklaroi një javë më parë se pas arrestimit të Belerit, prokurorja Matilda Peza i kishte kërkuar atij që të shkarkonte nga sistemi i gjendjes gjyqësore një certifikatë të gjendjes gjyqësore të Belerit, ku ai rezultoi “i dënuar”. Ai tha se pasi ishte thirrur në SPAK në kuadër të verifikimit të një kallëzimi të kryer ndaj tij nga Beleri, kishte printuar sërish një certifikatë të gjendjes gjyqësore të të pandehurit, ku rezultonte i padënuar. Dëshmia e penalitetit me rezultatin ‘I dënuar’, ishte një ndër argumentet kryesore të gjykatës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, ndaj Belerit më 13 maj 2023.

Dëshmitarja Anila Paçi ju përgjigj një seri pyetjesh të drejtuara nga avokatët mbrojtës të Belerit dhe të pandehurit tjetër, Pandeli Kokaveshi.

Paçi shpjegoi se prej vitit 2019, certifikata e gjendjes gjyqësore mund të merret online nëpërmjet një aplikimi të kryer nga individi në E-Albania. Sipas saj, me kryerjen e aplikimit, zyra ku ajo punon, përpunon kërkesën dhe dërgon dëshminë e penalitetit.

Lidhur me instituciuonet që kanë akses në këtë sistem, Paçi shpjegoi se ato mund të verifikojnë nëse personi për të cilin kërkojnë, ka ose jo dënim. “Nëse u del ndonjë e dhënë, dërgojnë kërkesë në zyrën e gjendjes gjyqësore dhe e verifikojmë. Kur del i padënuar mund ta printojnë”, tha ajo dhe shtoi se nuk mund të printohet certifikata kur del i dënuar.

Paçi vërejti se një dokument i përpunuar nga zyra ku ajo punon, del me vulë elektronike.

Lidhur me rastin e Belerit, ajo shpjegoi se kur ky person kishte aplikuar për të marrë dëshminë e penalitetit, kishin konstatuar se ai ishte i rehabilituar dhe në këtë rast në certifikatën që i kthehet, rezulton i padënuar. Paçi shpjegoi se ndryshimet i kryenin vetë kur konstatonin se të dënuarit ishin rehabilituar.

Avokatët e Belerit paraqitën një dokument të marrë nga KQZ në sistem, ku Beleri figuronte i padënuar. Paçi shpjegoi se në këtë rast ndoshta ka qenë momenti kur dritarja e sistemit për këtë të dhënë ka qenë e mbyllur, pasi ishte kryer më parë rehabilitimi.

Kur u pyet se si cilësohet ligjërisht një person i rehabilituar, Paçi tha se “e vërteta është që kur një individ është rehabilituar, quhet i padënuar”.

Avokatët e të pandehurve insistuan në pyetjet e tyre lidhur me dëshminë e penalitetit të printuar nga Prokuroria e Vlorës ku shënohet se Beleri ka qenë i dënuar. Ata vërejtën se para dhe pas printimit të kësaj certifikate nga Prokuroria e Vlorës, ishin marrë nga sistemi certifikata të tjera të gjendjes gjyqësore të Belerit, ku ai rezulton i padënuar.

Paçi pohoi se personat e dënuar shfaqen në sistem vetëm në rastet kur kërkimet bëhen nga organi i akuzës.

Prokurori Adnan Xholi e pyeti nëse ka ndonjë historik për printimet që janë kryer për Belerin. Dëshmitarja pranoi se ka një historik të tillë, por vërejti se administrohet nga një tjetër nëpunës dhe jo prej saj.

Në vijim, gjykata bëri me dije se Policia e Shtetit kishte refuzuar për herë të dytë për të dhënë informacion nëse dëshmitari Arsen Rama kishte marrë pagesë për bashkëpunimin e kryer në sigurimin e provave ndaj Belerit, duke pretenduar se përbënte sekret shtetëror. Policia refuzoi dy kërkesa të njëpasnjëshme të gjykatës me të njëjtin argument.

Avokatët hoqën dorë nga kjo provë, duke deklaruar se nuk donin që të zgjatej procesi. Ata shprehën pakënaqësi ndaj gjykatës, duke aluduar se ajo bashkëpunon me prokurorinë dhe se është në funksion të kësaj të fundit.

Në vijim, gjykata pranoi një pjesë të disa provave të dorëzuara nga mbrojtja dhe u kërkoi palëve të paraqesnin konkluzionet përfundimtare. Prokurorët kërkuan reth 10 ditë kohë dhe gjykata e shtyu seancën për më datë 13 shkurt, në orën 14:00.

Arrestimi i Belerit dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit për veprën penale të korrupsionit në zgjedhje dhe humbja e mundësisë së tij për t’u betuar dhe për të marrë zyrtarisht mandatin e kryebashkiakut, është kthyer tashmë në problemin kryesor të marrëdhënieve me Greqinë dhe në pengesë për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit.

Etiketa: Adnan XholiAnila PaçiArrestArrest me burgarrestimiArsen RamaBashkia e HimaresBurgcertifikataDëshmia e penalitetitFredi BeleriGjykataGjykata e PosaçmeGjykatëGjykatësGjyqHimarahimarëKQZLedion JonuzajLigjMASMatilda PezaMbrojtjaPandeli KokaveshiParaPoliciaPolicia e ShtetitprokurorProkuroriProkuroriaPunëRamasekretSHshqipSPAKVlorëzgjedhje
Tjetri
Kolegji shtyn seancën ndaj Ylli Bashajt pas gjetjes së re nga ONM

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Ylli Bashaj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.