AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shkolla e Magjistraturës u jep mundësinë për t’u bërë magjistratë edhe juristëve që nuk arrijnë notën 8 në lëndët kryesore

Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës vendosi të heqë kriterin për notën mesatare mbi notën 8 të lëndëve kryesore të shkencave juridike, duke lejuar që në formimin fillestar për magjistrat të pranohen të gjithë ata persona që janë diplomuar si juristë, të cilët kanë mesatare më të ulët.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Magjistratë
Gjyqtarë të rinj gjatë një ceremonie të organizuar me rastin e 25 vjetorin e Shkolles së Magjistraturës. | Foto: LSA

Shkolla e Magjistraturës shpërndau të mërkurën një njoftim që e cilësoi të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2024-2025. Që në krye të njoftimit sqarohej se Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, në mbledhjen e datës 29 janar 2024, ka vendosur të ndryshojë rregullimin e kriterit të mesatares së lëndëve, duke hequr kërkesën për notë mesatare mbi 8 të lëndëve kryesore.

Në një reagim publik pas vendimit, Qëndresa Qytetare, një organizatë që lufton për cilësi në arsimin e lartë, e cilësoi vendimin e Shkollës së Magjistraturës të gabuar.

“Në këtë moment, kur sytë e qytetarëve janë drejtuar te SPAK-u dhe Reforma, elitat e këtij sistemi morën një vendim që ngre dyshime, pikëpyetje dhe mosbesim te rekrutimi i gjyqtareve dhe prokuroreve te rinj,” tha Qëndresa Qytetare, ndërsa shtoi se Shkolla e Magjistraturës ende nuk është pastruar nga të shkarkuarit dhe dorëhequrit e vetingut, të cilët nuk kanë moral dhe etike për të formësuar gjyqtarët e rinj.

Neni 10 i Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, ‘regjistrimi i kandidatëve për magjistratë dhe kriteret e pranimit, përcaktonte në shkronjën (d) se, për t’u pranuar në formimin fillestar për magjistrat, duhej që ndër të tjera të kishte notë mesatare të përgjithshme mbi 8-të, si dhe ‘notë mesatare mbi 8 (tetë) për grupin e lëndëve kryesore, ku përfshihen: E Drejta Civile dhe e Detyrimeve, E Drejta Penale, (Pjesa e përgjithshme dhe pjesa e posaçme), Procedura Civile, Procedura Penale, E Drejta Administrative dhe e Drejta Kushtetuese.

Me ndryshimin e tre ditëve më parë, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës ka mundësuar që edhe të diplomuarit si juristë që nuk arrijnë këtë kriter të munden të jenë pjesë e trupës së magjistratëve të rinj, nëse zgjidhen si fitues.

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi i pyetur nga BIRN lidhur me qëllimin e këtij ndryshimi, u shpreh se ishte në pamundësi mbrëmjen e të mërkurës për folur lidhur me këtë vendimmarrje, por shtoi se ishte i gatshëm të jepte komentin e tij paraditen e të enjtes.

Këshilli Drejtues ka vendosur të ndryshojë edhe dispozitat lidhur me provimin e fazës së dytë në mënyrë që provimi i pranimit të zhvillohet në dy ditë. Sipas ndryshimeve, në ditën e parë provimi do të bëhët vetëm për pesë tezat e lëndëve, ndërsa ditën e dytë vetëm me rastet praktike. Në ditën e dytë të fazës së dytë, provimi mbi raste praktike do të ketë dhe një rast praktik shtesë, në të drejtën administrative.

Provimi i fazës së dytë është përcaktuar të ketë 400 pikë, 250 pikë në ditën e parë për pesë tezat dhe 150 pikë për rastet praktike.

Faza e parë me natyrë kualifikuese zhvillohet me vlerësim elektronik dhe organizohet në një ditë.

Etiketa: AdministrativeArben RakipiBIRNgjyqtarKëshilli DrejtueskushtetueseMagjistratOSBEProvimi i pranimitQëndresa QytetareReformashkollaSPAKVendim
Tjetri

Drafti i qeverisë për bastet online pëson ndryshime

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.