AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

KPK e gjeti me pamundësi financiare prokurorin Elio Mazreku

Sipas Komisionit, prokurori i Tiranës, Elio Mazreku ka kryer deklarime të pasakta e të pamjaftueshme për krijimin e likuiditeteve ‘cash’, si dhe nuk arriti të vërtetojë burimin e ligjshëm të një pjese të pasurive.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në KPK, Lajme, Veting
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Elio Mazreku pas seancës në KPK. Foto:BIRN

Prokurori i Tiranës, Elio Mazreku u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më datë 23 nëntor 2023, pasi u konkludua se nuk arriti nivel të besueshëm për pasurinë për shkak të mungesës së burimeve të të ligjshme, deklarime të pasakta e të pamjaftueshme. Ndërkohë, ai u vlerësua pozitivisht për figurën dhe se arriti nivel kualifikues për profesionalizmin. Vendimi për largimin e Mazrekut nga detyra u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtar Roland Ilian.

Elio Mazreku e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Tiranës.

Komisioni e ka kryer analizën financiare për Mazrekun për dy periudha, në atë para deklaratës fillestare të pasurisë për vitet 1995-2003 dhe për vitet 2004-2016, prej nga ai ka rezultuar me bilance negative në vlera të konsiderueshme.

Në vendim evidentohet se pasuritë e deklaruara në vitin 2003 nga subjekti janë një automjet, me vlerë 300 mijë lekë, me burim krijimi të ardhurat financiare familjare nga rrogat dhe përkthime; depozitë kursimi në Bankën e Kursimeve, në shumën 400 mijë lekë, me burim krijimi të ardhura të mbledhura ose të sjella prej vëllait nga emigracioni dhe gjatë kohës kur punonte në Shqipëri.

KPK konstaton se është konfirmuar se në maj të vitit 2000, Mazreku ka pasur gjendje në llogarinë bankare në shumën prej 1 milion e 343 mijë lekësh, të mbartur nga një periudhë e mëparshme. Në vitin 2001, ai ka çelur një depozitë kursimi me burim të holla të mbledhura nga rrogat dhe përkthimet; hartimi i raporteve juridike e mjedisore prej tij dhe bashkëshortes, si dhe të ardhura të sjella prej vëllait nga emigracioni.

I pyetur nga Komisioni në lidhje me depozitat e ndodhura në Bankën e Kursimeve, subjekti ka deklaruar vëllai i tij D.P (M) ka qenë i angazhuar në fushën e biznesit për periudhën 1991 – 1995 dhe se më pas ka emigruar drejt Kanadasë. Mazreku ka pohuar se pasi vëllai ka emigruar, çdo gjë i ka mbetur atij, pasi gjyshja dhë nëna ishin të moshuara dhe me probleme shëndetësore e nuk mund të merreshin me biznesin dhe të ardhurat.

Sipas subjektit, kjo ka qenë arsyeja për të cilën një pjesë të parave ‘cash’ që i vëllai i pati lënë në Shqipëri, ose që u përftua nga shitja e sendeve që ai kishte lënë, u përdorën dhe u depozituan në Bankën e Kursimeve.

Ai ka paraqitur dhe dokumente, për të cilët KPK thotë se duket se konfirmojnë se vëllai i subjektit ka pasur të regjistruar një aktivitet si person fizik tregtar në prill të vitit 1994 dhe duket se është larguar nga Shqipëria në shkurt të ’95-ës.

“Por, nga ana tjetër, duket se nuk provojnë shuma të ardhurash të mundshme të përfituara nga ky aktivitet e, për rrjedhojë, këto të ardhura mbeten të nivelit deklarativ dhe nuk janë përllogaritur në analizën financiare të përgatitur nga Komisioni”, citohet në vendim.

Në vijim, KPK vëren se duket se subjekti ka pasur në pronësi dy automjete që i ka shitur, konkretisht një kamion në vitin 1995 në vlerën 800 mijë lekë dhe një autoveturë po në atë vit, për shumën 70 mijë lekë. Këto pasuri subjekti i ka blerë nga i vëllai para se ai të largohej në emigracion dhe për rrjedhojë shumat e përfituara nga shitja janë konsideruar në analizën financiare.

Për një depozitë kursimi në shumën 1 milion e 50 mijë lekë të çelur në vitin 2001, subjekti ka deklaruar si burim po të ardhurat e mbledhura nga pagat, përkthimet, hartimi i raporteve juridike, kursime etj.

Mazreku ka depozituar dokumente për të vërtetuar burimet, por sipas KPK, nuk ka paraqitur dokumentacion justifikues ligjor për një pjesë të të ardhurave për vitet 1995-2006, duke rezultuar me bilanc negativ në shumën 2.6 milionë lekë për këtë periudhë.

Në periudhën e dytë të analizuar 2004-2016 bilanci negativ është thelluar, duke shkuar në total në masën 20.6 milionë lekë. Në periudhën e dytë të analizuar kanë rezultuar pamundësi financier në vitet 2004, 2005, 2006, 2007 dhe 2008.

Komisioni ka analizuar burimet financiare të një apartamenti me sipërfaqe 129.1 m2, të blerë nga subjekti në vitin 2010, kundrejt shumës 15 milionë e 990 mijë lekë.

Në vendim thuhet se Mazreku nuk arriti të vërtetojë burimin e ligjshëm të një shume 5 milionë lekë të përfituar nga babai i ndjerë, pasi ky i fundit kishte ndërruar jetë. Nga verifikimi i deklaratave periodike të depozituara në ILDKPKI, është konstatuar ndër të tjera se për periudhën 2010-2015, nuk janë deklaruar shtesa apo pakësime të likujditeteve cash.

Kur KPK i ka kërkuar që të deklarojë gjendjen cash për çdo vit për periudhën 2003-2016, subjekti është shprehur se ishte e pamunduar ta kryente me saktësi një gjë të tillë. Por, ai ka sqaruar se është normale që në fund të vitit, të kenë pasur lekë nëpër duar.

Ai ka konfirmuar se ka pasur vlera cash që mund të kenë lëvizur në vlera të konsiderueshme, por ka parashtruar se për sa kohë nuk ka mundur më herët që të paraqesë me bindje vlera të sakta, për të mos rënë në pozita të deklarimeve të pasakta ose të rreme ose në pretendime të pambështetura, ka kërkuar nga një ekspert kontabël për të kryer një vlerësim objektiv.

Komisioni vëren se audituesi ligjor ka mbajtur të njëjtin qëndrim mbi shtesat, pakësimet dhe gjendjet e likuiditeteve cash ndër vite, sikurse është paraqitur në rezultatet e hetimit administrativ. Në përfundim, KPK konkludon se Mazreku ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për gjendjen cash në vite.

Po ashtu, ka rezultuar se nuk mbulohet me burime financiare të ligjshme shuma të dhuruara prej vëllait, e për rrjedhojë nuk janë reflektuar në analizën financiare.

Nga analiza financiare e përgjithshme ka rezultuar mungesë e burimeve financiare për krijimin e depozitave dhe kursimeve cash të referuara si burime për blerjen e apartamentit në Tiranë.

 

Etiketa: Analiza financiareAnalizëBrunilda BekteshiElio MazrekuemigracionGjyqILDILDKPKIKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKMASPagatPamela QirkoParaprokurorProkuroriRoland IliaSHshqipShqipëriShqipëriaTiranëVendimVendimi
Tjetri
“Më keq se vdekja”: Burrat e mbijetuar flasin për përdhunimin gjatë luftës në Kosovë

“Më keq se vdekja”: Burrat e mbijetuar flasin për përdhunimin gjatë luftës në Kosovë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.