AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

‘Skenar’: Shoqëria civile, mosbesuese ndaj politikës për reformën zgjedhore

Ndërsa komisioni i reformës zgjedhore po bllokohet nga mosmarrëveshjet politike, përfaqësues të shoqërisë civile thonë se ka gjithashtu një mungesë vullneti për të kryer ndryshime thelbësore të legjislacionit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:19 | 06/02/2024
në Analiza, Artikull kryesor
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetët demokratë gjatë bllokimit të sallës së mbledhjeve për komisionin e Reformës Zgjedhore. Foto: LSA.

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore dështoi të martën që të realizonte një mbledhje ku ishin ftuar organizatat e shoqërisë civile për shkak të konfliktit politik për përfaqësimin e opozitës në përbërjën e këtij komisioni.

Shumica e deputetëve të opozitës kërkojnë zëvendësimin e bashkëkryetarit të tyre në komision, pas prishjes së balancave politike në grupin e PD-së,  por kërkesa e tyre ka rënë në vesh të shurdhër.

Ndërsa përfaqësuesit e organizatave prisnin jashtë dyerve të sallës “Pjetër Arbnori” ku do të mbahej mbledhja, deputetët e Partisë Demokratike u përplasën me oficerët e shumtë të Gardës për të hyrë në sallë. Oficerët kishin bllokuar derën dhe nuk lejonin ata që rezultojnë në listën e deputetëve të përjashtuar nga Komisioni i Etikës.

“Po e shndërrojnë nga Republikë parlamentare në Republikë të Gardës,” u ankua deputeti Flamur Noka duke folur për mediat.

Ndërkohë, vetë Noka tentoi të bllokonte bashkëkryetarin socialist të komisionit, Damian Gjiknuri për të hyrë në sallë, duke e akuzuar atë se po “emëronte” përfaqësuesit e opozitës në këtë komision. Gjiknuri u tha mediave se i vinte keq që mbledhja nuk u bë dhe fajësoi opozitën për bllokimin e punimeve duke bërë të pamundur që të shprehen organizatat.

“Të dyja palët, të dyja opozitat që duhet jenë më të interesuara me çuarjen para të reformës nuk janë aty,” tha ai duke shtuar se “mazhoranca është komode me kodin aktual”.

Bashkëkryetari demokrat, Enkelejd Alibeaj, i cili nuk u duk në sallën e tensionuar, e quajti teatër protestën e kolegëve të tij opozitarë dhe i akuzoi ata se ashtu si mazhoranca, nuk e duan këtë reformë.

Komisioni i ngritur që para dy vitesh nuk ka bërë asnjë përpjekje serioze për adresuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet dhe ka shkelur afatin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese për të garantuar nëpërmjet ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të drejtën e votës së emigrantëve.Përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se mungon vullneti politik  për të kryer reformën dhe se proces përjashton aktorët e tjerë të shoqërisë.

“Kuvendi nuk ka një qasje reale për të pasur reformë zgjedhore, pasi palët po e keqpërdorin konfliktin për të pamundësuar reformën,” i tha BIRN-it Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike.

Sipas tij, vetë komisioni ka probleme të legjitimitetit, duke iu referuar situatës së krijuar që bllokoi mbledhjen.

Krasniqi po ashtu e quan një “proces informal” konsultimin me shoqërinë civile, i cili sipas tij, bëhet pa një kalendar dhe pa një axhendë mbi diskutimet e mundshme.

Ndërsa për Rigels Xhemollarin, drejtor ekzekutiv i “Qendresa Qytetare”, tensionet dhe krizat politike janë një traditë sa herë lind nevoja për reformë zgjedhore dhe për shkak të tyre përjashtohet roli i  shoqërisë civile.

“Palët politike i kanë zgjidhur krizat orët e fundit me marrëveshje, duke pamundësuar një proces ku aktorë të tjerë si rasti i shoqërisë civile të kontribuojnë,” tha Xhemollari.

Sipas tij, “nga momenti që ky komision nuk ofron garanci për të zhvilluar një mbledhje është e tepërt të pretendohet se ky komision mund të sigurojë për të marrë parasysh rekomandimet tona”.

Edhe Xhemollari thekson se transferimi i konfliktit politik në reformën zgjedhore tregon se ka mungesë vullneti për përmirësime ligjore.

“Legjitimiteti politik i komisionit arrihet me konsensus më të gjerë,” tha ai duke shtuar se Kuvendi është në limitet kohore të parashikuara me ligj për të kryer këtë reformë para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që mbahen pas 1 viti.

Ndërsa Krasniqi sugjeron që pavarësisht funksionimit ose jo të komisionit, Kuvendi duhet minimalisht të adresojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve që është i detyrueshëm për të.

Krasniqi shtoi gjithashtu se “duket se ekziston një skenar” për të mos e kryer këtë reformë, e cila sipas tij, duhet të jetë tërësore duke prekur financimet e partive dhe përdorimin e parave në fushatë, mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve dhe sistemin zgjedhor, zgjerimin e votës për kategori që ligji nuk ua mundëson, etj..

“Fatkeqësisht, ajo çfarë partitë duan bie në kontrast me atë çfarë qytetarët presin nga parlamenti,” përfundon Krasniqi.

 

Etiketa: Afrim KrasniqiBIRNDamian GjiknurideputetEnkelejd AlibeajFlamur NokaGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseInstituti i Studimeve PolitikeKomisionKomisioni i EtikëskushtetueseKuvendiLigjmarrëveshjeMbledhjeODIHROSBEOSBE-ODIHRParaPartisë DemokratikePDReforma zgjedhoreRigels XhemollariTensioni politikVendimetVota e emigrantëveZgjedhjet
I mëparshmi

Pas vendimit të Strasburgut, KPA pranon rishikimin e vendimit për Antoneta Sevdarin

Tjetri

Shqiptarët e deportuar gjejnë rrugë të reja për t’u rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar

Tjetri
Shqiptarët e deportuar gjejnë rrugë të reja për t’u rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar

Shqiptarët e deportuar gjejnë rrugë të reja për t’u rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar

SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Ishulli si magjepsje

15:00 | 11/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Nga bulevardi në rrjetet sociale: Fuqia e memeve të protestës

07:24 | 11/06/2026
protesta 10 qershor 202t6

Shqipëria përjeton protestën më të madhe në dekada

01:01 | 11/06/2026
veliaj ndreca

Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt

17:00 | 10/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.