AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dyqane dhe makina, gjykata konfiskon pasuritë e Redjan Rrajas

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe vendosi konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajas dhe familjes së tij. Rraja është i dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Posaçme. Foto Ilustruese.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë njoftoi të enjten se kishte pranuar kërkesën e SPAK për të konfiskuar pasuritë e Redjan Rrajas, i dënuar me burg të përjetshëm po nga kjo gjykatë për pjesëmarrje në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi i këtij të fundit.

Mes pronave të konfiskuara përfshihen 3 njësi tregtare, dy garazhe dhe automjete luksoze në pronësi të Redjan Rrajës dhe familjarëve të tij. Pronat janë konfiskuar bazuar ligjin “Antimafia”, pasi Rraja u gjet fajtor edhe si anëtarë i një grupi të strukturuar kriminal.

“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, me vendimin Nr. 1 datë datë 07.02.2024 vendosi: Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë”, thuhet në njoftim.

Rraja u dënua me burg për jetë në korrik të vitit që shkoi si një prej autorëve të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku, i cili humbi jetën dhe Landi Muharremit, i njohur edhe me emrin Aleksandër Laho – ngjarje e ndodhur më 1 nëntor të vitit 2019 në mbikalimin e Shkozetit në Durrës. Ariol Halilaj, bashkëpunëtor i Rrajas u dënua me 35 vjet burg. Persona të tjerë të përfshirë janë ende në hetim apo kërkim. Ndoja është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe është në pritje të vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pasuritë e konfiskuara ishin sekuestruar në tetor 2021 dhe sipas prokurorisë përfshijnë ndër të tjera dy njësi tregtare, një apartament që shërben si njësi tregtare dhe dy garazhe, që të gjitha të ndodhura në Tiranë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 2 makina luksoze, tip “Audi –A8”, një orë dore tip “Roleks” dhe shuma prej 2750 euro. Gjykata revokoi sekuestron mbi një makinë “Bentley” tipi Continetal të blerë nga Rraja në vitin 2019.

Rraja është i afërm i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja dhe ka qenë edhe më herët i proceduar penalisht. Ai është denoncuar në një rast publikisht nga ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu se e kishte kërcënuar për të mbyllur hetimet ndaj djalit të deputetit, i akuzuar për dhunimin e të dashurës. Ramaz Rraja, pjesëtar tjetër i familjes është po ashtu i akuzuar si pjesëmarrës në atentati, por procesi gjyqësor ndaj tij është në vijim.

Etiketa: Aleksandër LahoAndi MalokuantimafiaArian NdojaArjan NdojaAtalanta ZeqirajAtentatiBurgDurrësEmiljano NuhuEuroGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e Shkallës së ParëGjyqHetimHetimetKomisioni i Pavarur i KualifikimitLandi MuharrmitMakinaPartia SocialistePartisë SocialistePunëPunëtorRahman RrajaRamazan RrajaRedjan RrajaRrahman RrajaSHSPAK
Tjetri
Mashtrim përmes Instagramit; falsifikonin aplikimet për vizë amerikane

Mashtrim përmes Instagramit; falsifikonin aplikimet për vizë amerikane

fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.