AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Reforma Zgjedhore, shoqëria civile propozon depolitizim të procesit zgjedhor

Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Reformës Zgjedhore organizatat e shoqërisë civile propozuan një administratë zgjedhore apolitike, mospërdorimin e burimeve publike në fushatë, kontroll mbi financat e partive politike, garantimin e votës së diasporës, etj..

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Seancë në komisionin e Reformës Zgjedhore | Foto: LSA

Komisioni i Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore dëgjoi të premten propozimet e disa organizatave të shoqërisë civile që kanë si fokus monitorimin e proceseve zgjedhore.

Propozimet u fokusuan tek problematikat që kanë lindur me zbatimin e Kodit Zgjedhor në fuqi gjatë zgjedhjeve parlamentare 2021 dhe atyre vendore të 2023-it si;  përdorimi i burimeve publike në fushatë nga partia në pushtet apo drejtuesit lokalë, tek politizimi i administratës zgjedhore dhe transparenca e financimeve për partitë politike e kandidatët, etj..

Duke iu referuar vendimeve të qeverisë për shpërblime pensionistësh e rritje pagash disa dit para zgjedhjeve vendore të 14 majit, disa organizata kërkuan që të qartësohet në Kod ndalimi i përfitimeve edhe para zgjedhjeve vendore.

Po ashtu organizatat këmbëngulën në nevojën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për garantimin e të drejtës së votës për diasporën, një temë që shkaktoi debat me bashkëkryetarin socialist Damian Gjiknuri.

“Ndalimi i përdorimit të burimeve publike për qëllime elektorale, vlerësojmë se duhet të rishikohet në parashikimet e Kodit Zgjedhor duke e shtrirë këtë ndalim që prej datës së dekretimit të zgjedhjeve…”- propozoi Erdion Maçolli nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Ai po ashtu foli për nevojën e depolitizimit të komisioneve zonale, rishikimin e ligjit për partitë politike për shpërndarjen e ndihmës financiare dhe ndalimin e përdorimit të kasetave të gatshme të partive nga media, si cënim i lirisë së medias dhe i të drejtës së publikut për t’u informuar në mënyrë të paanshme.

Drejtor ekzekutiv i Akademisë së Studimeve Politike, Erjon Tase, prezantoi propozimet e organizatës së tij dhe Institutit për Studime Politike për mekanizmat e kontrollit të përdorimit të burimeve publike në fushatë.

Sipas këtyre organizatave monitorimi i rolit të administratës në zgjedhje dhe të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë të bëhet nëpërmjet një mekanizmi të pavarur jashtë KQZ, si Avokati i Popullit, ILDKPKI, Prokurori. si dhe shtrirjen e monitorimit nga data e dekretit të Presidentit.

ISP dhe ASP po ashtu kërkojnë zbutjen e kritereve për të hyrë në zgjedhje për prurjet e reja politike apo kandidatë të pavarur.

Tase i kërkoi deputetëve që komisioni të krijojë transparencë në marrëdhënie me organizatat dhe të krijojë një format regjistrimi për të gjitha propozimet që sjellin organizatat dhe të ketë për ta përgjigje të argumentuara për arsyet pse rekomandimet e tyre janë pazbatueshme.

Financimi i Partive Politike dhe financimi i fushatave elektorale nga palët e treta që lidhen me rrezikun e financimeve që vijnë nga burime të dyshimta, u fokusuan propozimet e Instituti Demokratik Amerikan (NDI).

Vildan Plepi nga kjo organizatë tha se propozimet e tyre fokusohen të kuadri rregullator i financave të partive dhe financave zgjedhore duke kërkuar një reforme të plotë të legjislacionit, jo vetëm Kodit Zgjedhor, por edhe të dhe ligjit të partive e Kodit Penal sipas rastit, ose të shikohet mundësia e një legjislacioni të posaçëm për financimin.

Ai foli për nevojën për rregullim të rolit të palëve të treta, jo garuese. “Ligji shqiptar nuk e rregullon pagesën e reklamave zgjedhore nga palët e treta dhe nuk ka një përkufizim për reklamimin në rrjetet sociale”.

Shqetësimet e NDI-së lidheshin me ndalimet për financimet e huaja, transaksionet me kriptovaluta dhe nga donatorët fiktivë që përdorin kanale të ndryshme për të dhuruar fonde me origjinë të dyshimtë të parave.

Për përdorimin e administratës publike Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare kërkoi që të hiqet në kod togfjalëshi “përdorim i detyruar” sepse sipas tij kjo lë hapësirë që burimet njerëzore të përfshihen në fushatë lirisht.

Duke iu referuar dhe përvojës që kjo organizatë pati me denoncimet gjatë fushatës së fundit ai kërkoi ashpërsim të sanksioneve ndaj zyrtarëve publikë që përdorin institucionin në funksion të fushatës.

Disa aktivistë shfaqën dhe mosbesim në procesin politik të reformës duke kërkuar që komisioni vetë të garantojë gjithpërfshirjen e forcave politike në parlament.

Premto Gogo nga organizata KRIIK e cilësoi shumë serioze situatën në parlament. “Kjo e ngre pikëpyetje të madhe për gjithpërfshirjen politike”- tha ai duke propozuar që vetë komisioni të rikompozohej në mënyrë që të kishte një mandat politik për të bërë reformën zgjedhore.

“Nuk e di nëse e keni vullnetin për të bërë dialog dhe për të siguruar parimin e gjithpërfshirjes”- iu drejtua ai deputetëve duke shtuar se, “pastaj kjo dorë të shtrihet në mënyrë të sinqertë edhe aktorëve të tjerë jo parlamentarë”.

Gogo iu kujtoi komisionit se organizatat i kanë sjellë dhe më herët propozimet e tyre në këtë komision dhe se tematikat kryesore lidhen me mospërdorim e administratës në fushatë, ndalimin e patronazhistëve, administratë jopolitike zgjedhore dhe listat e hapura shumë emërore të kandidatëve.

Edhe Gerta Meta nga Shoqata për Kulturë Demokratike (SHKD) shprehu rezervat e saj për vullnetin politik të komisionit për ta realizuar reformën zgjedhore.

“Ka dëshmuar që ka dështuar për ta realizuar”- tha ajo duke hedhur si ide që ndoshta një komision me ekspertë do të ishte më operativ për të bërë reformën zgjedhore.

Më tej ajo u fokusua tek e drejta e votës së Diasporës duke vënë në pikëpyetje vullnetin politik për ta realizuar.

Vota e diasporës krijoi një debat mes bashkëkryetarit socialist Damian Gjiknuri dhe përfaqësuesve të organizatave, pasi ai këmbënguli që i takonte Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të nxirrte aktet nënligjore për ta bërë të mundur atë që ishte sanksionuar në kod.

Por, Adriatik Lapaj nga organizata “Shqipëria Bëhet” këmbënguli se vendimi i GJK-së i referohej paqartësisë së kodit zgjedhor duke krijuar një boshllëk ligjor që cënon të drejtën kushtetuese të votës për diasporën.

Sipas tij, sanksionimi në kod ishte vetëm një parashikim deklarativ.

Ndërkohë Gjiknuri nuk i dha mundësinë të fliste përfaqësuesit të organizatës “Diaspora për Shqipërinë e lirë” duke i premtuar një seancë dëgjimore të veçantë për këtë çështje në një mbledhje tjetër të komisionit.

Në dëgjesë paraqitën propozimet e tyre edhe Altin Goxhaj nga Lëvizja ShpresON, Ervis Çela nga organizata Shqipëria bëhet, Edlira Çepani nga Rrjeti Barazi në Vendimmarrje, Gentian Serjani nga Drejtësia Sociale. Nga aktivistët u hodhën ide që lidheshin me përfshirjen e pakicave kombëtare, aksesin e grave dhe vajzave kandidate në financat e partive, apo dhe cilësimi si vepër penale i “patronazhimit”.

Etiketa: AdriatikAdriatik LapajaktivistAktivistëAltin GoxhajAvokati i PopullitDamian GjiknurideputetdialogDiasporaDrejtësiaEdlira ÇepaniErdion MaçolliFinancatFinancimi i partive politikeFondeGentian SerjaniGJKGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseILDKPKIInstitutit për Studime PolitikeISPKandidatekandidatëtKodit PenalKomisionKomiteti Shqiptar i HelsinkitKQZKRIIKkushtetueseListat e hapuraMbledhjeMediaMetaMonitorimindalimParaparlamentPartiapensionistëProkuroriQëndresa QytetareReformaReforma zgjedhoreRigels XhemollariRrjetet socialeSHShpresONshqipShqipëriShqipëriaShqipëria BëhetTransparencaVendimiVildan PlepiVotaVota e diasporëszgjedhje
Tjetri
A janë Pakistani dhe Irani në prag lufte?

A janë Pakistani dhe Irani në prag lufte?

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.