AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ngjitja dhe rënia e ish-drejtorit të Mirel Mërtirit nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara

Ministria e Brendshme komandoi në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara një ish-drejtues të kompanisë së inceneratorit të Tiranës, “Integrated Energy”, por kandidatura u tërhoq brenda një ore pas denoncimit të konfliktit të interesit.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
17:29 | 12/02/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshem, Taulant Balla gjatë ceremonisë së homazheve të organizuara për viktimat e 21 Janarit. Foto: LSA.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK – e cila administron pronat e sekuestruara të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri ndërroi dy drejtues brenda një ore të hënën.

Ministria e Brendshme komandoi fillimisht Ferdinand Tarazhin në detyrën e kryeadministratorit të AAPSK, por komandimi i tij u tërhoq mbrapsht pasi ish-deputeti i opozitës, Belind Këlliçi denoncoi marrëdhënien e tij të punës me kompaninë “Integrated Energy” që menaxhonte landfillin e Sharrës.

“Në qershor të vitit 2023, ky personazh punësohet si Drejtor i Shërbimeve Operacionale në landfillin e Sharrës nga Integrated Energy BV SPV, si njeriu i besuar”, deklaroi Këlliçi për mediat, duke e akuzuar Tarazhin për lidhje me Mirel Mërtirin dhe gjendjen e tij në kushtet e konfliktit të interesit.

Kompania koncesionare “Integrated Energy” BV SPV e mandatuar nga qeveria shqiptare për ndërtimin e një inceneratori në Tiranë u sekuestrua në fund të korrikut 2023 dhe administrohet prej asaj kohe nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, SPAK, pronarët faktikë të “Integrated Energy” janë dy biznesmenët në arrati, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të cilët akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash edhe me dy kompanitë e tjera të inceneratorëve në Elbasan dhe në Fier.

I pyetur nga BIRN për komandimin në krye të Agjencisë të Tarazhit, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, la të kuptohej se urdhri i komandimit të tij kishte qenë në fuqi më pak se një orë dhe ishte ndryshuar për shkak të konfliktit të interesit në dukje.

Balla shtoi se kishte komanduar më pas në krye të Agjencisë Idriz Haxhiajn, i cili mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive të Rendit dhe Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme.

Balla megjithatë këmbënguli se urdhëri i parë ishte shfuqizuar dhe rëndësi kishte komandimi i Haxhiajt.

 “Ky është urdhëri i vetëm në fuqi”,* tha ministri, ndërsa shtoi se pozicioni do i nënshtrohej një konkurrimi të hapur dhe drejtori i ri i përhershëm do të dilte nga ky konkurrim i hapur.

Tarazhi – gjithashtu një nëpunës karrierë në Ministri të Brendshme, pranoi për BIRN se kishte punuar vetëm një muaj për kompaninë “Integrated Energy” BV SPV para se ajo të vendosej në sekuestro nga SPAK.

Tarazhi mohoi që ai ishte të ishte punësuar nga Mërtiri.

“Nuk më ka emëruar Mërtiri, nuk e njoh Mërtirin. Më ka emëruar administratori holandez,” tha Tarazhi përmes një bisede telefonike.

Landfilli i Sharrës është pjesë e kontratës koncesionare mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë Integrated Energy B.V SPV dhe vendi ku depozitohen mbetjet urbane të zonës më të populluar të Shqipërisë – përfshirë bashkinë e Tiranës dhe atë të Durrësit.

Që prej nënshkrimit të kontratës me qeverinë, kompania “Integrated Energy” ka arkëtuar rreth 100 milionë euro nga depozitimi i mbetjeve urbane dhe i dherave, por inceneratori nuk u ndërtua asnjëherë.

*Saktësim: Ky shkrim u ndryshua për të korigjuar citimin e ministrit Balla.

 

Etiketa: “Integrated Energy” B.V SPVAgjencia e Administrimit te Pasurive të Sekuestruara dhe KonfiskuaraBelind KëlliçiBIRNBiznesmenelbasanEuroFerdinand TarazhiFierIdriz HaxhiajInceneratorinceneratoriIntegrated Energy BV SPVKlodian ZotoKorrupsionLandfilli i SharrësMbetjet urbaneMinistria e BrendshmeMirel MertiriParaPastrim parashPunëQeveriaQeveria shqiptareSHSharrëshqipShqipërishqiptareSPAKTaulant BallaTiranë
I mëparshmi

Projektligji për ‘Zonat e Mbrojtura’ shkel direktivat e BE-së

Tjetri

Ortakëria me krimin e organizuar çon Ministrinë e Financave në gjykatë

Tjetri
Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit

Ortakëria me krimin e organizuar çon Ministrinë e Financave në gjykatë

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.