AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ortakëria me krimin e organizuar çon Ministrinë e Financave në gjykatë

Në gjyqin për konfiskimin e pasurive të Anton Gjinajt, i dënuar në Spanjë në vitin 2010 për krim të organizuar, u bënë pjesë si palë të treta edhe Ministria e Financave si dhe dy banka të nivelit të dytë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:14 | 12/02/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit
Godina e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto LSA

Më 23 tetor 2015, asambleja e ortakëve të shoqërisë Foralb Alabastër sh.p.k, ku ortak me 25% të kuotave ishte edhe shteti shqiptar, vendosi kalimin e 45% të kuotave tek shoqëria Alesio 2014 sh.p.k. me ortak të vetëm Anton Gjinajn – i dënuar në vitin 2010 në Spanjë për vepër penale në fushën e drogës.

Në procesverbalin e mbledhjes së asamblesë së ortakëve të shoqërisë Foralb Alabastër, të cilën BIRN e siguroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit, sqarohet se përfaqësuesja e shtetit ishte autorizuar nga ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, për të qenë pjesë e vendimarrjes që ka bërë pjesë të ortakëve Gjinajn.

Kjo ortakëri e shtetit me biznesmenin e dënuar për krim të organizuar ka sjellë si pasojë kërkimin e Ministrisë së Financave për të qenë palë e tretë në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt konfiskimin e pasurive të Anton Gjinajt, ku mes të tjerash është edhe shoqëria Foralb Alabastër sh.p.k.

Si palë të treta që kanë pretendime për pasuritë e Anton Gjinajt të skuestruara nga SPAK, për të cilat kërkohet konfiskimi, u paraqitën në gjykatë dhe u legjitimuan në këtë gjykim edhe Banka Tirana dhe Raiffeisen Leasing. Po ashtu, gjykata vendosi të legjitimojë si palë të treta në gjykim, edhe pjesëtarë të fisit Turdiu, që nga sa u relatua në seancë, u mësua se kishin lidhut kontratë me parë me shoqërinë Kastrati për ndërtimin e objekteve, që më pas ishin blerë nga Anton Gjinaj e për rrjedhojë janë sekuestruar. Gjyqtarja Irena Gjoka tha se pronarët Turdiu u legjitimuan si palë, pasi rezulton se disa pasuri të sekuestruara u përkasin atyre.

Gjoka relatoi ndër të tjera, se si palë e tretë kishte bërë kërkim edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, por të hënën nuk u paraqitur përfaqësuesja e këtij institucioni, megjithëse kishte marrë dijeni.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, Enida Dashi sqaroi se kjo çështje do të ndiqej nga institucioni që ajo përfaqëson për shkak të delegimit të kompetencave pas ndarjes së Ministrisë së Ekonomisë. Ajo kërkoi kopje të akteve hetimore për t’u njohur. Po ashtu, kërkuan kopje të akteve edhe përfaqësuesit e dy bankave të interesuara për të qenë palë e tretë.

Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi që të shtyjë seancën për më datë 26 shkurt në orën 14:00, me qëllim që t’u jepet mundësia palëve të treta të legjitimuara në këtë gjykim që të njihen me aktet dhe të paraqesin kërkimet e tyre.

Kompania Alesio 2014, një nga kompanitë e ndërtimit që është kontraktuar nga autoritete të ndryshme shtetërore apo që ka punuar si nënkontraktor në ndërtim rrugësh, është sekuestruar nga SPAK, pas dyshimeve se është krijuar me të ardhura nga aktivitetet kriminale të pronarit Anton Gjinaj. Për këtë pasuri është kërkuar konfiskimi bazuar në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar…”, i njohur ndryshe si ligji “Antimafia”.

Prokuroria kërkon t’i konfiskojë Anton (Pashuk) Gjinaj (Gjini) dhe familjarëve të tij katër kompani nën pronësinë 100% të tij si dhe kompaninë Foralb Alabastër, në të cilën, përveç Gjinajt është aksioner edhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Shoqëritë XYZ 08 Sh.p.k dhe Garden Residence Turdiu u kërkuan të konfiskohen pasi janë në pronësi indirekte të Gjinajt përmes Alessio 2014.

Sipas SPAK, Pashuk Gjini u dënua në Spanjë në vitin 2010 si pjesëtar i një grupi kriminal të cilit iu sekuestruan mbi 50 kilogramë heroinë, e cila dukej se kishte për destinacion tregun e zonave të turizmit detar në Alicante, Spanjë. Ai shpëtoi nga drejtësia spanjolle dhe erdhi në Shqipëri, ku u mor me biznes dhe ku në vitin 2011 ndryshoi emrin në Anton Gjinaj. Prokuroria ka konkluduar se Gjinaj dhe familja e tij kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai dyshohet se ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë.

 

Etiketa: AhmetajAlesio 2014Alessio 2014antimafiaAnton GjinajArben AhmetajBIRNDrejtësiaForalb AlabastërGarden Residence TurdiuGjokaGjykataGjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëgjykimGjyqIrena GjokaKastratiKrimLigji AntimafiaMinistria e FinancavePashuk GjiniPasuri të paluajtshmeProkuroriaQendrën Kombëtare të BiznesitRaiffeisenSHshqipShqipëriSPAKTirana
I mëparshmi

Ngjitja dhe rënia e ish-drejtorit të Mirel Mërtirit nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara

Tjetri

Shqiptarët s’i janë borxhlinj Italisë për “mikpritjen” e saj të viteve 1990

Tjetri
Qeveria e mban të fshehtë marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët

Shqiptarët s’i janë borxhlinj Italisë për “mikpritjen” e saj të viteve 1990

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.