AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Mediat shkelin Kodin e Etikës në raportimet për viktimat e dhunës gjinore

Mediat, duke rendur pas klikimeve, nuk po tregojnë kujdes, profesionalizëm dhe etikë ndaj grave dhe vajzave viktimave të dhunës.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
2 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestë në Tiranë-kundra femicidit :Foto Nensi Bogdani

Policia e Shtetit njoftoi të hënën arrestimin e një personazhi në platformën e TikTok, me akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes” ndaj një 27 vjeçareje, të cilës i kishte publikuar një foto intime në rrjetet sociale.

“I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe, për pasojë, humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari”, citon njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit.

Lajmi u përhap me shpejtësi në mediat kombëtare, por edhe në disa platforma të mediave online, ku, përveç detajeve kryesore, u postua edhe fotoja e të ndjerës të cilën agresori e kishte postuar fillimisht në TikTok.

Postimi i fotos së viktimës në media është dënuar nga organizatat e që mbrojnë të drejtat e grave, si një formë denigrimi ndaj viktimës.

“E paprecedentë! Fotografia intime për të cilën një 27-vjeçare i dha fund jetës, është publikuar edhe nga media të ndryshme pa asnjë lloj filtri. Mediat nuk duhet të bëhen palë me autorin. Mediat nuk duhet të denigrojnë më tej figurën e të resë dhe familjarëve të saj”, shkruhet në reagimin publik të Rrjetit për Fuqizimin e Grave Shqiptare (AWEN).

Aktivistë të të drejtave të njeriut dhe ekspertë të medias e dënuan postimin e fotos intime nga abuzuesi, por edhe mungesën e etikës nga portale të ndryshme që e ripostuan foton e së ndjerës për klikime.

Sipas Koloreto Cukalit, drejtues i Këshillit Shqiptar të Medias, kjo ngjarje fatale ka pasur dy shkelje kryesore, aktin e postimit të fotos intime përpara tragjedisë, si edhe shkeljen etike të portaleve të cilat publikuan foton e të resë pas vetëvrasjes.

“Këtu kemi një shqetësim të madh që fillon me rrjetet sociale dhe ritregon bullizmin në kufijtë e kriminalitetit që ekziston në rrjetet sociale, sidomos në TikTok”, tha Cukali.

“Njëkohësisht, shohim dështimin e të gjitha organeve që duhet ta parandalonin këtë ‘pornografi hakmarrëse [revenge porn]’”, tha ai.

Edhe Xheni Karaj, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe drejtuese e Aleanca LGBT, pohoi se pandëshkueshmëria e abuzimeve me teknologjinë po shtyn gratë dhe vajzat drejt vetëvrasjes.

“Gjatë muajve të fundit kemi qenë dëshmitarë të disa ngjarjeve që na kanë treguar se si teknologjia ka filluar të përdoret si mjet për të dhunuar, kontrolluar dhe shtyrë vajzat dhe gratë në vetëvrasje”, tha për BIRN Xheni Karaj.

Karaj shtoi se për të parandaluar këtë kërcënim duhen ndërmarrë masa të menjëhershme legjislative.

“Duhet draftimi i një ligji që kontrollon dhe rregullon hapësirën kibernetike, si edhe parashikimi në Kodin Penal i dënimeve maksimale ndaj individëve që bëjnë këto krime”, tha Karaj.

Ekspertët gjithashtu fajësojnë edhe portalet apo mediat online, të cilat shkelën etikën duke postuar foto të vajzës pasi ajo i dha fund jetës.

Karaj theksoi se është e rëndësishme të ndërgjegjësohet media dhe të rregullohet mënyra se si trajtohen të dhënat personale të viktimave.

“Në shumë raste gratë e vrara dhe dhunuara si edhe familjarët e tyre riviktimizohen përmes trajtimit joetik në media”, theksoi aktivistja Karaj.

Sipas Koloreto Cukalit, në këtë rast kemi të bëjmë një shkelje të tmerrshme të etikës.

“Ka një shkelje të tmerrshme etike, fakti që media tenton të bëjë lajm duke u nisur nga gjëra bastarde që ndodhin në rrjetet sociale”, tha Cukali.

“Nëse disa media kanë nxjerrë foton intime apo qoftë edhe foton e të ndjerës, ky është thjesht një perversitet për të parë fytyrën e dikujt që ka vdekur”, theksoi Cukali, duke shtuar se fotoja nuk përbën asnjë vlerë për lajmin.

Drejtuesi i Këshillit Shqiptar të Medias shtoi se duke qenë se çështjet e etikës nuk zgjidhen me legjislacion, është vetë publiku ai që duhet të ta dënojë shkeljen e etikës.

“Vendosja e fotove në portale nuk mund të jetë subjekt ligji, sepse çon në censurë, dhe meqë etika është një marrëdhënie mes medias e publikut, i takon publikut t’i thotë “ndal” këtyre mediave joetike, duke i bojkotuar derisa të mësohen ta respektojnë ndjeshmërinë e publikut me publikimet e veta”, theksoi Cukali.

Sipas tij, nëse publiku i ushqen këto media me klikime, atëherë nuk mund të ketë as vetërregullim dhe as ligj që mund ta zgjidhë këtë çështje.

Edhe Xheni Karaj theksoi se janë vetë media dhe shoqëria që duhet të ndërgjegjësohen për rolin e tyre.

“Kultura e normalizimit dhe legjitimimit të dhunës nga media, shoqëria dhe institucionet duhet të marrë fund. Vetëm atëherë vajzat dhe gratë e këtij vendi do të çlirohen nga dhuna dhe shtypja”, përfundoi Karaj.

 

Etiketa: aktivistAleanca LGBTarrestimiAWENBIRNdëshmitarëdhunaDhunëEtikafotografiKibernetikeklikimeKoloreto CukaliKrimeKulturaLGBTLigjMasaMediaPoliciaPolicia e ShtetitPortaletRrjetet socialeshqiptaretë drejtaTikTokViktimat e dhunësvrasjeXheni Karaj
Tjetri
Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija

Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.