AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

‘Nga shiu në breshër’: Qeveria u hap rrugën investimeve strategjike në zonat e mbrojtura

Përmes një truku procedurial, Këshilli i Ministrave kërkon të ndryshojë rrënjësisht ligjin për Zonat e Mbrojtura, duke i hapur rrugë ndërtimit brenda tyre të projekteve strategjike. Drafti i qeverisë shmang konsultimin publik dhe është sipas aktivistëve mjedisorë, edhe më i rrezikshëm se sa varianti i deputetëve socialistë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
14:33 | 13/02/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro. Foto: LSA.

Një draft i detajuar propozimesh i qeverisë së kryeministrit Edi Rama për ndryshimin e ligjit “Për Zonat e Mbrojtura” i jep atribute Këshillit Kombëtar të Territorit që të vendosë për shfrytëzimin e këtyre zonave në varësi të lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit, duke i hapur ligjërisht rrugën investimeve strategjike brenda tyre.

Drafti i qeverisë, të cilin BIRN e disponon, u dërgua në Kuvend me emërtimin “dhënie mendimi” për projektligjin e inicuar nga një grup deputetësh socialistë – një truk procedurial ky që duket se tenton të shmangë konsultimin publik. [Lexo draftin e plotë të Qeverisë për Zonat e Mbrojtura]

Megjithatë, drafti i qeverisë rrëzon thelbin e propozimit të deputetëve, që synonte plotësimin e kërkesës së kryetarëve të bashkive për marrjen e një roli aktiv në administrim e zonave të mbrojtura, por rithekson  synimin tjetër për të ulur nivelin e mbrojtjes së tyre.

Në dokumentin e miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë bashkohen propozime që vijnë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë,  Agjencia e Zhvillimit të Territorit dhe ministri të tjera.

Propozimet kryesore për ndryshimin e ligjit të vitit 2017, që vendos kufizime të shumta për veprimtaritë brenda Zonave të Mbrojtura, vjen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës si dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë propozon që projektet strategjike brenda zonave të mbrojtura të përfshihen mes aktiviteteve të lejuara.

Sipas draftit, kjo ministri propozon që “në zonat e mbrojtura mjedisore lejohet ndërtimi vetëm për projekte strategjike, të cilat konsiderohen nga shteti me potencial të lartë për zhvillimin e ekonomisë së vendit”.

Agjencia e Zhvillimit të Territorit propozon gjithashtu që  të jetë pikërisht KKT-ja e drejtuar nga kryeministri Edi Rama që të shpallë zonat e mbrojtura, ”si organi më i lartë vendimmarrës i planifikimit dhe zhvillimit të territorit dhe që ka në përbërjen e vet pjesën më të madhe të anëtareve të Këshillit të Ministrave”.

“I njëjti rregull duhet të vendoset edhe për Kurorën e Gjelbër (e parashikuar në nenin 23) apo edhe nëse kufijtë e zonave të mbrojtura rishikohen dhe ndryshohen, qoftë me zmadhimin apo zvogëlimin e zonës së mbrojtur, miratimi duhet të kryhet nga KKT-ja, me propozim të institucioneve përgjegjëse për zonat e mbrojtura,” thuhet në propozim.

Ndërkohë lidhur me veprimtaritë e lejuara në zonat e mbrojtura sipas draftit qeveritar ato të përcaktohen me vendim të KKT-së për shpalljen e zonës së mbrojtur apo me miratimin e lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit me rregullore të veçantë.

Në ligjin e 2017-ës në fuqi këto veprimtari duhej të përcaktoheshin qartësisht në planet e menaxhimit të ZM-ve.

Paraprakisht qeveria kërkon që të quhen veprimtari të lejuara; “investimet strategjike dhe veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të ekselencës, 5 yje ose më shumë, në fushën e turizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse ose në funksion të tyre, pavarësisht nëse kjo përcaktohet në vendimin e KKT-së për shpalljen e zonës së mbrojtur”.

Po ashtu të lejohen “veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të agroturizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse ose në funksion të tyre, pavarësisht nëse kjo përcaktohet në vendimin e shpalljes së zonës së mbrojtur.”

Aktivistët mjedisorë, të cilët e kanë kundërshtuar draftin e parë të propozuar nga deputetët socialistë, i thanë BIRN se drafti i qeverisë ishte edhe më i rrezikshëm.

“Mendimi i Këshillit të Ministrave na çon nga shiu në breshër,” tha Taulant Bino, drejtues i shoqatës së Ornitologjisë. “Tani ligji i Zonave të Mbrojtura kthehet në ligj legalizimi dhe investimi strategjik. Çdo gjë që ndalohej mund të lejohet nga KKT,” shtoi ai.

Bino shpjegoi më tej se drafti e kthen KKT-në në “Zot të Zonave të Mbrojtura”, pasi i jep kompetenca për të miratuar rregullore, për të vendosur për objektet e paligjshme, investime të ashtuquajtura strategjike e çdo gjë tjetër.

Edhe Nihat Dragoti, ekspert i Zonave të Mbrojtura pranë Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, INCA, i tha BIRN se qëllimi kryesor i draftit ishte lejimi i investimeve strategjike në Zonat e Mbrojtura.

“Që kur thua investime strategjike bie ndesh me parimin e ligjit, sepse ato cënojnë rëndë bregdetin dhe lagunat,” tha ai duke e quajtur propozimin më “skandaloz” të draftit.

Dragoti theksoi gjithashtu se propozimet e reja janë shumë kontradiktore dhe vetëm sa shtojnë artifica mbi ligjin ekzistues, me qëllimin për t’i dhënë të drejtën ekskluzive KKT-së në vendimmarrje duke eleminuar planet e menaxhimit që janë baza e Zonave të Mbrojtura.

Në draftin e dorëzuar në Kuvend, qeveria ka rrëzuar propozimin e deputetëve për administrimin e 20% të zonave të mbrojtura nga bashkitë, por u ka lejuar atyre që të shfrytëzojnë kullotat. Qeveria parashikon gjithashtu krijimin e një strukture paralele me Administratën e Zonave të Mbrojtura, të quajtur Zyra e Administrimit të Parqeve Kombëtare (ZAPK), një  institucion tekniko-administrativ në varësi të ministrisë përgjegjëse për zonat e mbrojtura, i organizuar në nivel qendror dhe rajonal.

Të gjitha vendimet e qeverisë për shpalljen e Zonave të Mbrojtura do të rishikohen brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit dhe brenda 18 muajve, Këshilli i Ministrave dhe ministria përgjegjëse do të miratojnë aktet e nevojshme për shpalljen e zonave të mbrojtura.

Drafti i ri i qeverisë pritet të shqyrtohet dhe të miratohet në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese dhe Mjedisit pa konsultim me aktorët civilë, pasi dëgjesat publike me organizatat mjedisore ky komision i zhvilloi mbi draftin e deputetëve.

Etiketa: Agjencia e Zhvillimit të TerritoritaktivistAktivistëBIRNdeputetDrafti i qeveriseEdi RamaINCAinvestimeInvestime strategjikeInvestimet strategjikeKëshilli Kombëtar i TerritoritKëshillit të MinistraveKKTKomisionKompetencaKryeministri Edi RamakryetarkufizimeKuvendLigjMinistria e Infrastrukturës dhe EnergjetikësMinistria e Infrastrukturës dhe EnergjisëMinistria e TurizmitMinistria e Turizmit dhe MjedisitMjedisitNihat DragotiOrganizatat mjedisoreQeveriaRamaSHSHIUshqipShqipëriTaulant BinoVendimVendimetZonat e Mbrojtura
I mëparshmi

Apeli lë në fuqi dënimin e Bashkim Dedjas për fshehje e deklarim të rremë

Tjetri

AKCESK thotë se sulmi sulmi kibernetik ndaj INSTAT u neutralizua

Tjetri
Sulm i ri kibernetik mbi institucionet publike dhe private në Shqipëri

AKCESK thotë se sulmi sulmi kibernetik ndaj INSTAT u neutralizua

Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.